Inxh. Çaush Xhufi: Kurrsesi nuk mund të jepet me PPP një pus nafte i gatshëm, që jep prodhim, por vetëm për zbulimet e reja dhe në det

764
Sigal

 

  • – Shkatërrimi i teknologjisë ekzistuese dhe “çuarja në zero” e ekonomisë nga qeveritë e “Demokracisë” është krim kombëtar.
  • – Injorimi, nënvlerësimi, mostrajtimi e mosvemendja, lënia e armatës intelektuale të naftës në mëshirë të fatit është tradhëtia e dytë.
  • – Konçensionet për kërkimet e reja në naftë janë të drejta në ato zona të reja, ku kapaciteti teknik e financiar i vendit për një periudhë jo më pak se 30 vjet nuk mund t’i përballoj
  • -Koncesione mund të jepen zbulimet e reja në det dhe kur thellësia e kërkimit është mbi 6 mijë metra.
  • – Kemi parë edhe disa video- klipe kohët e fundit në vende të ngjashme, ku qeveritarët korruptivë i kanë hedhur në kazanin e mbeturinave!

 

Çaush Xhufi, Inxhinier gjeolog në Institutin gjeologjik të Naftës, Fier!

Nafta në Shqipëri dhe ajo që ka mbetur është dhënë pothuaj e gjitha konçension të huajve! Konçensioni në përgjithësi duhet të jepet për ato aktivitete apo biznese ku vendi me resorset teknike e njerëzore nuk mund t’i mbulojë dot vetë në një periudhë të arsyeshme mbi 30 vjeçare dhe këto konçesione duhet të jenë transparente publike për popullin.

Po ta shohim këtë përcaktim në naftë, rezulton që ka qenë gabim i madh dhënia me konçension e vendburimeve të zbuluar të naftës, që i gjeti të gatshme – llokum- “Demokracia”.

Pse:

Sepse ato vendburime ishin të mundura të shfrytëzoheshin nga vetë vendi e populli shqiptar ashtu siç qe bërë gjer dje para “Demokracisë” – me po atë teknologji që ekzistonte.

Shkatërrimi i asaj teknologjie ekzistuese dhe “çuarja në zero” e ekonomisë nga qeveritë e para të “Demokracisë” kuptohet është krim kombëtar.

Gjithashtu ekzistonte armata teknike e naftëtarëve e aftë për ta menaxhuar dhe çuar më tej e përmirësuar shfrytëzimin e rezervave të naftës në Shqipëri!

Injorimi, nënvlerësimi, mostrajtimi e mosvemendja, lënia e kësaj armate intelektuale në mëshirë të fatit, dhe për pasojë detyrimi i shumicës prej tyre të marrë emigrimin – është një tjetër krim kombëtar i bërë nga qeveritë e “Demokracisë” !

Degradimi dhe ulja e prodhimit të naftës në periudhën tranzitore nga socializmi në “kapitalizëm” me politikën e çuarjes së ekonomisë në zero dhe për pasojë me shkatërrimin e çdo gjëje socialiste, fabrikave, uzinave, fermave, pemëve, ullinjve, vreshtave – nafta nuk do qe përjashtim: U shkatërruan të gjitha mjetet e makineritë ( u bënë hekura për t’u shitur!), që ishin të domosdoshme për mbajtjen e prodhimit të naftës në nivelin ekzistues.

Por kjo solli automatikisht rënien drastike të prodhimit- gjë që krijoi kushtet favorizuese për konçensionet e huaja (dhe disfavor për vendin e popullin shqiptar), – përbën krim të kthjellët për qeveritë e para të “Demokracisë” !

Duke plotësuar idenë e mësipërme se çfarë mund të jepej koncension në naftë, në bazë të përcaktimit të hedhur më sipër, sigurisht duke parë edhe praktikat botërore, unë pranoj të drejta konçensionet për kërkimet e reja në naftë në ato zona të reja, ku kapaciteti teknik e financiar i vendit për një periudhë jo më pak se 30 vjet nuk mund t’i përballojë. – Duhen konsideruar të drejta konçensionet e dhëna për blloqet e detit dhe të atyre blloqeve në tokë ku thellësia e pritshme e objekteve të naftës është shumë e madhe, mbi 6-7000 m.

Ky qe pra një koment plotësues, i rastit, shtyre nga artikulli i inxh Ahmet Çollaku.

Artikulli i tij ndërkaq është një thirrje për gjithë naftëtarët të ngrihen e të marrin situatën në dorë! Po nuk është dhe aq e lehtë kjo gjë! Se janë ca gjëra, që varen nga shumë faktorë të tjerë, politike, ekonomike, gjeopolitike, korruptive, gjeo-korruptive, etj, etj.

Dëshirat janë të mëdha, por faktet janë gjithashtu kokëforte!

Le të shpresojmë tek Vettingu!

Kemi parë edhe disa video- klipe kohët e fundit në vende të ngjashme, ku qeveritarët korruptivë i kanë hedhur në kazanin e mbeturinave!

Nafta në sistemet shtetërore

Rëndësia e Naftës dhe derivateve të saja përpos vlerës shoqërore ka edhe vlerë strategjike. Pas krizës së naftës të shkaktuar nga konflikti i Ligës arabe në vitet 70-80 shumë shtete të botës kanë nxjerrë ligje që parashikojnë rezervat shtetërore të naftës. Me këto ligje rregullohet veprimi me rezervat strategjike dhe emergjente të naftës. Në Kosovë për kriza të ndryshme janë përcaktuar Rezervat strategjike të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të krijuara, të vendosura dhe të ruajtura në vende të caktuara, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen për furnizim për nevoja dhe në rrethana të veçanta të parashikuara me ligj si dhe Rezervat emergjente të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të dedikuara për përdorim në raste të fatkeqësive të mëdha natyrore, shoqërore dhe katastrofave teknikoteknologjike. Nafta u formua nga bimët dhe kafshët, të cilat para miliona vjetësh kanë jetuar në ujërat e deteve, të liqeneve dhe oqeaneve. Lëndët organike të këtyre mbetjeve, nën veprimin e temperaturës dhe shtypje së lartë, e okisigjenit, e nën veprimin e mikroorganizmave. Ajo mund të mos gjendej aty ku është formuar, sepse gjatë lëvizjes së tokës, bashkë me gazin natyror u grumbulluan në rezervuare nëntokësore të mbuluara me nënshtresa, shkëmbinjsh, të papërshkueshëm. Përbërësit kryesorë të naftës janë hidrokarburet. Kryesisht arenet, alkanet dhe cikloalkanet. Në naftë gjenden dhe komponime që pëmbajnë okigjen, azot dhe squfur. Komponimet e azotit dhe squfurit i japin naftës erë jo të këndshme. Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të çelët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimike e saj. Është përzierje e përbërë, që formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore, që janë shtresuar para miliona vitesh në fund të deteve të cekta Nafta nuk qëndron aty ku formohet, por lëviz nëpër shtresat poroze të nëntokës (rranore ose gëlqerore). Nën naftë qëndron uji kurse mbi te gazi natyror nën trysni të lartë. Nafta është lëndë bazë e industrisë kimike që quhet Petrokimi.

Gazi natyror

Është formuar me shpërbërjen e mbetjeve organike të bimëve dhe të shtazëve, të cilat u depozituan në fund të deteve dhe u mbuluan me shtresa të limituara. Gazi natyror gjindet në afërsi të burimeve të naftës. Temperatura dhe shtypja e lartë , pa praninë e oksigjenit si dhe veprimi i mikroorganizmave e ndihmuan procesin e shndërrimit të mbetjeve organike në gaz natyror dhe në naftë. Gazi Natyror gjendet në afërsi të burimeve të naftës, dhe bartet me ndihmën e tubacioneve. Përbërësit kryesorë të gazit natyrorë janë: Metani (95%), etani, propani dhe butani me 5%. Lëndët djegëse të gazta kanë disa përparësi krahasuar me ato të ngurta dhe të lëngëta;

  • Transportohen lehtë.
  • Prodhojnë pak ose aspak tym dhe nuk lënë hi.
  • Kanë kosto më të lire.
  • Ndizen lehtë dhe kanë flakë të pandërprerë.