Trajtimi me Pension të Posaçëm, me mbi 1 milion lekë në muaj ose sa 12 pensione sociale, për disa klientëve të partisë është një turp i madh përballë 670 mijë pensionstëve, që iu dha gjysëm gjeli. Patronazhistët e vjetër sipas modelit, “ca të nënës e ca të njerkës”. Agaçi i inceneratorëve, nominuesi apo “pazarxhiu” i pensioneve të posaçme?! Ja si diskriminohen profesorët, ish-ushtarakët, minatorët, naftëtarët, arsimtarët, shëndetësia, artistët etj. Reagimi i Osman Mulës, Spartak Tilit e Vepror Hasanit.
Engjëll Agaçi, nominuesi apo pazarxhiu i pensioneve të posaçme?!
Ja shifrat që faktojnë trajtimin e pensionistëve ‘ca të nënës dhe ca të njerkës’ me minatorët, ish-ushtarakë, ushtarakët, naftëtarët, elektriçistët, mësuesit dhe mjekët, skenaristët, regjizorët, profesorët etj.,.
Teksa njësia matëse për të përfituar pensionin e posaçëm, duhet të ishte kontributi i atyre, që kanë spikatur ndër dekada me punën e palodhur, qeveria ka nëpërkëmbur vlerat e meritokracisë, duke përfshirë në listë personazhe që me vite të tëra kanë ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë. Dhe lënë jashtë: Profesorë, akademikë, figura të artit e kulturës, regjizor, skenarist etj.,. që janë rropatur ndër vite për të sjellë risi përmes kontributit të tyre në vend.
Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 emra në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Shtesa është 10 pensione sociale dhe në total me atë që mblidhet nuk duhet të kalojë 12 pensione sociale. Pra, të gjithë këta që e kanë 250 mijë pensionin, do u shtohet edhe 10 pensione sociale, ku arrin në rreth mbi 800 mijë lekë, duke çuar vlerën totale në rreth 1 mln e 300 mijë. Kur bëhen indeksimet, pensioni i posaçëm rritet 6.8%, pra marrin dhe 60-80 mijë lekë plus. Figura të shquara kanë reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për dhënien e një pensioni të posaçëm për figura të artit dhe të sportit. Ato theksojnë qartazi diskriminimin e kësaj liste.
Teksa njësia matëse për të përfituar pensionin e posaçëm, duhet të ishte kontributi i atyre personazheve, që realisht kanë spikatur ndër dekada me radhë me punën e palodhur në të gjitha fushat, qeveria duket se ka nëpërkëmbur vlerat e meritokracisë, duke përfshirë në listë dhe personazhe që me vite të tëra kanë ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë. Kurse ka lënë jashtë: Profesorë, akademikë, figura të artit e kulturës, regjizor, skenarist etj.,. që janë rropatur ndër vite për të sjellë risi përmes kontributit të tyre në vend.
Vendi ynë është një fidanishte intelektualësh dhe talentesh që fatkeqësisht nuk trajtohen mirë nga anomali ekstreme politike në vend, kështu detyrohen të sakrifikojnë artin e tyre. Duhet të këtë një qasje më njerëzore, më konkrete, më të sinqertë dhe jo thjesht disa lista pensioni të posaçëm që më shumë janë përkëdheli militanteske të disa artistëve apo intelektualeve të miratuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Ky nuk është i vetmi rast ku kontributi i pensionistëve është tallës. Kujtojmë 5 mijë lekëshin e shpërblimit, teksa pjesë të administratët morën rroga plus. Shtresa si minatorët që më herët protestuan për statusin, ish-ushtarakë, ushtarakët, naftëtarët, elektriçistët, mësuesit dhe mjekët etj., pra, elita e vendit vijon me pensione qesharake. Dhe në mandatin e tretë, qeveria nuk do të dijë nëse qytetarët kanë bukë për të mbushur barkun, apo fëmijtë e tyre flenë me barkun bosh.
15 personalitetet që përfitojnë
Eva Alikaj – aktore, Muharrem Hoxha – aktor, Roland Xhoxhi – violinist, Ardian Cerga – aktor, Mimoza Ibrahimi- volejbolliste, Leonard Tase – volejbollist dhe trajner, Suzana Frashëri – soprano, Aurel Plasari – studiues, Frederik Ndoci – këngëtar, Pavlo Mihali – atlet,
Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh, Nazmi Hoxha – piktor, Xhelal Kalaja – trajner basketbolli, Diana Mata – qitëse, Lulëzime Duka – volejbolliste.
Kompozitori Spartak Tili: Po ndodhin çudira, dosja ime 12 vite te kryeministri
I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojnë ATA që morën. Po ju shkruaj dy rreshta i nisur nga ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamirës të muzikës, që duan të dinë PSE- në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitorëve shqiptarë, ndër të cilët bëj pjesë edhe unë. E kam ngritur edhe herë tjetër këtë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet që qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër. Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite. Po mesa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjët e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dinë ku të na futin, nuk ma merr mendja se ka të bëjë me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit tim. Muzika ime dhe e kolegëve të mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon shqip. Valle ka vend dhe për neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!? Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitorët profesionistë, kontributin e tyre në vite.
Jepini Cezarit atë që i takon.
Osman Mula: Pensioni nuk jepet për kontribut në parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar
Kompozitori dhe regjisori Osman Mula përmes një letre i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e dinte që nuk do ta merrte pensionin. Mula shprehet se prej 7 vitesh emri i tij ndodhej në tryezë. “E dija se nuk do e merrja pensionin e veçantë! Sepse emri im do kalonte në dorën tënde. Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet në tryezën tënde si përparësi e shkresës së Ministrisë së Kulturës, pasi jam dy herë i vlerësuar nga presidentët e Shqipërisë me titujt më të lartë. Do ishte në nderin tuaj ta vlerësonit një artist që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj teje se në fund të fundit je dhe kryeministri im”, -shprehet Mula. Më tej ndër të tjera kompozitori, ndërsa shprehet për kontributin e tij në art, thotë se beson te forca e një krijuesi. “Pensioni nuk jepet për kontribut në parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar, pa lëviz një ditë nga Shqipëria dhe duke dhënë një kontribut në RTSH si regjisor dhe si kompozitor, pasi më numërohen shumë çmime. Unë nuk jam as servil dhe as konjuktural se së paku do e merrja një emërim nga pala tjetër, por dhe për to isha i pabesueshëm. Kjo është forca e një krijuesi”, -shkruan kompozitori Osman Mula në letrën e tij publikuar dhe në rrjetin social Facebook. Ndër të tjera kompozitori thotë se ndihet krenar kështu siç është, idealist, por rebel kundër padrejtësive si majtas e djathtas. “Artist nuk më bën ti, por kontributi dhe përkushtimi im”, shprehet Mula më tej.
- Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2024 duhet të ketë 38 vjet e 4 muaj.
- Gjatë 2024 një grua duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.
– Në Shqipëri, gati 1 në 4 persona është pensionist
Kategoritë/ Kur përfitohet pensioni i plotë dhe i reduktuar?
Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, pension pleqërie do të mund të përfitojnë të gjithë të siguruarit që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, dhe që kanë arritur moshën e përcaktuar nga ligji përkatës. Ndërsa nënat, që kanë lindur 6 apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Personat e siguruar gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë për pension pleqërie të reduktuar. Procedurë të cilën mund ta bëjnë deri në tre vite para mbushjes së moshës së daljes në pension. Pensioni i reduktuar përfitohet kur aplikuesit kanë plotësuar vitet e sigurimit, si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.Por duhet që të dini se pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.