Deri më 31 mars 2022, administrata rezultoi me 38% punonjës më tepër. Në muajin tetor 2021, qeveria i akordoi 200 milionë Euro kompanive OSHEE e KESH për të rimbursuar rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa tani miraton shtimin e organikave të tyre që do kushtojnë 10 miliard lekë në vit. Ndërkohë që për Verdhon dhe militantët hapet thesi, për qytetarët pa bukë dhe pensionistët që nuk blejnë dot ilaçet, asnji rritje page
Deri më 31 mars 2022, administrata rezultoi me 38% punonjës më tepër. Në muajin tetor 2021, kryeministri i akordoi 200 milionë Euro kompanive OSHEE e KESH për të rimbursuar rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa tani miraton shtimin e organikave të tyre qw do kushtojnw 8.4 milionë Euro në vit
Në Ministrinë e Energjisë- Infrastrukturës dhe Ministrinë e Ekonomi-Financave, ka nisur një studim për zgjerimin e strukturës së punonjësve, në 3 kompanitë e prodhim- shpërndarjes së Energjisë Elektrike: KESH, OSHEE e OST. Bëhet fjalë, për shtimin e 900 punonjësve të nivelit të ulët administrativ në këto tre kompani: punësime që duan provim nga ministrja Belinda Balluku për kompanitë KESH e OSHEE në vartësi të saj dhe nga ministrja Delina Ibrahimaj për OST. Për këto kompani me aktivitet autonom, do ketë rishikim për shtimin e fondit të pagave, duke u dhënë miratim nga dy ministreshat eprore, që ky fond të shtohet në masën 35% nga buxheti shtetit, ndërsa 65% nga të ardhurat e 3 kompanive.
Sipas informacionit, në KESH do shtohen 210 punonjës, në OSHEE do shtohen 520 punonjës, ndërsa në OST do shtohen 170 punonjës, të cilët do jenë pjesë e administratave qendrore në këto kompani, por dhe nëpunës në degët e tyre rajonale.
Këta 900 punonjës shtesë, do trajtohen me paga të nivelit të mesëm, që sipas llogarive të bëra nga drejtoritë e buxhetit të dy ministrive, rezulton se shpenzimet vetëm për pagat do jenë mbi 700 mijë Euro në muaj, ose 8.4 milionë Euro në vit .
Punësimi i tyre në administratat e KESH, OSHEE e OST, nuk është nevojë për përballim punësh e shërbimesh në sektorin e energjisë, sepse në këto kompani kanë shumë punonjës mbi organikën.
Siç e dimë, në tetor 2021, kryeministri Rama deklaroi se qeveria do ndihmojë kompanitë OSHEE e KESH me 200 milionë Euro, për të rimbursuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike; ndërsa tani, jep miratimin e shtimit të fuqisë punëtore në zyrat e tyre, duke u shtuar fondin e pagave nga buxheti dhe lejen për përdorimin e të ardhurave për këto vende pune.
Nuk ka dyshim që dhe këta 900 punonjës administrate, janë militantë e familjarë të deputetëve e shefave të PS, të cilët do jenë sa për efekt page, si shpërblim për shërbimet elektorale e lidhjet familjare, ashtu si 18 mijë të punësuarit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i punonjësve në administratën publike deri më 31 mars 2022, rezulton 38% më tepër se struktura organike e miratuar me ligj, ndërsa numri i punonjësve të shërbimeve ndihmëse është 22% më i madh analizon pamfleti. Është e pritshme, që para zgjedhjeve lokale 2023 të shtohen paga-marrësit në zyra e shërbime publike të qeverisë e bashkive, sepse i duhen si… “punonjës partie”.