Eksperti Kujtim Hoxha: Si duhet përmirësuar skema e sigurimeve shoqërore në dobi të pensionistëve

Ja si është shtuar mosha për përfitimin e pensionit familjar, humbja e sigurimeve të të vetëpunësuarve  dhe si pjesa dërmuese e inspektorëve të sigurimeve shoqërore nuk zbatojnë Vendimin e Këshillit Administrativ të ISSH-së

Gazeta “Telegraf” po vijon një cikël për pensionet, temë, e cila ka ngjallur shumë pakënaqësi te qytetarët. Eksperti Kujtim Hoxha po analizon në mënyrë të detajuar mendime se si duhet përmirësuar/rikonceptuar skema e sigurimeve shoqërore, për të nxjerrë skemën e sigurimeve shoqërore nga kjo gjëndje e vështirë. Sipas Raportit Vjetor të vitit 2023 të ISSH-së Raporti i kontribuesve me ata përfitues rezultoi të jetë 117 persona kontribues me 100 përfitues ky faktor që është nga më kryesorët që skema e sigurimeve shoqërore nuk po stabilizohet edhe pse u bënë ndryshime të rëndësishme duke ndërhyrë në pjesën më të madhe të neneve të saj.

NOA

Në Nenin Nr8 Ligji 7703 “Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore. “Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore për efekt të pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe të pensionit familjar është edhe periudhë kur personi përfiton të ardhura nga sigurimet shoqërore për shkak sëmundjeje, barrëlindje, aksidenti në punë, sëmundjeje profesionale dhe për papunësinë”. Më vonë me ligjin Nr 104/2014 kjo periudhë reduktohet duke njohur për vjetërsi pune deri në vitet kur qytetari plotëson kushtet e vjetërsisë në punë sipas Nenit 92. Pjesa tjetër megjithëse individi ka përfituar nga sigurimet shoqërore nuk i njihet më si vjetërsi pune për efekt përfitimi pensioni pleqërie etj. Nëse ky kufizim hiqet nga ky nen qytetarët që plotësojnë kushtet për pension, përmirësojnë treguesit e nevojshëm të vjetërsisë së punës dhe do të përfitojnë një masë pensioni më të lartë krahasuar me kushtet e kufizimit ligjor.

Neni 33. Në këtë nen është parashikuar edhe rasti kur personi ka plotësuar moshën për të dalë në pension, por vazhdon të punojë. Sipas këtij neni qytetari pensionist mund të  përfitojë pensionin dhe njëkohësisht të punojë, por duhet të paguajë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Periudha që derdh kontribute në këtë rast nuk i njihen për të përmirësuar pensionin për periudhën që kontribon dhe përfiton pension pleqërie.

Mendoj që për këtë nen të ketë ndryshime në koncepte, sepse kështu siç është sot bëhet frenues, qoftë në shmangien e regjistrimit të punonjësve që marrin pension, njëkohësisht duhet të derdhin kontribute. Ky nen duhet të parashikojë edhe dobitë që do të ketë qytetari pensionist për periudhën që merr pension njëkohësisht derdh edhe kontribute. Vlerësimi i kontributeve të këtij grupi shoqëror, që është shumë i madh do të ketë një efekt pozitiv në shtimin e nr të kontribuesve, por edhe një rritje të pensionit për kontributin pas plotësimit të moshës. (Numuri i kontribuesve do të rritet me të paktën 60.000 persona)

Neni 35 Kushtet e përfitimit

Pensioni i Invaliditetit“. Ligji 104/2014“Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror”Në këtë rast të gjithë personat, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë dhe kanë derdhur kontribute për llogari të sigurimeve shoqërore nuk mund të përfitojnë pension invaliditeti nëse nuk kanë periudha sigurimi të paktën një vit në pesë vitet e fundit para se të shpallej invalid. Pra qytetarët megjithëse plotësojnë kriteret mjekësore nga KMCAP nuk e përfitojnë pensionin e invaliditetit, sepse nuk plotësojnë këtë të fundit. Në dhjetë vitet e fundit çdo vit e humbasin të drejtën e përfitimit të pensionit të invaliditetit më shumë se 15.000 qytetarë. Për këtë nen mendoj të hiqet artifica; që në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës detyrimi që të ketë 12 muaj punë. Kjo është jo vetëm antikushtetuese, sepse personi gjatë jetës së tij ka derdhur contribute, të cilat duhet të vlerësohen, por është një nen që i diskriminon këtë grup shoqëror. Normalisht duhet që të zbritet edhe vjetërsia e punës e nevojshme për të përfituar pension invaliditeti. Duke e çuar në gjysmën e periudhës nga momenti i konstatimit si i sëmurë me moshën 20 vjeç. Sipas zbatimit të këtij sugjerimi invalidët do të përfitojnë një pension më të lartë.

Ligji 104/2014 a. E veja, – e paaftë për punë ose – ka mbushur moshën 55 vjeç.b) Burri i ve, kur provohet se ai është: – i paaftë për punë ose – ka mbushur moshën 60 vjeç. Pra edhe në pensionin familjar mosha për ta përfituar atë  është shtuar me 5 vjet. Nga shtimi i moshës për të vejat/vetë në zërin përfitues i pensioneve familjarë të mos arrijnë të përfitojnë shumë qytetarë, të cilët shuhen gjatë periudhës.

Neni 93 i Ligjit Nr 7703“Nënat që kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, marrin pensionin e pleqërisë, kur kanë plotësuar moshën 50 vjeç: Në këtë rast qeveria është kontradiktore me vendimet e veta. Në njërën anë nxjerr vendim për shpërblimin e çdo fëmije të lindur, në anën tjetër nxjerr ligj për shtyrjen e daljes në pension për nënat me shumë fëmijë nga 50 vjet në 55 vjet. Mendoj që për këtë kategori duhet të ulet mosha për të dalë në pension, ose në të kundërtën nuk mund të ketë një ligj paralel për të stimuluar lindjen duke shpërblyer me 40.000 lek për çdo fëmijë të lindur. Këto në aspektin e efektit kundërshtojnë njëra tjetrën.

  1. Nga hedhja e të dhënave në sistem rezultojnë se 26.000 persona në gjithë vëndin që kanë derdhur kontribute si të vetpunësuar në bujqësi, por që nuk e gjejnë veten si të siguruar. (Ky kontigjent nëse nuk kanë ruajtur dokumentin e pagesave që nga viti 1993 e deri sot e humbasin të drejtën për të përfituar pension edhe pse i kanë mbuluar këto periudha me sigurime). (Konstatim i KLSH viti 2012-2013). Ky fakt ka bërë jo vetëm që qytetarët të mos marrin pensionin që ju takon, por edhe prej tyre të humbasë besimi në ISSH. (Shihni uljen e numrit të të vetpunësuarve në bujqësi: Viti 2013 nr i të vetpunësuarve në bujqësi ka qënë 205.191 qytetarë, viti 2023 rreth 75.451 qytetarë)

Viti 2022 ka patur 62.070 persona të siguruar dhe 2023 një numur 75.451 qytetarë ndërkohë në vitin 2013 ka pasur205.191 persona të siguruar, (Referuar Statistikave të Sigurimeve Shoqërore në Raportet Vjetore të saj). Sikurse shihet edhe nga statistikat numri i të siguruarve në bujqësi në vitin 2023 krahasuar me ato të vitit 2013 janë ulur ndjeshëm me 2/3 e të siguruarve kjo si rezultat i gabuar i politikave qeveritare për nxitjen e punësimit në bujqësi. Rezultatet reflektohen edhe në mospunimin e tokës për të cilën duhet të merren vendime urgjente. Qeveria në vitin 2015 ka marrë një vendim të gabuar ku ka parashikuar që sigurimi i të vetpunësuarve në bujqësi në vitin 2018 të barazohet me të vetpunësuarit në qytet. Ky vendim jo vetëm nuk u realizua,(mbeti formal), por mendoj se duhet shfuqizuar duke marrë masa nxitëse në këtë sektor, i cili nëse shihet seriozisht do të shtojë kontribuesit me të paktën 130.000 kontribues, e cila bën që të shtohen të ardhurat në sigurime shoqërore dhe të zbutë problemet sociale për pensione të pjesshme në të ardhmen. (Shihet e domosdoshme që shteti të mbulojë një pjesë të rëndësishme të kontributeve të fermerëve deri në një periudhë afatmesëm.(Njëri nga burimet e shtimit të personave të siguruar dhe shtimin e të ardhurave)

Masa Organizative dhe trajnime të domosdoshme për punonjësit e sistemit të sigurimeve shoqëror.,

  1. Njohja e Legjislacionit bazë të sigurimeve shoqërore, VKM dhe Udhëzimeve në Pritje të qytetarëve/E-Albania. Sot nuk ka një mendim të qartë për të gjithë punonjësit e sigurimeve shoqërore në zbatimin e ligjeve në fushat përkatëse. Ata janë aq pak të informuar për zbatimin e ligjeve saqë ndonjëherë të japin përshtypjen se nuk punojnë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ata nuk njohin dhe as zbatojnë kopetencat e tyre, shpesh herë në kapërcim të kopetencave. (Shpesh herë lidhin pensione të pjesshme duke ju kërkuar qytetarëve, që ata të sjellin borderotë për periudha pas vitit 1998 si police, ushtarakë, doganierë bile dhe gjyqtarë gjykate dhe deputetë?!). Nëse ndokush që do të guxojë duke mos pranuar sa më sipër jam gati të konkretizoj profilet e mësipërme me emra. Për etikë në shkrimin tim nuk po shkruaj, sepse qëllimi është të njihen gabimet dhe të rregullohet sa më shpejt e më mire situata aspak e mirë).

 

  1. Shkuarja e qytetarëve në gjyq në shumë raste edhe kur zgjidhja e problemeve të tyre janë parashikuar se si zgjidhen në Regulloren Shtojcë të Regullores Nr 1 të vitit 2008, e cila është në fuqi. Konstatohet që pjesa dërmuese e inspektorëve të sigurimeve shoqërore nuk zbatojnë Vendimin e Këshillit Administrativ të ISSH-së edhe pse ai është i qartë! Në këtë rast ISSH në mënyrë të padrejtë çon në gjyq qytetarët edhe pse mund t’i zgjidhë ato. (Një pjesë jo e vogël e kuadrove të cilët kanë vendimet e emërimeve, dosjet personale të kuadrit, por nuk kanë mbyllje në mënyrë të padrejtë ISSH i drejton në gjykatë e për më keq veç stresit e gjejnë të drejtën pas disa vitesh, ndoshta disa prej tyre nuk arijnë të përfitojë atë që i jep ligji).
  2. Komisionet Rajonale të DRSSH-ve dhe Komisioni Qëndror i Ankimimit mbeten formale, pa shqyrtuar ankimimet sipas ligjit, duke firmosur vendimet me dosje qarkulluese, sa te njëri anëtar te tjetri , aq sa duket se këto komisione nuk janë ngritur për të zgjidhur problemet, por për t’ju mërzitur jetën qytetarëve në nevojë. (Pothuajse vendimi është negativ, i shkruar nga e njëjta dorë aq sa i ka nxjerrë jashtë funksionit të dy këto komisione?!)
  3. Nga ana e ISSH dhe DPTatimeve përfundimisht duhet të merren përgjegjësitë që ju jep ligji në rekordimin e kontributeve të qytetarëve për kontributet e derdhura por të pahedhur në system për periudhën nga 01.01.1994 deri në 31.12.2011. Kjo do të bëjë jo vetëm që shërbimi të kryhet në kohë reale, por edhe qytetari do të përfitojë kontributin e derdhur që deri sot j’u mohohet padrejtësisht.

Mendime për ndryshimin e llogaritjes fillestare të pensioneve për një periudhë afatmesme:

Është fakt që pensionet në Shqipëri janë shumë të vogla, jo vetëm krahasuar me vëndet përrreth, por të pamjaftueshme për të përballuar kushtet e jetesës me çmimet e sotme, Për të ndryshuar gjëndjen e sotme të pensioneve mendoj që për një afat kohor deri në dhjetë vjet në nenin 59 të ligjit nr 7703 të ndryshuar krahas llogaritjes të pensionit bazë dhe pensionit shtesë edhe të shtohet edhe një pikë, e cila të parashikojë një fond solidariteti nga Buxheti i Shtetit, i cili të funksionojë deri në 10 vjet. Kjo mendoj (Derisa do të jetë nga buxheti i shtetit).

  1. Për pensionet që përfitohen deri në momentin e futjes në funksionim të këtyre ndryshimeve të shtohen: Për pensionet nën 13.000 lekë të shtohen me një masë fikse prej 7.000 lekë. Për pensionet nga 13.000 lek deri 20.000 lek, pensionet të shtohen me një masë që do të jetë për diferencën nga pensioni i vet deri në masën 23.000 lek, pensionet që përfitohen mbi 20.000 lek deri 25.000 lek të shtohet me diferencën nga kjo shumë me pensionet që përfitohen.
  2. Pensionet që do të lidhen pas momentit të futjes në funksionim të këtyre ndryshimeve duke parë ndryshimet dhe kohën kur qytetarët e moshës 30 vjeç në vitin 1991, e cila sigurisht sot e në dhjetë vitet e ardhshme, duke zbritur një nga një për çdo vit do të ulë edhe vitet për periudhën para 1991 konstatuar me probleme në regjistrat e vjetërsisë së punës duke shkuar në zero. Njëkohësisht edhe për këtë kontigjent mund të përdorim të njëjtën llogjikë si më sipër ose më të reduktuar.
  3. Kostua e Buxhetit të Shtetit për zbatimin e ndryshimeve të propozuara:

Në fund të vitit 2023 Pensione rurale janë gjithsej 96418 persona nga 101.114 që kanë rezultuar në fund të vitit 2022 dhe pensione urbane në fund të vitit 2023 rezultojnë 608.581 persona. Të ardhurat mesatare mujore në zonat urbane rezultuar me 19.952 lek/muaj ndërkohë që në zonat rurale rezulton me 11.576 lek/muaj. Duke parë edhe strukturën e pensioneve ku në zonat rurale pensionet janë caktuar me vjetërsi pune në ish KB etj në të ardhmen jo të largët krahasuar me pensionet gjithsej dhe ato pensione, që përfitohen në zonat urbane me pensione të vogla vitin e parë do të kenë një kosto 11.7 miliard lekë, e cila do të zvogëlohet çdo vit në vazhdim derisa nga Buxheti i Shtetit të mos ketë më kontribut për këtë faktor.

(Sipas statistikave të vitit 2023 subvencione nga Buxheti i Shtetit për skemën e detyrueshme ishte 14.541 milion lekë ose 0.63% i PBB).

ç. Futja në funksionim edhe sigurimeve të tjera alternative, që do të shërbejnë qytetarëve pas 10 vitesh