Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh

Mbetjeve që u është vënë flaka teksa këto plehra duhet te ishin dërguar në inceneratorin që paguhet nga bashkia Lushnje.Ndërkohë që nuk dihet sasia dhe sa janë bërë faturat, ndaj është e nevojshme nisja e hetimeve për këtë situatë të përsëritur.

Digjet fusha e mbetjeve inerte në Lushnje, që ndodhet tek “Përroi i Thatë” në periferi të qytetit, pranë rrugë nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Me qindra banorë të lagjes “28 nëntori” po vuajnë dhe sot pasojat e ndotjes së ajrit, duke mos mundur të hapin as dritaret. Zjarrfikësit dhe punëtorët e bashkisë janë në luftë me flakët prej 24 orësh, por pa arritur ta shuajnë.

Sigal

Situata përsëritet në mënyrë konstante pasi djegia e mbeturinave i mundëson ndërmarrjeve të bashkisë të sjellin të tjera. Edhe pse banorët janë ankuar nuk janë marrë masa.

Por kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa justifikohet duke thënë se,  mund të jenë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët duhet t’i gjejë policia.“Përroi i Thatë është miratuar me vendim të këshillit bashkiak të vitit 2004 si venddepozim për mbetjet e ngurta, por aty kanë hedhur dhe mbetje të tjera. Qytetarë të ndryshëm të papërgjegjëshëm ndezin zjarrin. Shërbimi zjarrfikëses dhe fadromat po përpiqen ta shuajnë zjarrin”, u shpreh ajo.“Kam marrë vendimin që sot ai territor të ketë roje 24 orë dhe të përdoret vetëm për mbetje inerte”,- tha Sefa në report tv.

Mbetjeve që u është vënë flaka teksa këto plehra duhet të ishin dërguar në inceneratorin që paguhet nga bashkia Lushnje.Ndërkohë që nuk dihet sasia dhe sa janë bërë faturat, ndaj është e nevojshme nisja e hetimeve për këtë situatë të përsëritur.