Kontjana Kuçi: Banorët e Durrësit janë në ditët e tyre më të vështira.Më 25 prill qeveria e oligarkëve do largohet

555
Pasi u zhvatën shqiptarëve 400 milionë euro për ineceratorët, me një vendim të qeverisë dhe më pas me një procedurë të kryer nga Bashkia e Durrësit, inceneratori i Klodian Zotos ka marrë të drejtën e përpunimit të inerteve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit duke u shpërblyer me 750 milionë lekë.
Banorët e Durrësit janë në ditët e tyre më të vështira me banesa ende të rrënuara, duke u përballur me një pandemi të frikshme për të cilën qeveria nuk siguron as tamponë e as pajisjet elementare mbrojtje, me një ekonomi në faliment dhe biznes të rrënuar, por mbështetja për oligarkët e qeverisë vazhdon.
Më 25 prill qeveria e oligarkëve do largohet dhe Durrësi e mbarë Shqipëria do i përkasë banorëve të thjeshtë.
Fitorja e madhe do nisë nga Durrësi.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
Sigal