Lotaria Amerikane, ja në cilën datë dalin emrat e fituesve

824
Sigal

Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar me Lotarinë Amerikane, mund të kontrollojnë nëse janë fitues duke filluar nga data 7 maj.

Ambasada Amerikane bën me dije se aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online nëse janë fitues ose jo. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.

“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, – thotë Ambasada Amerikane.