Rreziku i madh, rikthimi i basteve online rrezikon të kthehen në skema të pastrimit të parave

41
Sigal

Një ndër gazetaret e njohura të gazetarisë hulumtuese në vend gazetarja Ola Xama ngriti dyshime për nismën që rikthen bastet online në Shqipëri. Sipas saj vendi duhet të ketë një monitorim të fortë të kësaj nisme pasi sipas saj ekziston rreziku i mundshëm i pastrimit të parave përmes kësaj nisme. “Shqipëria është ende në listën gri të pastrimit të parave të pista. Qeveria është nën presion të bëjë ligj të fortë, në dukje me kritere të forta për t’ja prezantuar ndërkombëtarëve që tregu i basteve dikur ka qënë i kapur edhe nga pjesë të grupeve kriminale përmes NIPT-eve sekondare dhe kjo jo vetëm për fajin e qeverisë por për fajin e qeverisë bashkë me ata biznesmenë që bashkë me qeverinë sot kërkojnë të riliçensohen po që vetë arritën ta çonin tregun në atë pjesë që ishte duke dhënë NIPT-e sekondare sepse shijonin fitimin që merrnin nga grupet kriminale. Kjo është sfida e parë. Sfida e dytë, është që kemi rrezikun e pastrimit të parave tek lojërat e fatit, por kemi po ashtu një treg i cili po prodhon para të pistë. Kështu që qeveria është e dyzuar, të vijojë të lejojë informalitetin, kapjen e tregjeve dhe pasurimin më shumë të grupeve kriminale apo të ta formalizoj, ta kushtëzoj. Tek kriteret është vendosur që duhet të jetë një kompani që të operojnë në tre shtete të OECD ose të BE. Megjithatë shtet i OECD është edhe Meksika përshembull, ka edhe vende të parajsave fiskale që janë shtete të OECD si vendet e Panamasë dhe të detit të Karaibeve. Kjo nuk të pret atë burimin e pastrimit të parave. Pastaj sa përqind duhet të ketë kjo kompani e huaj që vjen dhe që kërkon të vendos standarde në treg. Por pjesa tjetër më e rëndësishmë është se çfarë ndodh nëse kjo kompani që operon në tre vende të botës të Bashkimit Evropian ose të OECD del pasi është marrë licensa? Siç kemi parë praktika që kanë ndodhur edhe në tendera të tjerë ku kanë ardhur kompani ndërkombëtare vetëm për çështjen e letrave dhe pastaj janë tërhequr dhe janë shitur dokumentat qoftë edhe me vlerë simbolike qoftë edhe 1 euro apo 10 mijë lekë. Përsa kohë dhënia e liçencës është me ligj, edhe revokimi duhet të jetë me ligj. Prejsa e lojërave të fatit më shumë sesa një ligj i fortë për shkak se ka caluar për shkak të mungesës së monitorimit. Sot kemi një treg që është kapur sërisht nga grupet kriminale. Kemi patur një treg të kapur nga grupet kriminale, Shohim edhe një treg të kazinove, të licensuar me ligj të fortë duke shkelur ligjin. Marrim shumicën e kazinove, i është dhënë licensë kombëtare një kazinoje që ka patur pronar përfitues një person që ka qënë i dënuar për mashtrim. Ke pastaj kazino që nuk e kanë fare rankimin në hotele me pesë yje dhe e kanë licensën sikur është hotele me pesë yje. Kur në fakt hotelet, tre nga licensat që janë dhënë nga hotelet janë akoma, janë dhënë kur kanë qënë hotele në ndërtim. Ku është shteti këtu? Ku është Ligji? Ku është sot policia? Si ka mundësi që policia njofton pronarët e kazinove apo të pikave të basteve, që prit se po vijmë për kontroll? Siç kanë dalë edhe në dosje që edhe sot janë nën hetim. Te pastrimi i parave, më shumë se sa ligj i fortë, duhet zbatim rigoroz i ligjit. Duhet që të gjithë të raportojnë. Duhet që të gjithë të monitorohen edhe tavolinat e live-it në kazino që janë lënë jashtë” tha Ola Xama në një dalje televizive.