Flet Prof. Alqi Naqellari : Vlerësimi lekut dhe zhvlerësimi i euros ndikon negativisht në rritjen e ekonomisë nga emigrantëët tek ulja e prodhimit vendas

507
Sigal

 

 Vlerësimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros ndikon negativisht në vëllimin e eksporteve. Zhvlerësimi i valutës i bën pak të interesuar eksportuesit, sepse euroja që sigurojnë në tregjet e huaja këmbehet me pak para. Në këtë mënyrë tregëtarët e eksporteve kanë më pak lekë në dispozicion për të blerë mall në vend dhe për ta shitur jashtë vëndit. Dhe duke ulur sasinë e mallit që blejnë për ta eksportuar ata ndikojnë në mosstimulimin dhe uljen e prodhimit vendas

 Në Shqipëri, një pjesë e qeveritarëve, bankierëve dhe e analistëve të ekonomisë e vlerëson pozitivisht vlerësimin e lekut shqiptar dhe zhvlerësimin e valutës në rritjen e ekonomisë. Pra, sipas tyre ulja e sasisë së lekut për një euro ndikon në rritjen e ekonomisë dhe jo në stanjacionin dhe rënien e saj. Në të vërtetë nuk është kështu, ata e gjykojnë totalisht gabim, sepse është e kundërta. Për ta provuar të kundërtën e mendimeve të tyre do analizojmë një model të tregut valutor.

Kursi këmbimit të lekut me euro në datën 27.01.2022 ka qenë 116.63 lekë për një euro. Ky kurs që nga viti 2010 ka ardhur në rënie dhe kjo do të thotë se sasia e lekut për një euro është ulur. Rënia e sasisë së lekut për një euro tregon se duhen më pak para për të blerë një euro. Kjo do thotë se është vlerësuar leku shqiptar dhe është zhvlerësuar euroja. Vlerësimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros ka ndikime pozitive dhe negative në ekonomi:

E para, ka ndikim pozitiv në rritjen e importeve, sepse tregëtarët shqiptarë realizojnë me vendet e tjera vëllime më të mëdha blerjesh. Duke pasur më shumë euro në dispozicion rritet mundësia e blerjeve të më shumë malli me të njëjtën sasi valute.

E dyta, ndikon negativisht në vëllimin e eksporteve. Zhvlerësimi i valutës i bën pak të interesuar eksportuesit, sepse euroja që sigurojnë në tregjet e huaja këmbehet me pak para. Në këtë mënyrë tregëtarët e eksporteve kanë më pak lekë në dispozicion për të blerë mall në vend dhe për ta shitur jashtë vëndit.

E treta, duke ulur sasinë e mallit që blejnë për ta eksportuar ata ndikojnë në mosstimulimin dhe uljen e prodhimit vendas. Prodhuesit e produkteve të importit kanë presion negativ në rritjen e prodhimeve të tyre prej zhvlerësimit të valutës sepse eksportuesit interesohen më pak për produktet e tyre. Në këtë mënyrë zhvlerësimi i euros ndikon negativisht direkt në frenimin e zgjerimit dhe të rritjes ekonomike, duke dekurajuar prodhimin vendas.

E katërta, ndikon negativisht në çmimin e valutës në euro që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri, në ato që ne i quajmë remitanca, pra vlerësimi lekut ndikon negativisht në vlerësimin e valutës që hyn në Shqipëri.

 

E katërta, ndikon negativisht në çmimin e valutës në euro, që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri, në ato që ne i quajmë remitanca, pra vlerësimi lekut ndikon negativisht në vlerësimin e valutës që hyn në Shqipëri.

Po si ta kuptojmë kursin e këmbimit dhe si ta interpretojmë atë?

Me kurs këmbimi kuptojmë sasinë e monedhës vendase për një njësi të monedhës së huaj, ose thjesht raporti midis monedhës vendase ndaj një njësie të monedhës së huaj. Kurset e këmbimit shënohen me e dhe janë dy llojesh. Kurset quhen fikse kur ato përcaktohen nga Banka Qendrore dhe kurset quhen fleksibile kur ato përcaktohen në tregun valutor. Kemi kurse nominale këmbimi dhe kurse reale këmbimi. Kurset nominale janë ato që përcaktohen në treg, p.sh 116lekë/1 euro ose 107 lekë/1$. Ky quhet kurs këmbimi nominal. Nëse futim në lojë nivelin e çmimeve agregate atëhere fitojmë kurset reale të këmbimit. Ato i shënojmë me ϵ dhe llogariten si e (normë nominale këmbimi) që shumëzon P/P* ku P është çmimi i brendshëm agregat dhe P* çmimi i huaj agregat. Kurset e këmbimit përcaktohen në tregun valutor. Rolin e tregut valutor e luajnë bankat, këmbimoret etj.

Kurset e këmbimit ndikojnë negativisht ose pozitivisht në ecurinë e një ekonomie nëpërmjet ndikimit përgjithësisht në eksport-importe.

Më poshtë po japim modelin e një tregu valutor.

Në boshtin e Y-ve është vendosur kursi këmbimit, në boshtin e X-ve është vendosur sasia e valutës. Kurba e kërkesës për valutë tregon se sa më shumë të ulet sasia e parasë për një euro aq më shumë vlerësohet leku shqiptar dhe zhvlerësohet valuta. Kjo tendencë bën që sa më shumë të ulet sasia e parave për një euro aq më shumë do rritet kërkesa për valutë dhe e kundërta qëndron me ligjshmërinë e kurbës së ofertës për valutë. Sa më shumë të ulet sasia e lekut për një euro aq më shumë ulet sasia e ofruar. Në Shqipëri nuk kemi këtë tendencë, përkundrazi që nga viti 2010 deri në vitin 2023 euro është zhvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet neto janë ulur, Bilanci Tregtar është rritur, remitancat dhe IHD nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të dukshëm, atëhere shtrohet pyetja kush ka ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe vlerësimin e lekut shqiptar? Përgjigja është e thjeshtë; paraja informale që ka depërtuar në Shqipëri në mënyra të ndryshme, fenomeni i pastrimit të valutës ka ndikuar fuqishëm në vlerësimin e lekut shqiptar dhe në zhvlerësimin e valutës.

Kush ndikon në kërkesën për valutë?

1.Shkalla e hapjes së ekonomisë ndaj vendeve të tjera. Ka rëndësi pasi në një ekonomi të mbyllur nuk kanë rëndësi të madhe kurset e këmbimit. Rast tipik kemi pasur në ekonominë shqiptare për 45 vite ku sundonin parimet e planifikimit socialisit, që parashikonin mbështetjen në forcat e veta. Ky parim përjashtonte përgjithësisht lidhjen me pjesën tjetër të botës. Veprimet në këtë periudhë realizoheshin kryesisht në klering me vendet e ish bllokut komunist të Lindjes. Ndërsa me Vendet Perëndimore Shqipëria nuk ka pasur importe-eksporte në shkallën që të ndjehej rëndësia e kurseve të këmbimit. Kur importet janë më të larta se eksportet do ta quajmë qëndrim tregtar pasiv ndaj ekonomisë vendase dhe aktiv ndaj ekonomive të huaja. Prandaj sa më të larta të jenë importet aq më djathtas do të zhvendoset kërkesa për valutë dhe e kundërta. Në Shqipëri shkalla e mbulimit të importeve është 1/3 ,ndërsa shkalla e hapjes është më e vogël se 35% ndërkohë që ekonomitë skandinave e kanë mbi 100%.

2.Rritja e përgjithshme ekonomike.Ka rëndësisepse rritja ekonomike kërkon edhe mbulimin me produkte dhe mallra që kanë më shumëinteres të importohen sesa të prodhohen në vend.Sa më shumë të rriten të ardhurat aq më shumërritet prodhimi, por edhe aq më shumërritetmundësia përimportesepse në të ardhura përfshihen edhe pagesat neto. Rritja e të ardhurave  krijon mundësinë e zhvendosjesdjathtas të kurbës së kërkesës, ndërsa rritja e PBB çon në rritjen e prodhimit dhe rënien e kërkesës përimporte. Në krahun tjetër, rritja e PBB shërben për rritjen e eksporteve.

3.Prirja marxhinale për importe.

Me prirje marxhinale për importe kuptohet shtesa e shpenzimeve për importe për një njësi të rritjes së PBB. MPC = ΔIM/ΔPBB, Rritja e prirjes marxhinale për importe rrit kërkesën për valutë. Në Shqipëri ritmi i rritjes së importeve është më i lartë se ritmi i rritjes ekonomike.

4.Shkalla e çmimeve në raport me vendet e tjera. Çmimet e produkteve kanë rëndësi të madhe në raportet import-eksport. Nëse çmimet e vendeve të tjera janë më të ulëta, atëherë tregtarët dhe vetë qytetarët e një vendi janë të interesuar të importojnë. Konkretisht nëse kursi këmbimit të euros në Shqipëri është 116 lekë për një euro, norma e inflacionit të brendshëm 7% dhe inflacioni huaj 8% atëhere kursi real i këmbimit do jetë 105/1, që do thotë që tregtarët shqiptarë janë të interesuar të rritin importet. Kjo sjell për pasojë rritjen e kërkesës për valutë. Dhe e kundërta, sa më të ulëta të jenë çmimet e një malli aq më pak e ndjeshme do të jetë kërkesa për importe.

5.Shijet dhe preferencat. Kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e importit të mallrave. Zakonisht shijet kanë të bëjnë me preferencat për mallra të freskëta dhe të prodhuara në mënyrë jo artificiale apo me rrugë industriale. Kështu italianët preferojnë të konsumojnë produkte deti prej Shqipërisëose grekët kanë preferenca për të importuar mish qengji nga Shqipëria.Dhe më tej vendet e tjera importojnë prej Shqipërisë përgjithësisht lëndë të parë të papërpunuar si lekurë, materiale drusorë,bimë medicinale, perime, shalqi, luleshtrydhe etj.Kështu shijet dhe preferencat ndikojnë në zhvendosjen e kërkesës për valutë majtas, dhe e kundërta ndodh për ato mallra që shpiptarët pëlqejnë ti importojnë.

6.Tarifat dhe kuotat. Kanë rëndësi pasi kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimet e mallrave të importuara. Ulja e kuotave ndikon në rritjen e çmimeve dhe zhvendosjen e kërkesës për valutë majtas. Po kështu mund të vlerësojmë edhe pozicionin e tarifave. Nëse kemi rritje të tyre do të kemi rënie të kërkesës për importe, për rezultat rritja e tyre e zhvendos kërkesën për valutë majtas. Në Shqipëri aplikohen pak kuotat dhe tarifat e detyrueshme për periudha dhe produkte të caktuara.

7.Produktiviteti.Nëse kemi rritje të produktivitetit kjo do të thotë se mallrat e vendit prodhohen me çmime më të lira se mallrat e vendeve të tjera. Kjo ndikon në rënien e kërkesës për mallra të huaja dhe mbivlerësimin e monedhës kombëtare. Pra rritja e produktivitetit e zhvendos kërkesën për valutë majtas. Në Shqipëri nuk kemi rritje të produktivitetit pasi kemi një ekonomi të përqëndruar kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe jo në sektorët e prodhimit. Kjo bën që importet të jenë parësore dhe përcaktuese të nivelit të çmimeve në ekonominë shqiptare.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në ofertën e valutës?

  1. Eksportet. Janë faktori më i rëndësishëm dhe kryesor për ofertën e valutës. Sa më shumë të rriten eksportet aq më shumë rritet edhe oferta monetare- valutore. Eksportet përgjithësisht janë në rritje, megjithëse në to vend të rëndësishëm zënë rieksportet që në Shqipëri zënë rreth 40%. Rritja e eksporteve ndikon në zhvendosjen e ofertës djathtas lart.

2.Transfertat ose prurjet e faktorëve. Transfertat në të cilën përfshihen edhe remitancat përbëjnë burimin më të rëndësishëm të ofertës së valutës për Shqipërinë. Në dhjetëvitet e fundit së bashku me IHD-të është zëri kryesor i ofertës valutore. Rritja e ofertës së valutave prej transfertave e zhvendos kurbën e ofertës djathtas lartë.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e ofertës së valutës përmendim edhe rritjen e shërbimeve, që kanë të njëjtin efekt si dhe dy faktorët e parë. Një faktor i rëndësishëm është valuta, që futet në Shqipëri në mënyrë jo legale.

  1. Stabiliteti ekonomik dhe politik. Është një faktor i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me garantimin e depozitave të kursimit në valutë. Në Shqipëri prurjet prej emigrantëve zënë peshë të rëndësishme në tërësinë e prurjeve. Duhet theksuar se nga paqëndrueshmëria ekonomike dhe politike e Shqipërisë janë frenuar transfertat nga jashtë dhe janë ulur depozitat me afat në lekë dhe në valutë. Kështu stabiliteti ekonomik dhe politik është faktor i rëndësishëm për rritjen e prurjeve. Rritja e tyre zhvendos ofertën e valutës djathtas.

4.Rritja e investimeve kapitale. Rritja e numrit të ndërmarrjeve të përbashkëta me aktivitet jashtë territorit të Shqipërisë është e rëndësishme, sepse ndikon në rritjen e rrjedhjes së valutës.

5.Normat e interesit. Kanë rëndësi, sepse stimulojnë rrjedhjen e valutës jashtëvendit kundrejt interesave të rritura ose stimulojnë prurjen e valutës Brenda vendit si rezultat i normave të brendshme të rritura. Është burim i rëndësishëm valute që në Shqipëri është njohur në vitet e fundit. Blerja e Bonove të Thesarit të vendeve të tjera është pak e njohur për publikun shqiptar, megjithëse bankat shqiptare kanë ndërmarrë veprime të tilla. Qeveria shqiptare së fundi rriti normën e interesit të Bonove të thesarit deri në 5.4% për të stimuluar blerjen në interes të buxhetit fiskal. Krahas faktorëve të përmendur më sipër ka edhe faktorë të tjerë me ndikim më të vogël.

 

Cilët janë faktorët e tjerë që ndikojnë në kursin e këmbimit?

 

1) Prodhimi i brendshëm (të ardhurat),Y. Një rritje e PBB-së sjell rënie të normës së këmbimit sepse: Prodhimi i lartë i brendshëm rrit kërkesën për importe dhe rrit ofertën për para të vendit.

2) Prodhimi i huaj (të ardhurat), Yj. Një rritje e PBB-së së huaj sjell rritje të normës së këmbimit sepse: Prodhimi i lartë i huaj rrit kërkesën për eksporte dhe rrit kërkesën për para të vendit.

3) Norma reale të interesit të brendshëm, r. Një rritje e r-së sjell rritje të normës së këmbimit sepse: Norma e lartë e interesit bën që asetet e brendëshme të bëhen më shumë të pëlqyeshme dhe të rritet kërkesa për para të vendit.

4) Norma reale të interesit të huaj, rj. Një rritje e normës së interesit të huaj do sjellë ulje të normës së këmbimit, sepse: Kërkesa e lartë e normës së interesit të huaj i bën asetet e huaja më shumë të pëlqyeshme dhe rrit ofertën për para të brendshme.

5) Kërkesa e huaj për të mira të brendëshme. Kur kjo kërkesë rritet do rritet edhe kursi i këmbimit sepse: Kërkesa e lartë për të mira të brendshme rrit kërkesën për para të vendit.

Përfundimisht askush nuk duhet të krenohet se forcohet ekonomia nga vlerësimi i lekut dhe zhvlerësimi i valutës. Mos harojmë se një nga drejtimet e luftës tregtare që bën Amerika me Kinën është lufta midis dollarit dhe juanit, sepse kinezët kanë kursin fiks dhe nuk e lejojnë juanin të vlerësohet, ata e mbajnë fiks dhe herë herë të zhvlerësuar duke stimuluar në shkallë të gjerë rritjen e eksporteve.