Profesionet e lira nën regjimin e ri tatimor!

122
Sigal

Loja me Taksat/ Ky ligj dëmton shtresën e mesme, ku 262 profesione kanë zgjedhur të qëndrojë të pavarura nga strukturat e punësimit politik. Ndryshimi në këto dy vite nga programi qeverisës deri në vendimin e tatimit me normat 15% dhe 23% për profesionet e lira mund të cilësohet paqëndrueshmëri në politikat fiskale. Ja pasojat për biznesin nga ndryshimet e reja ligjore!

Ja cilat janë efektet e ndryshimeve të reja ligjore për biznesin e vogël!

Ky ligj dëmton shtresën e mesme, e cila ka zgjedhur të qëndrojë e pavarur nga strukturat e punësimit  politik, në ofrimin e shërbimit të saj në 262 profesione. Ndryshimi në këto dy vite nga programi qeverisës deri në vendimin e tatimit me normat 15% dhe 23% për profesionet e lira mund të cilësohet paqëndrueshmëri në politikat fiskale, gjë e cila e dëmton biznesin, sidomos atë të vogël.

NOA

Nga 1 Janari fitimet e bizneseve të profesioneve të lira kanë filluar të tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore. Por sa janë kostot e reja që do të rëndojnë mbi dentistët, avokatët, përkthyesit dhe sa është numri i bizneseve që preken nga ky tatim? Si do të ndikojë kjo politikë në buxhetin e shtetit? A do shkaktojë kjo rritjen e evazionit fiskal dhe informalitetit?Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare ka publikuar raportin ku analizohen efektet e ndryshimeve të reja ligjore për tatimin mbi të ardhurat dhe sa e afektojnë këto politika biznesin e vogël, të cilit iu premtua taksa 0% deri në 2029.

“Profesionet e lira”, të varurat e programeve politike

Profesionet e lira janë kategoria e tatimpaguesve, të cilët janë subjektet e reja të tatimit mbi të ardhurat duke u normuar me nivele të reja tatimi. Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% dhe 23% sipas fashave të sanksionuara në ligj. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) do të paguajnë deri 50% më pak tatim se të punësuarit, ndërsa norma tatimore 23% për kategorinë me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë barazohet me normën tatimore që paguajnë shoqëritë tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).

Në të vërtetë profesionet e lira do të tatohen 15% më shumë se një vit më parë ku tatoheshin me normën 0%. Pra nuk qëndron një bazë krahasimore mes të vetëpunësuarve dhe të punësuarve me të ardhura nga punësimi. Ky ndryshim vjen dy vite pas mandatimit të programit qeverisës që profesionet e lira do i trajtonte me të njëjtën formë si biznesin e vogël.

Referuar sqarimeve të marra nga Ministria e Financave sqarohet se norma tatimore 23% do të frenojë lëvizjen e biznesit drejt fashave të tjera me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Në fakt e cilësuar edhe nga ekspertët kjo katëgori do të ngarkohet me tatimin mbi të ardhurat më shumë se korporatat dhe bizneset e vogla që do të vijojnë ta kenë zero tatim deri në vitin 2029. Ky ligj dëmton mbi 14 të gjitha shtresën e mesme, e cila ka zgjedhur të qëndrojë e pavarur nga strukturat e punësimit në ofrimin e shërbimit të saj. Vendimi me listën për profesionet e lira, i botuar në Fletoren Zyrtare, është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, në 262 profesione, sipas llojit të aktivitetit. Në listën e profesioneve të lira do të përfshihen aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimit, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit, operatorët turistikë etj. Ky rikategorizim sjell mungesë barazie në trajtimin që i bëhet bizneseve duke krijuar standarte të dyfishta për natyra të njëjta apo të ngjashme biznesi. Ndryshimi në këto dy vite nga programi qeverisës deri në vendimin e tatimit me normat 15% dhe 23% për profesionet e lira mund të cilësohet paqëndrueshmëri në politikat fiskale, gjë e cila e dëmton biznesin, sidoemos atë të vogël.

Ndryshimet ligjore nuk duhet të jenë kaq të shpeshta pasi afektojnë një masë të gjerë subjektesh dhe krijojnë paqëndrueshmëri financiare për to duke mos lejuar të krijojnë projeksione të qarta për bizneset e tyre në nivel afatmesëm.

Biznese të vogla të cilat mund të jenë nxitur nga normat e tatimit zero për të hapur një biznes sot e gjejnë veten në një tjetër situate, e cila mund të kthehet si një politikë demotivuese për hapjen e kësaj natyre biznesi. Referuar të dhënave projektohet se efektet buxhetore nga këto ndryshime arrijnë deri në 30 milionë dollar, e thënë ndryshe 0.4% e buxhetit të shtetit. Këto efekte janë minimaliste, kur dëmet që kanë shkaktuar në klimën e biznesit janë shumë herë me të mëdha. Referuar të dhënave të marra nga INSTAT tregojnë se për herë të parë, shifra e personave që janë regjistruar si të vetëpunësuar ka rënë nën 29.3 për qind. Ky trend në rënie ka nisur që në tremujorin e tretë të vitit 2022, kur kjo katëgori zinte 32% të totalit. Kjo rënie dëshmon për një ndryshim të trendit në përbërjen e strukturës së punësimit.

Rritja e varfërisë dhe evazioni fiskal

Normat e reja tatimore detyrojnë profesionet e lira të rrisin tarifat e shërbimeve të tyre nga 15% deri në 100% dhe kjo rrjedhimisht shoqërohet me rritjen e kostove për bizneset që marrin shërbime prej tyre. Kjo mund të pasohet me rënien e të ardhurave të bizneseve, ku disa mund të rrezikonin edhe falimentin dhe kjo mund të rrisë njëkohësisht papunësinë dhe varfërinë. Konstatohet rritje e tarifave të shërbimeve të psikologëve pranë gjykatave si dhe në shërbimet mjekësorë të ofruara në disa klinikave private. Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtuar në 2,000 lekë. Kontrollet me tarifë 3,000 lekë janë rritur në 4,000 lekë dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë. Profesionet e tjera të lira si kontabilistët dhe avokatët parashikojnë gjithashtu rritje të tarifave të shërbimeve të tyre përgjatë këtij viti. Pra nga këto të dhëna dhe ky trend kuptohet se rritja e normave tatimore do të çojë rrjedhimisht në rritje të tarifave duke rënduar edhe më shumë marrësit e shërbimeve, një çark ky i mbylluar ku gjithmonë disfavorizohet konsumatori final. Konstatojmë që ligji i ri do të ndikojë në rritjen e informalitetit, evazionit fiskal dhe parasë së zezë