Gjykata Kushtetuese lë në fuqi taksën që rëndon profesionet e lira

89
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të martë, 18 qershor, seancën mbi shqyrtimin e padive të bëra kundër ligjit të taksimit të profesioneve të lira.

Për këtë ligj, janë depozituar tre padi të ndryshme, për të cilat Gjykatata Kushtetuese vendosi të shqyrtohen të ndara.

Në seancë janë dëgjuar argumentet e përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike.

Tabaku tha se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, ‘taton trurin, godet shtresën e mesme, duke shtuar efekt bumerang, me krijimin e skemave fiktive për shmangien e tatimeve”.

Shfuqizimi i ligjit është kërkuar edhe nga Dhoma e Avokatisë. Përfaqësuesi i  Dhomës së Avokatisë tha se pas hartës së re gjyqësorë, edhe ky ligj është në vazhdën e cënimit të profesionit të avokatit.

Qëllimi i ligjit ka qenë keqdashës’- pohoi përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë

Ai tha se më këtë nivel tatimi një avokat me të ardhura 2 milionë lekë në vit, arrin të sigurojë një pagë prej 90 mijë lekë, një e ardhur e pamjaftueshme për të përballuar jetesën, kur pagat e administratës janë 30 deri 40% më të larta se kjo e ardhur.

Avokati Aigest Milo, përfaqësues i IKM dhe IEKA flet për mënyrën e padrejtë që propozuesit e ligjit dhe ligjvënësit kanë tentuar ta kanalizojnë diskutimin publik mbi dy çështje.

Nga radhët e Kuvendit ishte e pranishme Mimoza Arbri, e cila kërkon nga Gjykata të mos e pranojë padinë për të shfuqizuar tatimin e profesioneve të lira.

Edhe Këshilli i Ministrave kërkoi që të mos pranohet padia.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë. Seanca në Kushtetuese zgjati për rreth 7 orë. Gjykata Kushtetuese ju la afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor, ndërkohë me 25 qershor do të jetë vendimi final.