Gjirokastra është qyteti më i madh në jug të vendit, por me probleme të shumta në infrastrukturën e brendshme të qytetit.Në rrugët e gurta fëmijët dhe grupmoshat e ndryshme vuajnë prej vitesh mungesën e hapësirave argëtuese.
Në lagjet Manalat dhe Zinxhira shumë fëmijë kanë gjetur si zgjidhje lojën në rrugë duke u thyer në një rrezik për aksidente nga automjetet.Prindërit të shqetësuar thonë se mungesa e parqeve i detyron ata ti mbajnë fëmijët të mbyllur në shtëpi.
Flamur Golemi kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, ka premtuar krijimin e hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit por edhe pse në mandatin e tij tê dytë asnjë hapësirê nuk është krijuar.