Harta e oligarkëve të Shqipërisë që kanë “gllabëruar” rreth 1,1 mld euro taksa në 2025

Ja cilat janë 21 kompanitë më të paguara nga Thesari i Shtetit

Qeveria shqiptare prokuroi miliona euro me kontratë publike. Paratë u ndanë mes 21 kompanive duke u kthyer automatikisht në përfituesit më të mëdhenj të jo pak, por plot 1.1 mld euro.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Shpopulllimi, varfëria në vend është ulur këmbëkryq dhe pensionet janë qesharake, por nepotizmi ushqen me 1,1 miliardë euro oligarkët me tendera rrugësh, pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtje kompjuterike etj., “Torta” e prokurimeve publike nga mijëra kompani, vetëm miqtë e qeveritarëve marrin shumicën e  taksave që paguajnë qytetarët. Open Data Albania ka publikuar listën me bizneset më të paguara përmes Transaksioneve të Thesarit.

NOA

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa. Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri. Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, dukë dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit të kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.

 

Me subjekte përfituese si:

  1. HASTOCI
  2. Salillari
  3. A.I.B.A Kompani
  4. REAS shpk’Everest’
  5. Insig Jeta
  6. Fusha
  7. Gjoka 87
  8. 4 A-M
  9. G.P.G
  10. Agbes Construcion
  11. ECO Tirana
  12. Bami Holding
  13. MELA
  14. ATACO
  15. M.K.D (e zotëruar edhe nga KAYO)
  16. 2T
  17. Gjoka Konstruksion
  18. Albavia
  19. Be-IS shpk
  20. Ag-Kons
  21. RAËAFED AL TOROK SHQIPERI
  22. Etj

Transaksioni me vlerën më të lartë është bërë në favor të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH), me përshkrim për likuidim TVSH.

Një tjetër transaksion është ai për Gjoka 87 për koncesionin e Rrugës së Arbrit, me vlerë 960 milionë lekë.