“Shëndetësia që duam” – Ish-shefi i urgjencës së QSUT: Shumë pacientë kanë vdekur nga mbingarkesa e stafit

577
Sigal

Gjendja alarmante e kushteve në sistemin shëndetësor në Shqipëri pohohet nga vetë mjekët që punojnë në spitalet tona. Një deklaratë e fortë është bërë nga ish-shefi i shërbimit të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, kirurgu Ylli Ziçishti, i cili ka pohuar se shumë pacientë kanë vdekur në urgjencën e QSUT për shkak të mbingarkesës së madhe të stafit që prej kohësh punon mbi kapacitet. Ziçishti iu referua një rasti të një gruaje shtatzënë që vdiq rreth 3 vite më parë, e cila sipas tij i kishte shanset të shpëtonte. Sipas kirurgut të njohur, të shkosh në një ditë normale në urgjencën qendrore të QSUT-së, mund të ndodhë që nuk gjen asnjë shtrat të lirë. Ziçishti thotë se i gjithë faji rëndon mbi sistemin shëndetësor dhe mënyrën e funksionimit të spitaleve rajonale që sipas tij, në shkelje flagrante i referojnë rastet në Tiranë të pa shoqëruar nga mjeku. Por handikapi qëndron tek fakti që shumë spitale kanë në drejtim persona jashtë fushës së mjekësisë.