Pallatet po shemben nga buljerët, qeveria tender 7 mln euro për të çuar ujin te resortet e oligarkëve

54
Sigal

Klientelizmi/ Taksapaguesit nuk kanë ujë të pijshëm, edhe pse e paguajnë si shërbim çdo muaj me faturat më të shtrenjta në Europë. Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë qytetarët shqiptarë do duhet të paguajnë 7 mln euro, jo për hallexhinjtë por për t’u çuar ujin te dera resorteve elitare të Investitorëve Stategjikë, që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë nag duke e zaptuar nga Velipoja në Sarandë

 Taksapaguesit, që nuk  kanë ujë të pijshëm, edhe pse e paguajnë si shërbim  tashmë do duhet të paguajnë edhe ujin e resorteve dhe komplekse elitare, që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë. Jo pak, por 7 mln euro.

Pasi morën miliona metër katrorë tokë shtetërore falas në zonat me të lakmuara të bregdetit, investimet strategjike tashmë kanë filluar të kafshojnë edhe buxhetin. Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve shpalli këtë të hënë një tender me vlerë 7.1 milionë euro për furnizimin me ujë të investimeve strategjike në zonat Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi.

Sipas dokumentave të tenderit, procedura prej 7.1 milionë eurosh mbulon vetëm fazën e parë të projektit. Kjo do të thotë se furnizimi me ujë i resorteve dhe fshatrave turistikë, të cilët në pjesën dërrmuese dominohen kryesisht nga vilat e të pasurve do të marrë shumë më tepër fonde nga buxheti.

Sipas ligjit, qeveria merr përsipër me fondet e buxhetit të shtetit të gjithë infrastrukturën në funksion të investimeve strategjike. Këtu përfshihet furnizimi me ujë, rrjeti i kanalizimeve, furnizimi me energji elektrike si dhe rrjeti rrugor.

Ende nuk ka një faturë paraprake se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve financimi i infrastrukturës të resorteve dhe komplekse elitare që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë nga Saranda në Velipojë.

Por me argumentit e nxitjes së turizmit, qeveria shqiptare pritet të disbursojë miliarda lekë për të çuar infrastrukturën në këto komplekse. Dhe tenderat për ta do të vijojnë për linjat elektrike, për kanalizimet e ujërave të zeza, për rrugë, gjelbërim e madje edhe pastrimin e komplekseve dhe fshatrave të tyre të pasur me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët pa ujë

Edhe pse Shqipëria është e treta në Evropë për burimet e shumta ujore, shqiptarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, nuk e kanë furnizimin e ujit 24 orësh, porse paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e ujit, dhe e krahasuar me të ardhurat, mund të themi se shqiptarët e paguajnë shumë më shtrenjtë ujin sesa gjermanët, grekët, suedezët. Në Shqipëri shumë bashki vijojnë të mos kenë ujë 24 orë në ditë, edhe pse ky është një premtim gati 20-vjeçar. Po bien pallatet nga bolierët. Por, veç mungesës së ujit të rrjedhshëm një problem edhe më i madh është cilësia e ujit të pijshëm. Shqiptarët blejnë çdo ditë ujë të pijshëm, një produkt i domosdoshëm, por që me rritjen e çmimeve rëndon edhe me shumë në buxhetin e tyre familjar. Taksapaguesve mirë u merren para për ujë të pijshëm që nuk u sigurohet, por tashmë do duhet të paguajnë edhe ujin e resorteve dhe komplekse elitare që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë.