Kazinotë degjenerim i shoqërisë/ Kur “Rilindja” erdhi në pushtet në 2013, numëroheshin 928 kazino

201

 Nga viti 2013 deri në fund të 2019, numri i tyre arriti në 4230. Në 2019 qeveria i rrafshoi duke i konsideruar “Krim të Madh”, por në 2020, Kryeministri i “Rilindjes”, i ligjëroi bashkë me krimin në qendrat e qyteteve.

 Opozita deklaronte: në vitin 2013 se numëroheshin 928 kazino.

Ndërsa në vitin 2013-2018, “Rilindja” e rriti numrin e tyre, në 4230 kazino.

Po në vitin  2018, duke rritur këtë numër “Rilindja” i rrafshoi kazinot, duke i quajtur një “krim të Madh”….

Dhe në vitin  2020, po “Rilindja”, Kryeministri i “Rilindjes”, ligjëron kazinot ë, lulëzimin e krimit në qendra të qyteteve!..

Para pak ditëve dy bixhozxhinj amator ë, gati sa u therën me thika në lulishten:“Kali i Trojës”, në qendër të Vlorës. Autoambulanca me borien në majë, çau rrugët e qytetit dhe veshët e qytetarëve, duke çuar viktimën e radhës të kumarit në spitalin rajonal të qytetit.

Ky lloj bixhozi edhe dje, luhej me ato letrat e leckosura dhe dominot ë e lodhura, nëpër rrugët e ngushta, me dhjetë lekshen, poshtë gazetës, apo copë rrobës, në lëndinën e fshatit, a qytetit…

Kumari edhe dje në kushte shumë të pafavorshme, për t’u aplikuar nga regjimi, hapte plagë në trupin e shoqërisë. Kumarxhijtë linin edhe bukën fëmijëve dhe ktheheshin duke fshirë lotët e fëmijëve, që prisnin te dera, pa bukën e gojës e gati sa të thereshin me thika me njerëzit e shtëpisë!

Kumari në sistemin e djeshëm zhvillohej në mënyrë ilegale, dhe plagët e tij ishin legale, të prekshme dhe kurrësesi me këto përmasa të sotme.

“Rilindja” për të ardhur në pushtet, premtoi edhe: luftën kundër Kumarit, Informalitetit, mbylljen e kazinove, dhe zdukjen e kanabizimit.

Shqipëria me “Rilindjen” në pushtet përkundër premtimit fals, shënoi rekorde edhe në këta dy tregues!…

Nëse dje ishte, njihej një Lazarat si “parcelë eksperimentale” e kultivimit të kanabasit, “Rilindja” e përhapi,  kultivoi në gjithë parcelat e Shqipërisë!

Pra, Shqiptarët, Rekord i ri botëror, në kultivimin dhe përdorimin e kanabisit, dhe numrin e Kazinove…

Shifrat e prekura në pika kuje vënëse, kanë prishur gjumin dhe alarmuar çdo njeri me dy gram mend në kokë, përveç ç’qeverisës ëve të radhës, të cilët janë zgjedhur dhe kanë mision për të parandaluar, ndalur turravrapin edhe të kësaj Hataje, përkundrazi e kanë nxitur e zhvilluar këtë “industri”, të ngritur deri në sistem, të cilët i quajnë edhe përdorues të zellshëm, i klasifikojnë edhe veten pjesë e këtij kontingjenti.

Përveç shifrave alarmante, të ditës, bilancit drithërues t ë kultivimit dhe përdorimit të kanabisit është edhe lulëzimi, e zhvillimi i Kazinove.

Numri i Kazinove, “Lojrave të Fatit”, rizhvillimi i kësaj “industrie”- “Fitim- prurëse” varrmihëse, e klasifikon po qeverinë e “RILINDJES” të “suksesshme”, madje me rekorde Kriminale, botërore”!

Bilancin drithërues e kujtojnë edhe sot e kësaj dite me diell, njerëzit e haberosur

nga 1400 “Lojëra Bixhozi”, Kazino të shënuara e regjistruara në vitin 2013, për të cilat po “Rilindja” u betua, për t’i futur në “Stop Rrënimit”, për t’i rrënuar, për t’i degdisur, 7 male kaptuar, larg qyteteve, u betua përpara zgjedhësve! Mirpo betimi- rezultoi; mashtrim me “OK! RRËNIMIT!”…

Në vitin 2014-2017, në hartën e “Rilindjes” u shënuan një numër rekord, duke shtuar, me rreth 4000 kazino! Kjo “industri” e sukseshme dhe e vetme për “Rilindjen” i bie të ngritura, mbinë në çdo rrugë, e sokak, në çdo pëllëmbë e pallat të Shqipërisë!

Vite më parë, kur në tregun e ditës, sapo u fut edhe “menuja” kazino, në vitin 2005, u “ngritën avujt”,  kukujset edhe nga reagimi i emigracionit shqiptar, në Greqi.

Klithmat apeluese të tyre, u publikuan edhe në shtypin e ditës dhe ranë në shurdhërinë e verbërinë e qeverisësve të bixhozxhinjve, të çertifikuar…

Natyrisht kjo “gjellë e shijshme”, e servirur, nuk u shpik nga “kuzhinieri ynë”, por e kishte padyshim grykësinë e pa shoqe nga kuzhinieri ynë, i pa ngopur dhe i pa heberosur, deri në këto shifra.

Por, kuzhinieri, apo pronari i kësaj “gjelle”, atë kohë mori thjesht mostrën e gjellës, pa i provuar shijen, pa parë gjithë paisjet, “teknologjinë” e gatimit, vendin e përzgjedhur, etj. Pra ku e si ishin ngritur, si funksionojnë, si duhej përmirësuar cilësia e “gjellës-farmak”! Ta themi më shkoqur: Ku ishin ngritur këto “kuzhina”-kazino të reja, fitim-mashtrimi në vendet e tjera që kishin ndërtuar këtë sistem shumë më përpara se sa ne?

Kush duhet të ishin klientët e tyre, frekuentues? Cila moshë lejohej dhe kush ndalohej? Orari kur funksionon?- etje, etj.

Edhe këtë përvojë e kishim tek porta dhe i mbyllëm portën, kur po reagonin në kohën e duhur njerëzit e vet për të parandaluar Hatanë që po shfaqej.

Rihapja e kazinove në qendër të Tiranës, në fund mandatin- mandatën e Rilindjes, po habit edhe “Rilindasit” e verbër, por edhe qytetarët, teksa dëgjuan për riçeljen e tyre në zemër të Kryeqytetit!

Për kuriozitet të lexuesit po (ri) japim në këto radhë, Kazinotë e ngritura të Greqisë, në Athinë, kryeqendrën e vendit. Ku janë hapur në qëndër, apo në periferi të tyre?

Sa larg kryeqytetit grek është kazinoja “Lutraki”, jashtë Athinës? Ku është kazinoja “Parinthos” ? Ku janë ngritur kazinot e Selanikut dhe ajo e Patras? Jashtë qyteteve, në periferi, sa km larg vendeve të banuara?

Athina- ngritën z ërin emigrantët shqiptarë, gati 1/ 3 e popullsisë, me gati 6 milion ë banor ë, ka 2 kazino. Dhe asnjëra nuk është në qendër të kryeqytetit.

Athina për shembull regjistron kazinon e: “Lutraqi”, afër Korinthos, larg nga kryeqyteti, 80 km. Kazinoja e “Parintho”, është ngritur në majë të malit, ku nuk ka asnjë banor rreth e rrotull, veç kumarxhinjve, të cilët luajnë vetëm natën, mbi 40 km larg nga qyteti.

Kazino ka edhe në qytetin e dytë të Greqisë, Selanik.

Edhe aty kazionoja është jashtë, larg qytetit, në afërsi të areodromit, 50 km larg. Kazino ka edhe qyteti tjetër, Patras. E ngritur jashtë qytetit, pra në majë të malit!

Sipas funksionimit të kazinove në vendet e Bashkimit Europian që aspirojmë edhe ne, kazinot qysh në vitin 2005, duhet të ishin ngritur në Bizë të Martaneshit, ose me hatër në majë malin e Krrabës, ndërsa në Vlorë i bie të ngrihej ndoshta vetëm një: Në “Kepi i Gjyhëzës”, në Karaburun, ose n ë majë “Tartarin”, në majë të “Çikës”!…

Por kazinoisti- qeverisës, në vazhdim, i rrënoi dhe i ringriti, lojërat e bixhozit, në qendër të Tiranës, duke hedhur lakun në qafë mjeranëve shqiptarë, ka vrarë jo vetëm xhepin e shqiptarëve, por dhe shpresat, ka shthurur e degraduar shoqërinë, duke shënuar e shumuar krimet edhe brenda familjes, vjedhjet, evazion, plagë, që do të rrjedhin gjatë në trupin e sfilitur të shqiptarëve, nga katilët e pusht- pushtetit…

ALDO BANI