Shpallet gjendje e emergjencës në qarkun e Gjirokastrës. Kështu, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.
Ndaj, duke marrë shkas nga kjo situatë, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Raportohet se Aliaj ka kërkuar që të ndalohet qarkullimi i mjeteve në akset nacionale, për të parandaluar kështu çdo rrezik të mundshëm për aksidente.