Vrasja e kamerierit në një lokal në Labinot, gjykata vendos masën për 34-vjeçarin, bashkëpunëtor i autorit

200
Sigal

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën arrest në burg për 34-vjeçarin Luan Dulellarin, banues në fshatin Ploçisht.

Mësohet se Dulellari nuk ka pranuar të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.

Gjyqtarja  Idush Maliqi pasi ka shqyrtuar të shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga prokurori  Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “.

Sakaq ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë në Elbasan, ku në ambientet e një lokali pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari Erjon Llapushi ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, kryekamerier , i cili për pasojë gjeti vdekjen në spital  disa ditë më pas.

Dulellari u  akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer nga 33-vjeçari Erjon Llapushi.