Qeveritarët, virusi vdekjendjellës i pensionistëve

545
Sigal

Flet Ismet Isufi, ushtarak në pension: Duhet t’i thoni popullit “ gënjeshtra fisnike” për ta mbajtut pasiv, të përmbajtur dhe pa rrezikun e trazirave. Qeveria na mashtroi për pensionet pasi ushtarakët i do vetëm për vota. Sulltanët tanë sapo morën kolltuqet dhe timonin filluan të vjedhin dhe pasurohen për vete

 

PALYRË  LËTYRA – VIRUSI VDEKJESJELLËS I PENSIONISTËVE

  “ Duhet t’i thoni popullit “Gënjeshtra Fisnike” për ta mbajtut pasiv, të përmbajtur dhe pa rrezikun e trazirave.” – PLATONI

Ismet Isufi, ushtarak në pension

Brenda 4 mureve të shtëpisë, të vetburgosur për t’i shpëtuar vdekjes prej pandemisë COVID-19, që sulmoi njerëzimin kudo në botë, duam apo s’duam, i mbërthyem sytë  në TV, mprehim veshet tek cërrja e telefonit për të marrë ndonjë haber nga pjestarët e familjes, farefisit, miq e shokë, jashtë e brenda Shqipërisë. Ankthin e stresin kulmor të situatës kobsjellese të mbarë shqiptarëve ua shtoi  ca dhe ide-marrëzia e Ilir Beqaj, deputet i mazhorancës qeverisëse, PS, e vetëquajtur  “Rilindja”. Na foltorja e Thjatro-Kuvendit, me tone të larta e duar të gjata, pa kurrfarë droje, cipëplasur e shpirtkatran, shpalosi ide-çmendurinë, se për të dalë nga kjo krizë e pazakontë, duhet të ulim pagat e punonjësve e pensionet, sidomos ato suplementare, përfshi të ushtarakëve. Më troç, meqë Covid-19, nuk ua mori dot jetën gjithë pensionistëve, kontigjent i parapëlqyer i tij, na del Virus-Vrastari ynë, Beqaj, që me sivëllezërit të realizojë vdekjen e ngadaltë të atyre. Fare thjeshtë, me vendim qeverie, a ligj, t’u heqi elementët më bazikë të jetës: bukë, veshje, ujë, ilaçe, shërbime shëndetësore e shoqërore, kështu “çlirohen” nga pensionistët. Nuk ka si të mos ndjesh NEVERI,  deri në skajshmëri, për Beqaj  a të tjerë, që nuk bien fare era njeri. Vetëtimthi, në foltore të Estradë-Kuvëndit, doli tjetri, me zë të lartë, i kërkoi kryeministrit(!) të vendosë te hyrja mjek psikiatër, të kontrollojë mendoren e ligjbërësve, se ”në këtë situatë  ky që propozon uljen e pagave e të pensioneve, është o i çmendur, o i pa shpirt, apo të dyja bashkë! S’di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Edi Ramën, për të testuar shqiptarët.” Ja, pra! Pohojnë vetë që vuajnë nga mendoria! Po kujt i duhet ky skanerim i tyre? Shqiptarët kanë 30 vite, që ua njohin, çmendurinë! Madje kjo e thënë dhe ndërkombëtarisht. Skeç-skandali vazhdon. “ideatori”, del në foltore, ngul këmbë “si mushka”, të “sqarojë” si-vëllezërit.Të tjera marrëzira! E banalizon çështjen, me ligësi shton, se bën fjalë për dy ish-deputetë LSI-stë të vetëdjegur që bëjnë opozitë, nga shtëpi-kavalishenca (?!). Janë P.Vasili e K.Gjoshja. Sipas tij, nuk duhet të marrin (për 3 vjet) 84 mijë e 90 mijë, po më pak, 63mijë i pari, 67 mijë e dyta!  Por ja, këto paga/pensione, krahësuar me pensionin social në vend, (7300 lekë), del se marrin, duke ndenjur në shtëpi: njeri 11.5.herë;  e tjetra 12.3 herë më shumë se një qytetar i thjeshtë e i varfër. Parajsë e shkuar asaj! Asnjë reagim nga mazhoranca “Rilindje”! Pse u është mpirë truri, e u është prerë gjuha? Pse nuk sqaruan deputetët, që ishin a janë ministra, të Mbrojtjes, të Brëndëshme, të Shëndetësisë etj, si Kodheli, Xhaçka, Xhafa, Lleshi etj, për ushtarakët? Pse kjo heshtje varri? U kujtojmë fjalimet e premtimet para 5 viteve, të B.Klosit, M.Kodhelit e S. Lleshaj: ”Janë mijëra ushtarakë që si pasojë e Aktit Normativ 5/2010 të  Qeverisë Berisha, u shndërruan në borxhlinj (ata që fituan pensionet me gjyq). Ndërkohë që Ritvan Boden ish-ministrin famkeq të financave të piramidave dhe aktit normative në kohën e Berishës, sot Rama e gradon në Bankën e Shqipërisë. Sa turp dhe çfarë fyerje për ushtarakët e lavdishëm të popullit shqiptar, që kanë sakrifikuar natë e ditë, diell e shi, festa dhe halle në krye të detyrës për mbrojtjen e atdheut, pavarsisë  dhe lirisë së popullit. Gjatë 25 vjetëve, asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje e plotë  dhe e qëndrueshme për mënyrën e trajtimit të ushtarakëve. Janë injoruar ligje ekzistuese  e u morën masa që çuan në diskriminimin e pozitës sociale e ekonomike. U miratua ligji 10142/’09, në thelb diskriminues,me fuqi prapavepruese, që penalizoi ushtarakët e trajtuan keqas, në mënyrë të pabesë, e të paligjshme. Qeveria premton të zgjidhë hallin e ushtarakëve. Po, a e zgjidhi? Jo! Jo!,  Ushtarakët, në kohëra simboli e krenaria e kombit, aktualisht janë shtresa më e tradhëtuar, më e diskriminuar, më e poshtëruar në këto 30 vite. Kontribuan në luftë e punë nga 35 e 45 vjet në detyrën e shënjtë dhe jo vetëm nuk u kanë dhënë pensionet që u njeh Kushtetuta dhe Ligjet,po me makinacione mafioze edhe ata që i fituan pjesërisht, i kthyen në borxhli, që nuk i kanë marrë asnjë kacidhe këtij shteti! Skandali më çnjerëzor,i padëgjuar, është ai i nxjerrjes së ushtarakut nga varri, ndërruar jetë para 2 viteve, ku ISSH e Gjykata e Apelit zhvillon seancë, të kthehen lekët e fituara  me gjyq, në zbatim të vendimit të ish-kryetarit të Gj.Lartë, Xh. Zaganori, sot jashtë sistemit të drejtësisë. Ky është një TURP i madh që tregon se ku është katandisur Shteti, Qeveria dhe  Drejtësia. Por ushtarakët, kujtojnë e nuk e harrojnë kurrë, këtë veprimtari kriminale të tyre. Nëpërmjet mjeteve digitale, reagoi Kryeministri , të qetësojë shpirtrat e miletit, trovolizur keqas. Bëri betim-deklaratën se “qëndrimi zyrtar i qeverisë dhe imi, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve për asnjë arsye në botë. Do preken vetëm për t’i rritur, asnjëherë për t’u ulur”. Rritje pensionesh?  Një mashtrim i gjithë-hershëm! Ulje, po, pritet! Më tej, vuri në dukje diçka thelbësore: “Jetojmë në një vend ku të gjithë thonë idetë e tyre,…dhe shumëkush, jo që ide nuk ka, por nuk ka as të lidhur prizën midis gjuhës dhe trurit”. Nëse ka apo jo bashkëpunim me Beqajn, shtoi “ nuk ka rrugë tjetër,përveç të mos t’i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta”. A u qetësua e u garantua mileti?! S’e di! Shumë si unë, JO! Po, hajde t’a  marrim seriozisht, të qeshim! Po s’qeshim dot, se duhet ulëritur, me të tilla marrëzira! Qesh me turra-vrapin e Beqajt, për ide-vjedhjen e fondeve të pagave e pensioneve, kur kujtoj thënin kuptimplote të Nastradinit, për  avazin e violinës: “Në të gdhirë, Nastradini, me sharrë  hekuri po priste drynin e derës së një ndërtese, të hynte për të vjedhur. Plaku që kaloi aty, e pyeti: – Ç’bën ashtu, efendi? – I bie violinës, përgjigjet Nastradini .- Po nuk dëgjohet ndonjë avaz? – Avazin do t’ia dëgjosh më pas!”;  Pra, avaz-ulja e pagave e pensioneve , nese nuk është sot në planin zyrtar të Qeverisë, a Kuvendit, nuk ka asnjë pengesë të vihet, më pas, nesër. Atëhere, kur të dëgjojmë “avazin” e saj, do të na ngrijë në buzë e qeshura, si shumë herë të tjera! Jemi në ankth, përsa deklaron kryeminstri. Që dikush, atje tej, në Shullë, që ka shkëputur prizën mes mëndjes e gjuhës, hedh ide vrastare, por nuk ka asnjë tagër pushteti , lidhur me fatin, kuletën dhe jetën e njerëzve. Por, prizën të hequr midis trurit dhe gjuhës, në 30 vite, më shumë se çdo njeri i thjeshtë, e kanë patur dhe e kanë ligjbërësit tanë, “Elita” e Hiç-Shtetit nga presidentët, kryetarë Kuvendi, kryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë, kryetarë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë. Dhe kjo është gjëma më e madhe që gjeti popullin tonë  të varfëruar, vjedhur e poshtëruar skajshmërisht.

Jemi para realitetit të hidhur të pushtetit të 30 viteve,përjetojmë tmerrin e humbjes së identitetit njerëzor, bastartizimin e jetës në çdo aspekt, ngaqë ky pushtet nuk njeh asgjë përveç lekut dhe kolltukut. Parë gjëndja ku është katandisur populli dhe Shqipëria, çdo shqiptar i ndershëm, djathtas a majtas, ka njëmijëenjë arsye që, sipas traditës së lashtë, t’i  etiketojë si të pafytyrë, të palyrë, e lëtyrë të gjithë ata burra e gra, të “Elitës” sonë politike, të tre pushteteve, që tradhëtuan, gënjyen e zhgënjyen, thyen betimin e besimin e komuniteti që përfaqësojnë.  E lanë në baltë  e në mëshirë të fatit, baktisur krejtësisht. E dogjën, e poqën  e shkretuan këtë vend. E vodhën për t’u pasuruar për vete dhe varfëruan e poshtëruan keqas këtë popull. Ata janë një tjetër Virus, më vrastari i mbarë shqiptarëve! I shpejtë e i ashpër qe reagimi i mbarë opunionit publik. Jo pa arsye, i veshi Beqjes epitetet më të rënda që përmban fjalori ynë, i shkruar e i pa shkruar, i shprehur deri neveri. Siç thonë në Labëri, “T’i pijmë dollinë me fund”, e meriton për reagim kurajoz mjekja Anila Dokle : “Nuk të dolën konçesionet, jep mend dhe për pensionet! Zorrët në gojë…!” Në portale e rjetet sociale, i janë shkruar disa akuza, të vjedhjes marramëndëse  me qindra milionë euro të fondeve publike përmes fallsifikimeve e mashtrimeve të rënda zyrtare, me tendera e koncesioneve, një “mal” pasuri e llogarie bankare, të cilat, gjithsesi nuk anë objekt i këtij shkrimi, por i organeve përkatëse të specializuara, për verifikim e veprim sipas ligjit. Po ç’bëri Ilir Beqaj, pse u sulmua e u etiketua keqas nga opinion publik?  Kalkulatori  Beqaj nuk bëri ashgjë më shumë e më pak nga ajo që bëhet çdo ditë në këto 30 vite, nga gjithë qeveritë, e aktualisht nga qeveria ”Rilindje” . Gabimi i vetëm i tij, është se, sikurse autori shkon në vendin e krimit, atij i foli gjuha para mëndjes, dekonspiroi “minierën e arit” të gjithshfrytëzuar në vite për xhvatjen e fondeve publike, pagave e pensioneve, për “shëndoshjen” e xhep-buxhetit të veçantë, për  ngjarjet e jashtëzakomshme e të paparashikuara. Ilir Beqaj, është mjeshtër i kalkulimeve të xhvatjes së fondeve të sigurimeve shoqërore, qysh kur u emërua Drejtor i ISSH. Aty vazhdoi po atë politikë vrastare të qeverisë Berisha dhe klanit të tij Bode, Ruli, Imami, Mediu e të tjerë, por tashmë të bekuar me Qeverinë e majtë, me çunat pa librezë pune. E perfeksionoi më tej me kryetarin Nano,  çoi më tej ISSH-në kryeshushunjë, që thithte gjak nga trupi skeletor i pensionisteve. U shpërblye  me ngritje në detyrë, ministër i Shëndetësinë,  ku u bë modeli i korrupsionit në pasurim të tij e të tjerëve rreth, nga fondet publike të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë, që janë një “miniera ari”, për të vjedhur fare kollaj xhepat e qytetarëve, qetë-qetë, me një laps e letër, pa zhurmë e bujë. Në këtë rrugë ecën ai e sivëllezërit, hajdutë, të majtë e të djathtë, në gjithë këto vite. Ilir Beqaj, si tutullar i ISSH, dhe të gjithë ata para e pasardhës, janë kryetarët e bandës kusare të mirëorganizuar e mirëdrejtuar nga qendra në bazë për zhvatjen e fondeve të pensionistëve. Shoqatat e pensionistëve, ajo e  ushtarakëve, etj, duhet të kishin bërë me kohë kallëzimin penal ndaj tyre, pasi me dashje e në bashkëpunim, kanë konsumuar plotësisht disa vepra penale, si ajo e shpërdorimit të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike, që me veprime e mosveprime  hapur e në kundërshtim flagrant me ligjin, u ka sjellë atyre përfitime materiale e jo materiale të padrejta dhe kanë cenuartë drejta dhe interesa të ligjshme të Shtetit dhe shtetasve; kanë dhënë në kundërshtim me ligjin pensione të sigurimeve shoqërore e shëndetësore; kanë shkelur rëndë dispozitat kushtetuese të barazisë së shtetasve e mosdiskriminimin,- vepra të parashikuara nga nenet 15,25, 248, 248/a dhe 253 të Kodit Penal. Ai e të tjerët, gjetën shesh e bënë përshesh! Ja, pak shifra të skemës makabre, të pamëshirshme, të vjedhjes së fondeve të ISSH, që përbëjnë objekt madhor për hetim të plotë nga organet e specializuara, për të zbuluar me rrënjë misteret e kësaj veprimtarie të pastër kriminale, grabitjes spektakulare të kuletës mizerable të pensionistëve në 30 vite: Mbi 20 miliardë lekë mohuar mijëra pensionistëve nga 1.5-3mijë lekë secilit para ’93,për mosindeksim të pensioneve me ligjin e ri; 78 milonë/vit, mbajtur nga keqllogaritje  indeksimi vetëm 100 lekë, për 650 mijë pensionistë; 6.5 miliardë, mohuar ushtarakëve në vitet1996-1999;  7 miliardë ,mohuar  atyre për suplementarin në 2006-2009 (e gëzuan 12 vetë, të afërm të kupolës lartë  dhe ISSH); Qindra vendime civile dhe 4500 ushtarakëve në 15 vitet e fundit, që fituan plotësisht a pjesërisht pensionin në gjykata; 1500 në proçes gjyqësor dhe kanë 8-10 vjet që zvarriten;  KLSH ka pohuar:10 miliardë lekë detyrimet debitore për sigurimet pa mbledhur nga ISSH, që rrezikuan pensionet e 157 mijë vetë; 15 milionë shpërblyer në 2014,në kundërshtim me ligjin1443 punonjës dhe 1.3 milionë grupi i punës i reformës. Kush u ndëshkua për  abuzime e shkelje hapur të ligjit? Deri sot, ASKUSH! Ky skandal, kjo dosje e zezë, nuk mund të fshihet, mbyllet e arkivohet. Bandës kusare në ISSH e kudo, duhet t’i tregohet vendi ligjërisht deri edhe penalisht për zullumet. Gjurmët e krimit janë aty,  në çdo dosje pensionisti, me shkrimin e firmën e gjithsecilit zyrtar, shkelës i ligjit. Kjo gjëndje katastrofike nuk mund të durohet e lejohet me tej. Kjo është jetike jo thjesht për ne, pensionistët, buzë të varrit, por për gjithë brezat pasardhës, që si kudo dhe në ISSH të sundojë Ligji dhe jo Antiligji. Neveri e zorrët në gojë, t’i  sjell  i “gjithëdituri” Ilir Beqaj, që pa u skuqur e pa u zverdhur, bërtet: “Dua barazi për të gjithë. Pse nuk propozon të veprohet si Presidentja kroate Kolida Grabar, kur u zgjodh në detyrë, që si i rrallë politikanë, shiti avionin presidencial dhe 35 makina “Mecedez Benz” të caktuar për ministra dhe paratë e grumbulluara i ktheu në arkën e shtetit; përgjysmoi rrogën e saj,të ministrave, uli pagate kostot e ambasadorëve e të konsujve; rriti pensionet dhe pagat minimale në sektorin privat. Po cilat janë pagat e pensionet e racës së “Elitës” sonë, që mban në zverg populli shqiptar: E ndryshuan disa herë ligjin e pagave e pensioneve  në favor të vetes e tyre, dhe nuk duan të dinë fare, që varfëria e papunësia ka arritur në gjëndje katastrofike e asfiksuese, ia kalon epokës migjeniane. Paga bazë e deputetit është 156 mijë lekë, plus dhe shumë privilege: 60-80 mijë (naftë, dieta, telefon, etj, etj)  që arrin 250-300 mije lekë, ose 29- 34 herë më i madh se pensioni minimal në shkallë vendi (7300 lekë, per 15 vjet punë). Deputetët që lanë mandatet, për 3 vjet, do marrin nga 840-100 mijë (11.5-13.7 herë më shumë se pensioni minimal në vend; 3-4 herë më i madh se pensioni max (28.000), i pensionistëve para vitit 2015;  dhe 3.5- 4 herë madh se paga minimale ne vend. Paga e deputetit është 10 herë më e madhe se paga minimale në vend; Po ne nuk kemi 140 por 200 deputetë, dhe ata që dorëzuan mandatet e bëjnë opozitë nga shtëpi-kavalishenca, që marrin 100 mijë lek/muaj, për 3 vjet. Ky “ekspert” i vjedhjeve,bashkë me sivëllezërit e tij të PS, në qetesi e dashuri me të djathtën, kanë hartuar e votuar këto ligje, që të pasurohen vetëm pushtetarët dhe të varfërohen  gjithnjë e më shumëtës qytetarët. U vërtetua katërcipërisht, thënia brilante e ish kryetarit Kuvëndit të parë pluralist,të ndjerit Pjetër Arbënori: ”Kujtuam se këta janë socialist, por këta janë specialist!” A është pensioni, qoftë dhe ai suplementar, siç thotë Beqaj  si “mirënjohje” e tij dhe e kolegëve, , thënë ndryshe, ata janë Nënë Tereza e punonjësve dhe pensionistëveshqiptarë! Pensioni i pleqërisë, e çdo pension tjetër, ligjërisht, nuk është luks, as dhuratë, as lëmoshë e Institutit , Qeverisë apo cilido deputet. Ai është punë, pronë, djersë, kontribut i dhënë shtetit, në 35-45 vite nga qytetari, sanksionuar me Kushtetutë dhe lig, që kur del në pension t’i garantojë kthimin e tyre për të jetuar normalisht, me dinjitet dhe jo si lypsarë, në ditën e zezë, të fundjetës,ndërkohë që të palyrë -lëtyrat, e antinjerëzorët si Beqaj, e quajn Kuvendin pronë,“ tokë e xanum”,  vetë Ali e vet Kadi, s’kanë fare frikë nga shkelja e Kushtetutës dhe Ligjeve,nuk pyesin as për njeri e as për Perëndi. E konsiderojë pensionin, jo si e drejtë ligjore e fituar meritë, në saj të kontributit 35-45 vjeçar, por si lëmoshë a bamirësi, si “një mirënjohje”, e tij dhe sivëllezërve të vet.

Nesër do të lexoni:

Po ç’ka ndodhur me pensionet në vite?

Premtimet dhe mashtrimet e ministrit Arben Ahmetaj

Reformat dështake, INSTAT dhe minimum jetik