Jani Papandile: Hulmutime historike kriminologjike

63
Sigal

Krimi nuk ulet me 2 vrasje më pak në vit, duhet analizë tërësore

Në duart e prokurorisë lëvizin shumë dosje që radhiten akte penale me autorë  kryesisht të moshave të reja. Edhe sirtarët në zyrat e policisë kriminale janë ngjeshur dhjetëra e dhjetëra krimeve të rënda që kanë ndodhur dhjetë vitet e fundit

Tematikë kriminologjike

Në duart e prokurorisë lëvizin shumë dosje në faqet e letrave të të cilave radhiten akte penale me autorë kryesisht të moshave të reja.

SPAK, shërbimit informativ për të mos pasur në terren realizim të skemave të qarkullimit të produkteve narkotike si dhe kryerjen e akteve të rënda, që tronditin sigurinë publike. Historikisht në territoret shqiptare brenda kufijve të përcaktuara nga fuqitë e mëdha në fillim shekullit XX, vrasjet janë regjistruar në kuota të larta, kryesisht për hakmarrje, gjakmarrje, mbrojtje të pronës, motive të ndryshme etj. 250-300 raste vrasjesh në vit, me një popullsi as një milion banorë, janë tregues shqetësues, sepse i bie 30 raste në 100 mijë banorë. Pas disa arritjeve në vitet ‘30, siç janë dalja në dritë e Kodit Penal dhe Kodit Civil Shqiptar si dhe masat shtrënguese mjaft efektive për kontrollin e armëve të zjarrit, aktet e dhunshme pësuan ulje dhe në prag të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri regjistroheshin rreth 10 vrasje për 100 mijë banorë. Niveli më i ulët i vrasjeve kriminale regjistrohet në dekadat 1960-1980 kur ndodhnin 35 deri në 40 vrasje në vit, që i takon 1 deri në 2 vrasje për 100 mijë banorë. Kodi Penal i kohës parashikonte dënimin me vdekje dhe shteti totalitar ndalonte lëvizjen e lirë të njerëzve. Sot në Evropën Perëndimore regjistrohen 0,70 deri 1,5 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa në Shqipëri rreth 3 vrasje për 100 mijë banorë, krahasuar me Evropën rreth dy herë më shumë. Vështruar vetëm për vrasjet në Shqipëri, nuk mund të shuhet se kemi përqindje tepër të rënduar. Kriminaliteti duhet reduktuar e diferencuar profesionalisht. Nëse do të pranohej që është ulur kriminaliteti gjatë vitit 2022, sepse kanë ndodhur 2 ose 3 vrasje më pak se një vit më parë, është konkluzion joshkencor. Nëse bie numri i vrasjeve në disa shifra, janë treguesit e tjerë, që shikohen në unitet midis tyre, siç janë aktet e dhunshme, tentativat për vrasje, plagosje e rëndë, përdorimi i armëve për grabitje, vjedhje, përdhunime e të tjera. Lëvizja e lirë, sigurisht, i shërben gjallërimit të dukurive negative të cilat janë bërë shqetësuese, ndaj organeve të specializuara i kanë ngritur e shtuar strukturat përkatëse, hidhen jo pak fonde, por rezultatet mbeten të kufizuara. Autorë të krimeve, që mbushin ekranet informative, shfaqen kryesisht moshat e reja, që e kanë nisur me vjedhjet e rëndomta në shtëpitë e pensionistëve dhe emigrantëve në zonat rurale, me vjedhjet masive në banesa apo linjat urbane të Tiranës dhe plazheve Durrës, Kavajë, Lezhë. Janë përgatitur kështu të vjedhin banesa në Greqi, Itali, Francë, Britani. Bizhuteri, sende me vlerë, unaza, varëse, pajisje zbukuruese me flori e argjend, të sistemuara hyjnë në Shqipëri dhe me sendet e përdorura apo të vjedhura në qytete të famshme të Evropës, mbushen bizneset, njësitë që zakonisht emërtohen “bizhuteri”, “argjendari” ku objektet e vjedhura shndërrohen në përfitime monetare.

Autorët përgjithësisht nuk dihen, edhe pse në shumicën e rasteve janë gjetur automatikët “Kallashnikov” dhe automjete të djegura pesëmbëdhjetë deri njëzet kilometra larg vendngjarjes.

Plekset kriminaliteti brenda e jashtë vendit. Jo vetëm që lëndët narkotike dalin në plan të parë dhe kërkojnë profesionalizëm më cilësor në aspektin e bashkëpunimit me organizmat e tjera ndërkombëtare, por edhe vjedhjet e çdo lloji, kanë tendencë rritjeje si brenda edhe jashtë.

Mangësitë në goditjen e krimit të organizuar janë të dukshme. Vendosja e telekamerave në qytetet kryesore të Shqipërisë duke e vënë nën kontroll policinë shqiptare, ishte tregues negativ dhe çuditërisht nuk u informua opinioni për përgjegjësinë e drejtuesve të policisë, që u kontrolluan nga kriminelët në vend që të ishin nën kontrollin e policisë. Nuk besoj se vazhdojnë të jenë në krye të shërbimit antikrim ata që treguan paaftësi të theksuar apo më keq, ishin të korruptuar nga shërbimi i ndërtuar prej grupimeve kriminale. Veprimtaria e policisë kriminale bashkërendohet me veprimet e INTERPOL-it, por praktika flet për mangësi që shkojnë deri në korruptimin e kuadrove të policisë. Zhurma që bëhet për goditjen e disa të miturve, që shesin zarfet me lëndë narkotike, krijon përshtypjen e një veprimtarie të suksesshme. Ato ditë që vihen në lëvizje 450 policë për të arrestuar më shumë se 30 vetë, sipas INTERPOL-it, jepen informacione se kapen 70 apo 80 të mitur që shesin lëndë narkotike në Korçë, Shkodër, Tiranë. Në shumë raste nuk kapen organizatorët dhe kalojnë 3-4 muaj të mbyllur në biruca e ndëshkohen penalisht vetëm me kohën e privuar nga prokuroria.

Me këto praktika të luftës kundër kriminalitetit, shtohet me qindra numri i të dënuarve, kryesisht të mitur. Përveç organizatorëve nuk ka pse të dënohen penalisht qindra të mitur. Në shifra rritet përqindja e zbulimit të kriminalitetit në përgjithësi, por rezultatet humbasin mes shifrave dhe fiktivitetit.

Për ata që ndjekin informacionet nga media televizive, është konsoliduar mendimi se kriminaliteti në Shqipëri, por edhe tej kufijve, nga autorë shqiptarë, paraqitet i dhunshëm, shpesh me përdorim të armëve luftarake deri edhe shpërthime me eksploziv në biznese, automjete, prona të patundura.

Nëse ushtrohet kontroll tërësor i automjeteve që lëvizin në kryqëzimet Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Tiranë do të rezultojë, që më shumë se gjysma e automjeteve do të kenë udhëtarë (shoferi apo shoqëruesi i tij) të pajisur me armë zjarri, deri edhe automatik “Kallashnikov”. Përdorimi i lëndëve shpërthyese ka ndodhur me dhjetëra herë në qytetet e sipërpërmendura. Armët luftarake gati jashtë kontrollit dhe të gjitha mjetet e format e tjera të dhunshme, përbëjnë tregues tepër negativ për strukturat e ngarkuara në sigurimin e rendit. Shpresojmë të bëhet kthesa e duhur në luftën kundër prodhimit, transportit apo  shitjes së lëndëve narkotike. Në këtë terren duhet të ndahen detyrat, sepse aktualisht, bëhen veprime të gabuara sa nga paaftësia profesionale, aq edhe me qëllime në rrumbullakosjen e shifrave statistikore për shkak të prezantimit para eprorëve apo opinionit me përqindje të lartë zbuluese. Porositë e Ministrit Balla vijnë në kohën e duhur përsa i takon luftës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në terrenin e lëndëve narkotike.

Nëse do të demaskohet e ndëshkohet korrupsioni, asnjë fidan kanabis nuk shikon dritën e diellit në parcelat, që kanë mbushur luginat në shumicën e fshatrave shqiptare. Siç rezultoi në Shkodër edhe në qarqet e tjera, ndodh e njëjta gjë. Inspektorët e policisë dhe kryetari pleqësisë nëpër zonat rurale, kanë njohuri për çdo rrënjë kanabisi, ndaj shpërblehen ata dhe shefat e tyre. Disa shefa të policisë që s’kanë qenë të aftë të parandalojnë ose janë shpërblyer nga inspektori i policisë dhe kryeplaku duhet të hiqen nga detyra dhe operacionet për goditjen e të miturve që shesin zarfet rrugëve dhe përfundojnë në burg, nuk do të ekzistojnë më. Policia e kryen pa asnjë vështirësi dhe detyrimisht rolin parandalues dhe do të merret me luftën e drogës që vjen nga grupe të mirorganizuar dhe ky është terreni vërtet i vështirë. Qëndrimi dhe veprimtaria praktike e ndryshuar në marrëdhënie me kultivimin e paautorizuar të lëndëve narkotike, do të kërkojë koncepte, praktika ndryshe nga sot. Me këtë rast do të lehtësohet policia nga operacionet, që nuk do të bëhen, do të ndryshojnë statistikat në shifra, do të ulet numri i të arrestuarve dhe të dënuarve penalisht (të miturit). Për Ministrinë e Brendshme është reformë në metodën e praktikat e luftës kundër krimit, reformë e shoqëruar me ndryshime në burimet njerëzore ku militojnë me dhjetëra të paaftë që u janë kthyer e rikthyer funksioneve drejtuese tre-katër herë, por rezultatet u kanë munguar. Policia ka me dhjetëra tridhjetë-dyzetvjeçarë të aftë, që duhet të drejtojnë strukturat e antikrimit në terren dhe në qendër.

Jani Papandile-Pedagog i Kriminologjisë.