Klodi Stralla: Drejtësia dhe padrejtësia

37

Prandaj shumica e pushtetarëve tanë akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre” dhe jo edhe për “korrupsion”, sepse me akuzën e parë vepron vetëm ndëshkimi (burgu), por jo edhe çdëmtimi (konfiskimi i pasurisë), që shoqëron detyrimisht të dytin.

Sigal

 

DREJTËSIA – para se të jetë ndëshkim ndaj atij që ka bërë padrejtësinë (burg), duhet të jetë riparimi i dëmit që ai ka shkaktuar (konfiskimi i pasurisë).

Vëzhgim

Të gjithë, besoj, bijem dakord se sot për shoqërinë shqiptare krimi më i rëndë dhe më me pasoja sociale për të gjithë është – Korrupsioni, sepse, së pari, kryhet nga pushtetarët, pra nga ata që ne i kemi zgjedhur si përfaqësuesit tanë dhe që kanë shpërdoruar besimin tonë, por edhe, sepse ata janë menaxherët e taksave tona, me të cilat ata duhet të kryejnë shumë punë publike në dobi të komunitetit, pra janë edhe portofoli ynë mbi të cilin kanë vënë dorë.

Shkurt, me pak fjalë, korrupsioni është vjedhje ndaj shoqërisë dhe ata që e bëjnë atë quhen hajdutët e shtëpisë.

Por, ndërsa bëhet shumë zhurmë për ndëshkimin e tyre me burg paraprak (arrestimet), shpesh vend e pa vend para se ata të gjykohen, ka shumë pak bilanc pozitiv me konfiskimet e pasurisë të tyre të vëna me korrupsion. Lexuesit duhet ta dinë se “sekuestrimi” nuk është “konfiskim”, sepse ndërsa i pari e privon pronarin nga tjetërsimi i pasurisë të vet (p.sh. e ndalon ta shesë ose të tërheqë të hollat nga banka) por ajo mbetet e tija, i dyti e kalon pasurinë nga i korruptuari tek thesari i shtetit. Janë dy gjëra të ndryshme që populli nuk i ndan dot për mungesë kulture juridike.

Prandaj shumica e pushtetarëve tanë akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre” dhe jo edhe për “korrupsion”, sepse me akuzën e parë vepron vetëm ndëshkimi (burgu), por jo edhe çdëmtimi (konfiskimi i pasurisë) që shoqëron detyrimisht të dytin.

Me pasurinë e paprekur jashtë, e kalon shumë lehtë edhe ndëshkimin brenda (burgun).

Suksesi i çdo veprimtarie (përfshi edhe reformat) matet me produktin e tyre dhe jo me shown mediatik që ato prodhojnë.