Fondet e BE, fermeri: Norma e korrupsionit deri në 50 %

32

Fondet, dhe të gjitha lekët, që kanë ardhur nga BE për rindërtimin, janë shpërndarë përpara zgjedhjeve për të bërë qoka elektorale, dhe objektet që janë dëmtuar nga tërmeti, edhe sot 5 vjet janë përjashta. Norma e korrupsionit ka qene 30-40 për qind dhe arrinte në 50 për qind kur dokumentacionin ta përgatisnin punonjësit e AZHBR e t’i bëje vetëm kërkesën.

Sigal

Fermeri Romeo Nazark ka folur për fondet europiane, që duhej të përdoreshin nga qeveria për fermerët, por me të cilat është abuzuar në mënyrë të llahtarshme.

Romeo Nazarko: Fondet e Bashkimit Europian nuk janë vetëm fondet e IPARD-it. Është një pjesë e fondeve që BE jep, por janë edhe fondet e rindërtimit, që më vonë në informacionet dhe të dhënat, shqiptarët do të dalin më atë shprehjen, kanë për t’u llahtarisur me shpërdorimin që u kanë bërë këtyre fondeve.

Fondet, dhe të gjitha lekët që kanë ardhur nga BE për rindërtimin, janë shpërndarë përpara zgjedhjeve për të bërë qoka elektorale, dhe objektet që janë dëmtuar nga tërmeti, edhe sot 5 vjet më vonë janë në të njëjtën gjendje, njerëzit janë përjashta ose në objekte me qera.

Dmth, nuk kemi vetëm fondet e IPARD, por edhe ato të rindërtimit, dhe fonde të tjera të BE, që jepen për të injektuar sektorë të veçantë. Rasti i Beqaj dhe rasti i Krifcës është i njëjtë, nga ministër, kryeministri i merr dhe i mban në oborrin e vet për t’i mbrojtur, por BE ka një standard që nëse konstaton se ti ke abuzuar, ata nuk të lënë deri në momentin e fundit. Nuk të ndahen.

Këto denoncime dhe këto afera ata i nxjerrin dhe kush është ajo që ne do të marrim mbrapsht, problemi është, iku Krifca, ky çiban i keq nga trupi i fermerëve, por problemi është se çfarë po bën ministrja aktuale e bujqësisë, si po vepron ajo me këtë skandal, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me fondet, por edhe me shpenzimet që kanë bërë fermerët për përgatitjen e dosjeve për aplikim. Nuk është një shpenzim i vogël.

Unë në profesion jam inxhinier, jam një gjysmë fermer. E fillova këtë procesin e një ferme në vitin 2017. Dhe nga 2017 e deri me 2020 kur unë përgatita dosjen, janë që nga aplikimi i marrjes së tokës me qera, deri në dokumentin e fundit, është një shpenzim që shkoi gati 20 mijë euro.

Nëse këto euro do t’i hidhja të paktën do kisha një sipërfaqe të mbjellë, ndoshta jo atë që kisha aplikuar. Ndërkohë që këto 20 mijë euro janë harxhuar për përgatitjen e dosjes dhe ky është një dëm tjetër që shteti duhet t’ua njohë fermerëve.

Por ministrja aktuale në detyrë po vazhdon me të njëjtën rrugë, me të njëjtat përgjigje edhe me pjesën e vet. IPARD-in e kam diskutuar edhe më parë. Është një histori e gjatë e vështirë. Investimi im nuk ishte një investim që unë të fitoja, sepse unë kam ikur nga ajo zonë, nuk fitohet. Imagjino, të gjithë fermerët në Republikën e Shqipërisë dalin me humbje dhe pa subvencionim nga shteti të gjithë janë të falimentuar.

Unë e nisa si një sistem zinxhir ku të gjithë do jepnin kontributin e tyre dhe do merrnin përfitimet e tyre, në raport të punës që do të bënin. Problemi është se jo vetëm gjeja pengesa gjatë përgatitjes së dokumentacionit, por edhe kur arrita të dorëzoj të gjithë dokumentacionin në fund, përgjigjet ishin përgjigje fiktive që ishin të parapërgatitura. Pra unë isha i skualifikuar, që në aplikim, dmth.

Norma e korrupsionit ka qenë 30-40 për qind dhe arrinte në 50 për qind kur dokumentacionin ta përgatisnin punonjësit e AZHBR e t’i bëje vetëm kërkesën. Të gjithë ato subjekte që bënin vetëm kërkesën dhe nuk plotësonin dosjen, duhet të paguanin deri në 50 për qind të shumës që merrnin.

E rëndë është për një sektor që jep 20 për qind të të ardhurave në vend. Të përgatitësh këtë lloj skeme korruptive është shumë e rëndë. Kjo është një tradhti kombëtare për vendin, por edhe për të gjithë fermerët…