Gërmimet arkeologjike/ Cafo Boga: Dikush t’i kujtojë Bordit të AADF-së se shqiptarët janë shumë më të vjetër se grekët e romakët

42
Sigal

Gërmimet arkeologjike mbi 4 vjet, të kryera nga arkeologët shqiptarë të drejtuar nga Adrian Anastasi dhe ata të Universitetit Zviceran të Bernës, kanë konfirmuar se vendbanimi i banesave të grumbulluara të Linit në Pogradec është më i vjetri në Evropë mbi 8500 vjet, ose 6000 vjet para Krishtit. Arkeologu Zviceran, Albert Hafner thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim, që zhvilloi bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, e cila më pas u përhap në Itali dhe në të gjithë Evropën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato që gjenden në Zvicër, -thotë ai. Për fat të mirë, që në këtë projekt nuk u përfshinë arkeologët e AADF-së në Butrint, Richard Hodges dhe David Hernandez, përndryshe ndoshta do ta kishin etiketuar këtë vend si vendbanim Helen apo Romak. Dikush duhet t’i kujtojë Bordit të AADF-së se Shqiptarët janë shumë më të vjetër se Grekët dhe Romakët!