Kur Nano do mbledhë ullinj, atëhere do marrin tokat në bregdet

406
Sigal

KUR TË MBLEDHË FATOS NANO ULLINJ, ATËHERE DO TË MARRIN PRONAT E TYRE BREGDETASIT

DY HISTORI HUMORI ME SHUMË TË VËRTETA TË  HIDHURA

 Nga Agron MEMA

U hap lajmi dhe mori dhenë duke prerë edhe një tjetër shpresë për ish pronarët e Bregdetit të bashkisë së Himarës. Pas gjithë atyre ndryshimeve ligjore për favorizimin e oligarkwve, një tjetër leje ndërtimi për resort jepet nga qeveria shqiptare që të ndërtohet në Dhërmi nga burri i ministres Xhaçka, sipas njoftimeve mediatike. Nga ana tjetër, mbi 30 vjet që lufta e banorwve tw bregut me qeveritë shqiptare,  ka qenë e papushuar dhe e pakompromis deri në përplasje fizike dhe burgosje të aktivistwve, ndjekjes së rrugës ligjore nëpër gjykata, peticioneve dhe kuvendeve me protesta të ndryshme, por kokëfortësia oligarke vijon të gllabërojë me makutëri pronat e banorwve autoktonë bregas. Po kujtoj dy ndodhi gazmore për nga forma, por që bartin të vërtetën e dhimbshme dhe të hidhur brenda. “U hap lajmi se ish- kryeministri Fatos Nano, në vitin 1998, bëri një vizitë në Himarë dhe do të takohej edhe me banorët e Bregdetit të Lukovës, në një takim të shkurtër, në kalesë e sipër për në Sarandë. U grumbulluan banorët për t’a pritur e për t’i qarë hallet, sidomos për pronat. Vonesa solli mëdyshje dhe pëshpëritjet se nuk vjen, na gënjejnë të gjithë etj. so këto në kësi rastesh pritjeje dhe ankthi. Një ish pronar, nga më të mëdhenjtw e bregut u ngrit dhe u tha se askush mos t’a vinte në dyshim ndalesën e kryeministrit, se ai e kish takuar vetw pak orë më parë në Himarë, dhe kur kish marrë vesh se kush qe dhe i kujt qe, Kryeministri Nano e kish përqafuar i mallëngjyer, shoqëruar me fjalët se babai i tij dhe i pronarit, kishin qenë miq të ngushtë jete. Kërkesës për rikthim të pronave, ish -kryeministri Nano i qe përgjigjur se “do t’i marrësh patjetër, se s’bën që do t’i marrësh, dhe që të bindesh për këtë që të them, do të vij vetw unë, t’a mbledh ullirin e parë të mikut të babait tim.” Teksa fliste i emocionuar  ky pronar nga takimi me kryeministrin, eskorta e kryeministrit përshëndeti me sirena dhe bori duke vijuar rrugën për në Sarandë pa ndaluar. Kokëulur banorët e bregut u larguan për në shtëpi, ndërsa pronarit që e ish takuar i ngeci ligjërimi, u gëlltit dhe la që lotët t’i rridhnin nga sytë”. Ndodhia e dytë është me lajmin që u dha nga qeveria se do të fillojë hapja e tunelit të Llogarasë, megjithwse vajti vite ai i Skërficës, por kjo qeveri është e sakrificës. Kur e dëgjova m’u kujtua përsëri një ndodhi. Isha në shtëpinë e një shoku, vite më parë, se ka vite që flitet për një rrugë anës së detit Sarandë-Vlorë, me një tunel në Llogara. Flisnim me entuziazëm dhe shpresë, kur nëna e shokut, atwherë 96 -vjeçe dhe sot është bërë për ndjesë, na dëgjonte dhe na foli: -“Dëgjoni more djem, ikni punoni e lerini këto fjalë se që kur isha unë e vogël kam dëgjuar që do bëhet një xhade e madhe anës detit deri në Vlorë, unë po kap shekullin dhe akoma rrugën që na lanë austriakët kemi”. Këto janë dy ndodhi, nga mijëra të tilla që qarkullojnë nga goja e bregasve, që bartin në vetevete të vërtetën e hidhur e plot dhimbje tek shohin se si grabitet nga qeveritarët prona e tyre e trashëguar brez pas brezi.