“Ka hematoma në trup, por…”/ U gjet e pajetë në By Pass-in e Shkodrës, dyshimet e grupit hetimor. Pistat ku po heton policia

189
Sigal

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë trupi i 37-vjeçares Leze Qosa në një kanal në afërsi të By Pass-it të Shkodrës.

Burime pranë prokurorisë, policisë dhe spitalit të Shkodrës bëjnë me dije dyshimet e para të efektivëve se 37-vjeçarja kishte shenja dhune kanë rënë poshtë.

Pas autopsisë në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma të vogla, por që nuk janë ato që kane shkaktuar vdekjen e saj, raporton Balkan Web.

Tashmë janë të paqarta arsyet e ndarjes nga jeta të 37-vjeçares dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës në laborator analizat për të nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Tashme dy janë dyshimet që ka policia, ose nga një vetëhelmim i 37-vjeçares ose mund të jetë edhe një vdekje natyrale duke qenë se ishte larguar nga banesa ku jetonte motrën e saj që nga data 8 maj e këtij viti. Pas 10 ditësh nga largimi në mënyrë të papritur motra e 37-vjeçare me 18 maj beri një denoncim në policinë e Shkodrës.

Ndër të tjera ajo deklaroi se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund të jete një prej arsyeve që ka çuar 37-vjeçaren në veprime të pakontrolluara.

Trupi i pajete u gjet i dekompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 ditë që ndodhej në kanalin në afërsi të By Pass-it të Shkodrës.

Tashme priten ardhja e analizave nga Tirana për të nxjerrë shkaqet e plote që çuan në humbjen e jetës të shtetases Leze Qosa nga Tropoja por që jetonte në lagjen Dobraç në Shkodër në një banese me motrën e saj.