Lavdërim Miminllari: Sindikatat heshtin për statusin e minatorit

445
Sigal

Lavdërim Miminllari

Sindikalist i Vitit 1992, Përfaqësues  i Shoqërisë  Civile.

Sindikatat heshtin për Statusin e Minatorit  

Një pyetje që ngelet tek Qeveria ku ne populli i votojmë e kujtojmë se do na plotësohen kërkesat  më sublime, si me Statusin e Minatorit.  Vitet bënë të vetën te kjo shtrese, -sëmundjeje profesionale. Të zhgënjyer nga premtimet boshe të Qeverive, sot ne kërkuam STATUSIN. Ne na japin 1% të pagës për çdo vit por  ju kujtojmë se shumë nga ata që kanë punuar mbi 20- vite, nuk jetojnë më.  Po më është keqja është se ligji 29/2019,   këtu në Pogradec, si Qytet Minatorësh,  penalizon mbi 100 minatorë. Ata që dalin mbas Dhjetorit 2015, nuk e fitojnë. Kur po ky ligj ju jep dhe atyre që kanë vetëm  6 vite në nëntokë. Sot mos kujtoni se minatorët marrin lekë, kemi 35% të tyre që  marrin 180.00 lekë, kemi 45% që marrin 215.00 lekë, kemi dhe 20% që marrin 300.00 lek. Ky ligj u zvarrit në mënyrë burokratike nga Sigurimet Shoqërore.  Sot kemi akoma 10% të minatorëve pa paguar.. Po edhe nëse i marrin nuk u jepet diferenca, e jo për fajin e tyre, po për faj të corona virusit. I japin për një muaj që fillon me 1%. Ne na i kanë më të shtrembër  sa blemë gazetat  me ditë të të tëra, se  jo pak punonjës kishim që të na informonin, po duhej ta merrnin vesh të gjitha nga gazetat, edhe ato duke i blerë me lekë.  Ky është një seliktivitet, një burokraci  në kurriz të minatorëve. Është po  kjo Qeveri, që  iu jep pension suplementar Deputetëve, po dhe funksionarëve  të Partisë së Punës, Prefektëve, Nënprefektëve, Këshillave të qarkut,  Sektorëve të qarkut,-  ku punonjësit që dalin në pension në kryeministri marrin pension suplementar sa pensioni i Minatorit sot, apo paga e telefonit të deputetit. E këtu, disa  Sindikata bëjnë sehir, duke u bërë palë  me qeverinë që heshtin deri atje sa,  Qeveria i punëson ata. Mes padrejtësive  dhe  mburrjeve  që u kemi thënë jo!, i themi: –  duam Statusin e jo lëmosha 1%!  Kur rrogat tuaja i keni shpënë sikur punoni  në Zvicër!  Sot flitet për disa prona të sindikatave që janë kthyer në biznes të atyre që nuk ia dinë as  emrin Sindikatave!  Jo more zotëri!  Ato u lanë pronë e Sindikatave, e jo prona e biznesmenëve, ku Minatorët të shkojnë e të pushojnë me paga deri 20% më pak. Kështu ju të nderuar këmbëngulni dhe ndihmoni ata që u vunë në ato karrike mbi gati 30 -vite, e sot u keni kthyer kurrizin. Minatorët kanë kontribuar, një pjesë kanë dhënë jetën, dhe ju i keni lënë me një pagë sa paga e telefonit  të një Deputeti.