Grabitja e pronave në Dhërmi/ SPAK të hetoj grabitjen me dokumenta fallco të bregdetit në Gjilekë të Dhërmiut. Ja emrat dhe faktet tronditëse

1267
Sigal

Heshtja e qëllimshme e shtetit dhe pushtetit lokal, të cilët favorizojnë individë me rekode kriminale dhe që janë në kërkim nga drejtësia. Ja emrat, faktet dhe dokumentat

 Ja si po grabitet prona me dokumenta fallco në Gjilekë të Dhërmiut nga bandat e bregdetit

 Ditët e fundit në median e shkruar dhe atë elektronike është trumbetuar fort për një “shkelje” të ligjit nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t Vlorë, për rastin e një leje legalizimi ne zonën e Gjilekës në Dhërmi.

Por si qëndron e vërteta …

Gjileka është një nga zonat më të kërkuara sot për sot në Shqipëri për arsye turistike dhe rrjedhimisht dhe interesi është i lartë. Ne këto kushte dhe grabitësit e pronave këtë zonë e kanë zonën e “gjahut” të preferuar.

Rasti në fjalë ka të bëjë me “gjahtarin” e pronave fallco dhe me një të dënuar për vrasje të quajtur Ilir Ahilea Koka. Pikërisht ky qytetar, pasi iu fsheh drejtësisë për rreth 10 –vjet, për shkak të një dënimi për vrasje, sot trumbeton nëpër instanca të shtetit dhe akuzon më të madhe, sikur atij i është grabitur prona pikërisht nga kushëriri i tij i parë, Helidon Gjikoka. Shpifjet dhe kallëzimet shkojnë deri aty saqë në mënyre abuzive, qytetari Ilir Koka kallëzon si të implikuar dhe punonjës të ALUIZNI-t Vlorë dhe më konkretisht ish- përgjegjësin e legalizimeve Adiseldo Rrapaj, sikur ky i fundit ne sajë të lidhjeve të ngushta me përfituesin e Lejes së Legalizmit Helidon Gjikoka, paska lidhje të ngushta. Vazhdon prej 30 vjetësh parimi “shpif, shpif se diçka do të mbetet”. Sulmet e këtij “gjahtari” pronash si Ilir Koka shkojnë deri aty, sa për të njëjtën çështje, kallëzon penalisht gjithë strukturën e ALUIZNI-t Vlorë në disa Prokurori të Vendit. Gojët e liga thonë se u është premtuar personave të jashtëm se nëse grabitet kjo pronë nga shtetasi Helidon Gjikoka, atëherë “gjysmat ju, e gjysmat ne” Në një investigim të thjeshtë ka rezultuar se Prokuroria e Vlorës, si një institucion që ka kompetencë territoriale dhe lëndore për këtë çështje vazhdon hetimet në mënyrë të pavaruar, ndërsa Prokuroria e Tiranës jashtë çdo kompetence territoriale vazhdon çështjen në mënyre abuzive dhe lëshon urdhër ndalimi për perfituesin e lejes dhe pronarin e ligjshëm Helidon Gjikoka. Mos ndoshta jemi përballë një lënde të parë për veting në ngarkim të Prokurorit Ervin Karanxha, i cili jashtë çfarë do lloj kompetence, në të njëjtat kushte, fakte dhe prova vazhdon paralelisht të njëjtën çështje dhe me mbivendosje kompetencash me Prokurorinë Vlorë.

Shtetasi Ilir Koka ndër të tjera pretendon se objekti i legalizuar është në emrin e një të panjohuri për të, si Helidon Gjikoka. E vërteta qëndron ndryshe në fakt, pasi Ilir Koka dhe Helidon Gjikoka janë në marrëdhënie të posaçme, kushërinj me njeri-tjetrin, përkatesisht djalë halle dhe djalë dajo.

Pavarësisht se Ilirit i intereson ta paraqesë marrëdhënien midis palëve si marrëdhënie të thjeshtë përfaqësimi duke i’u referuar prokurës së datës 21.09.2009, nuk jemi përpara këtij rasti për shkak të lidhje të afërta fisnore.

Ilir Koka pretendon se është pronar i ndërtimeve, pasi nëpërmjet AMTP nr. 9769, date 07.02.1994, lëshuar në favor të familjes bujqësore të Ahilea Koka, ka trashëguar nga ky i fundit tokën prej 1430 m2 në vendin e quajtur Perivolo.

Sipërfaqja e tokës, që Ilir Koka pretendon në pronësinë e tij sipas AMTP nr. 9769, date 07.02.1994, është e paprekur nga ndërtimet e legalizuara në favor të palës së paditur. AMTP nr. 9769, datë 07.02.1994 nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe në këto kushte ka patur pasiguri lidhur me vendosjen e pronës së përfshirë në këtë akt.

Fakt është se të 1430m² e perfshira ne AMTP nr. 9769, date 07.02.1994 janë të lira, ose në rastin me të keq të zëna pjesërisht nga objekti i legalizuar në favor te paditësit, sipas lejes së legalizimit nr. 211987, datë 20.09.2018, të cilën paditësi nuk e përmend, duke synuar krijimin e përshtypjeve të gabuara lidhur me situatën reale në terren, si dhe shkaqet e mosmarrëveshjes.

Jo vetëm që ndërtimi i objekteve të të paditurit nuk është realizuar në tokën e Ilir Koka dhe me investimin e tij, siç përmendim më sipër, por ndërtimi nuk është realizuar sipas lejes së ndërtimit, pra sipas pretendimit të paditësit.

 

Leja e ndërtimit, e miratuar me vendim nr. 69, date 16.12.2010 te K.RR.T., Bashkia Himarë nuk eshtë zbatuar ndonjëherë dhe për këtë arsye si Ilir Koka, ashtu edhe Helidon Gjikoka, kanë fituar të drejtat e tyre pronësore, secili mbi pjesë të objekteve ndërtimore, respektivisht sipas lejeve të legalizimit  nr. 211987, datë 20.09.2018 dhe nr. 211988, datë 20.09.2018.

 

Leja e ndërtimit nuk mban datë të zbardhjes së saj, ndërsa fatura e detyrimeve, të cilat sipas ligjit i paraprijnë zbardhjes së lejes së ndërtimit, mban datën 13.05.2011.

 

Nga proces verbali i datës 07.10.2011, mbajtur nga grupi i punës i caktuar nga Bashkia Himarë për ndjekjen e punimeve të ndërtimit sipas lejes së miratuar, u konstatua se “topografia e paraqitur në dokumentacionin e sheshit të ndërtimit nuk përputhet me faktin ne terren”, pra objektet e ndërtuara nuk janë vendosur sipas lejes së ndërtimit, të miratuar me vendim nr. 69, date 16.12.2010 te K.RR.T., Bashkia Himarë. Proces verbali përmend gjithashtu se “nuk janë pasqyruar zhvillimet përreth”, se “…edhe studimi (urbanistik i paraqitur) nuk eshtë real”, se “duhet të pasqyrohen (në dokumentacionin e ndërtimit) të gjitha zhvillimet” dhe se “Objekti është ndërtuar”.

 

Pra, ndërtimi që Ilir Koka pretendon në pronesinë e tij, nuk është ndërtuar sipas lejes së ndërtimit, miratuar me vendim nr. 69, date 16.12.2010 te K.RR.T., Bashkia Himarë, por ka qenë i përfunduar në kohën e miratimit të lejes dhe deri në legalizimin e tij ka qenë objekt i jashtëligjshem, që është ndërtuar prej Helidonit.

 

Fakti që ndërtimi është realizuar me investimin e Helidonit, provohet edhe nga fakti se Ilir Koka ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale të “Vrasjes” dhe në kohën që pretendohet se është nxjerre leja e ndërtimit dhe është realizuar investimi, Ilir Koka ka qenë person që i fshihej drejtësisë.

 

Ilir është denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.118, date 27.03.2006, e cila ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Koka, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe dënimin e tij, me 13 vjet burgim. Pas aplikimit të nenit 406 te Kodit të Procedures Penale, kërkuesi është dënuar perfundimisht me tetë vjet e nëntë muaj burgim.

 

Ilir Koka është venë në kërkim ndërkombëtar me datë 26.04.2006 dhe vetëm pasi është parashkruar dënimi, me anë të vendimit datë 07.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ai ka mundur të vijë në Shqipëri.

 

Fakti që punimet e ndërtimit në vendin “Perivolo” të fshatit Dhërmi, janë kryer nga Helidon Gjikoka nëpërmjet punëtorëve të punësuar prej tij dhe duke u zhvilluar konflikte për këtë fakt me persona te tjerë, që pretendonin pronësinë mbi tokën ku eshtë ngritur ndërtimi, provohet dhe nga nga vendimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për pushimin e procedimit penal nr. 619 te vitit 2010 pasi rezulton se ndërtimi ka filluar qysh ne datën 22.04.2010, pra gjashtë muaj përpara se K.RR.T. e Bashkisë Himarë të miratonte lejen e ndërtimit nr. 69, date 16.12.2010 dhe mbi një vit përpara së të lëshohej fatura e detyrimeve (dt. 13.05.2011).

 

Kryerja e punimeve te ndërtimit perpara miratimit të lejes përkatese provohet edhe me vendimin nr. 02, datë 01.04.2010 të Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Vendor, Bashkia Himarë “Për prishjen e objektit”, nga i cili rezulton se tetë muaj perpara miratimit të lejes së ndërtimit është konstatuar se janë kryer pa leje punime ndërtimi për sistemim sheshi.

 

Ndërsa në datën 05.12.2010, pra përpara miratimit të lejes së ndërtimit, Helidon Gjikoka dhe z. Panajot Duni kanë nënshkruar deklaratën noteriale nr. 1777 rep., nr. 1572 kol., sipas se cilës në linjën e tensionit të lartë në vendin e quajtur Perivol, Dhërmi, kanë lidhur linjat e tyre private dhe se pa miratimin e z. Helidon Gjikoka, nuk ka të drejtë asnjë person tjetër të vendosë linje të re. Kjo deklaratë është lëshuar me qëllim sigurimit e funksionimit te linjes së furnizimit me energji elektrike të objekteve të tyre, të realizuar me investim privat dhe provon se në këtë date kanë qënë të ndërtuara objektet e të paditurit Helidon Gjikoka, pasi në rast te kundert nuk do të kishte nevojë për furnizim me energji elektrike, aq më tepër të siguruar me investim privat.

 

Gjithashtu, regjistrimi bashkëshortes së Helidonit, Julinda Gjikoka për ushtrim aktiviteti tregtar në datën 08.07.2011, pra me pak se dy muaj nga kryerja e pagesës për zbardhjen e lejes se ndërtimit, dëshmon se objektet e të paditurve kanë qenë të ndërtuara, të kompletuara dhe të gatshme për perdorim përpara zbardhjes së lejes së ndërtimit.

.

Përsa i perket kontratës së qirasë nr. 27.09.2018, ajo është në vijimesi të kontratave të lidhura prej vet Ilir Koka me shtetasit Helidon Gjikoka, Julinda Gjikoka apo dhe Artur Gjergji përkatësisht në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

 

Ilir Koka gëzon të drejta vetëm mbi objektin e legalizuar në favor të tij, sipas lejes së legalizimit nr. 211987, date 20.09.2018.

 

Përfitimi prej tij i pronësisë se objektit nepërmjet legalizimit dëshmon përsëri se jemi përpara objekteve të ndërtuara në mënyre të kundërligjshme, se e drejta e pronësisë mbi to nuk eshtë krijuar në bazë të lejes së ndërtimit dhe se e drejta e Ilir Koka i korrespondon vetëm ndërtimit të legalizuar në favor të tij.

 

Nisur nga marrëdhenia e posacme midis tyre, duke qenë se Ilir Kokapretendonte se gëzonte pronesinë mbi tokën ku janë kryer ndërtimet, tashmë të legalizuara, në marrëveshje verbale me njëri-tjetrin ata kanë rënë dakort per ndërtimin në tokën, që supozohet se i përkiste palës së paditur dhe përcaktimin e të drejtave në ndërtim, në raport me kontributin e tyre.

 

Legalizimi i kryer në favor të secilës prej palëve i jep përgjigje të plote situates në lidhje me objektet e secilës prej palëve sipas marrëveshjes verbale, përsa i perket investimit ne to dhe te drejtave të pronësisë mbi to.

 

Fakti se Helidon Gjikoka ka qenë investues në objekt dhe se e ka realizuar për llogarine e tij ndërtimin e objekteve të legalizuara me lejen e legalizimit nr. 211988, datë 20.09.2018, provohet jo vetëm nga kryerja prej Helidon Gjikoka e çdo pagese lidhur me ndërtimin, por edhe nga përdorimi i objekteve ekskluzivisht prej tij, qysh prej ndërtimit te objekteve dhe deri më sot.

 

Në të njejtën kohë, Ilir Koka nuk ka shprehur asnjëherë asnjë kontestim lidhur me kryerjen e punimeve dhe as me përdorimin e objekteve për ushtrimin e aktivitetit tregtar, por ai ka pranuar se ka përfituar nga Helidon Gjikoka shuma monetare çdo vit nga fitimet e nxjerra, shuma të cilat i korrespondojnë kontributit te tij në investim sipas lejes së legalizimit nr. 211987, datë 20.09.2018.

 

Konkretisht, objektet janë përdorur per herë të parë në sezonin turistik 2010, prej vitit 2011 deri në vitin 2015 aktiviteti i akomodimit te turistevë është ushtruar nga subjekti Julinda Gjikoka (bashkëshortja e Helidonit), me NUIS L16908214E, në vitet 2015-2017 aktiviteti ekonomik në objekte është ushtruar nga subjekti Artur Gjergji me NUIS L56712203H, kunat i të paditurit Helidon Gjikoka dhe në vijim aktiviteti tregtar është ushtruar nga i padituri Helidon Gjikoka, me NUIS K56706204H.

 

Edhe pse kanë kaluar 10 vjet pas nisjes dhe realizimit të punimeve të ndërtimit, Ilir Koka nuk është në gjendje të sqaroje ku e bazon pronësinë e pretenduar, ne mungësë të të provuarit të çdo lloj pagese për kryerjen e ndërtimit dhe në ç`rrethana e për ç`arsye ka lejuar përdorimin e asaj që e pretendon si pronë të tij për ushtrimin e aktivitetit ekonomik nga Helidoni gjithë këtë periudhë kohore, madje duke mos ngritur asnjë pretendim referuar përdorimit te asaj që pretendon si pronë e tij, vetëm prej Helidonit.