Dr. Erion Dasho : Pse të mos japim me PPP edhe Ministrinë e Shëndetësisë?

291
Sigal

Jepet me koncesion check-upi sepse nuk e realizon dot shteti (sipas ministrisë).Jepet me koncesion sterilizimit i instrumenteve mjeksorë sepse nuk e realizon dot shteti (sipas ministrisë).Jepet me koncesion sistemi i laboratorëve sepse nuk e menaxhon dot shteti (sipas ministrisë).Jepet me koncesion dializa sepse nuk e menaxhon dot shteti (sipas ministrisë).

Në fakt, bota ka shembuj të panumërt ku shtetet dhe ministritë i menaxhojnë me shumë zotësi këto shërbime dhe u garantojnë qytetarëve të tyre qasje, cilësi dhe eficiencë në shërbime.

Problemi ynë është se kemi një shtet dhe ministri të paaftë, të cilët të vetmet synime që kanë janë të krekosen, të abuzojnë me fondet publike dhe të mos bëjnë asnjë punë.

Edhe për këtë bota ka shumë shembuj, d.m.th. ministri dhe qeveri që vjedhin miliarda me koncesionet dhe pastaj dështojnë sepse kur nuk menaxhon dot asnjë gjë elementare në sistemin tënd shëndetësor, sigurisht që nuk arrin të menaxhosh as edhe koncesionet që janë mekanizma shumë kompleksë.

Pyetja lind: Pse të mos japim me koncesion punën e ministrisë dhe e shpëtojmë qytetarin njëherë e mirë nga hajdutët dhe të paaftët??!!