Artur Meçollari: Porto Romano e Limioni mund të çojnë në burg Olta Xhaçkën

Unë di një gjë ,Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është thirrur dhe i është paraqitur prova në lidhje me bazën e Limionit. Para dy javësh është thirrur në SPAK dhe i është paraqitur prova. Ju kujtoj që para 2 muajsh janë sekuestruar rreth gjashtë celularë , një nga të cilit i takonte biznesmenit Artan Dulaku , ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku, ish- shefes së kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes Belioza Coku, ish kryetarit të dhënies me koncesion në Ministri të Infrastrukturës, ky që është  në paraburgim tani që ishte drejtori i KESH-it edhe një person tjetër që bënte pjesë në komision dhe unë jam i bindur që provat e nxjerra nga një nga celularët i është  paraqitur Olta Xhaçkës për të dhënë shpjegime .Ajo kur ka dalë jashtë SPAK-ut pra ka qënë  pa fjalë dhe jo në gjendje të mirë në mënyrë paraqitje jo shumë e këndshme . Çështja e bazës së Limionit është çështje kohe, sepse ka vendosur Gjykata e Lartë, akuza është shumë e rëndë .Është cënuar siguria kombëtare, janë cënuar marrdhëniet me NATO-n dhe është cënuar operacionaliteti dhe gadishmëria e forcës detare.

Sigal