Dosjet e PPP-ve  “Strategjike”  do  konsiderohen  “Sekret Shtetëror” dhe nuk do happen për 20 vite

32
Sigal

Tani që e kanë kuptuar, se nuk mundi t’i mbajnë më të fshehura  PPP dhe Investitorët Strategjikë, ministria e linjës po përgatit  aktin e ri normativ. Sipas këtij marifeti  dosjet do të trajtohen si “Sekret Shtetëror”, dhe asnji  individ, media, drejtësia, institucionet e shërbim shtetërore, të  çdo sektori, publik dhe kushtetues nuk do kenë të drejtë të plotë mbi dosjet e PPP-ve, koncesioneve, investimeve strategjike e kontratave “1 Euro” . Kjo bëhet për të  fshehur  aferat e oligarkëve, trafikantëve, familjarë të ministrave, deputetëve dhe mafiozëve të kompanive offshore

Rilindjen mendon ta shpëtojë duke fshehur dosje të aferave me oligarkë, trafikantë, familjarë të ministrave, deputetëve dhe mafiozëve të kompanive offshore, si pazari me Muhamed Alabbar në Durrës me marifetin “që dosjet e koncesioneve të trajtohen si “Sekret Shtetëror”.

Tashmë që e ka kuptuar, se nuk mundi t’i mbante të fshehura krimet ekonomiko-financiare që ka bërë në këto 10 vite; si dhe pasi humbi betejën me mediat, për t’i ndaluar me denigrime, sulme e projekt-ligje censure, kryeministri ka menduar një marifet tjetër për të fshehur dosjet.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, ministri i Financave dhe Ministrja e Energji- Infrastrukturës, si dy ministrat e linjës së PPP-ve e Koncesioneve, me urdhër të kryeministrit, kanë hartuar një urdhër të brendshëm të përbashkët, për të bllokuar çdo të dhënë në lidhje me to.

Ky urdhër, do jetë në veprim deri në fund të muajit shkurt 2024 si masë administrative sigurie paraprake; ndërsa pas kësaj periudhe, këto dy ministri do propozojnë si Akt-Normativ në qeveri, që dosjet e koncesioneve të trajtohen si “Sekret Shtetëror”.

Pas “kurbanit” të vartësve të tij, Babloku ka vendosur të bllokojë krejt informacionin për dosjet e plota të koncesioneve, pasi si urdhërues e firmosës i tyre, po përjeton afrimin e përballjes me drejtësinë.

Ashtu si në urdhrin e dy ministrave Belinda Balluku e Ervin Mete, edhe në Aktin-Normativ të qeverisë me fuqi të plotë ligjore, do të përcaktohet që dosjet për PPP-të, koncesionet, investimet strategjike dhe kontratat “1 Euro” si ato të Olta Xhaçkës, Gjergj Lucës, Florenc Gjikurisë, Pëllumb Salillarit etj.,etj., do konsiderohen “Sekret Shtetëror” dhe do të arkivohen për 20 vite.

Në aktin normativ do vihet përcaktori ndalues “Sekret për të gjithë”, që do të thotë për individët, mediat, institucionet e shërbimet shtetërore të çdo sektori publik dhe kushtetues, mes tyre, për dosjet e plota të PPP-ve, koncesioneve, investimeve strategjike e kontratave “1 Euro” nuk do ketë akses as drejtësia.

Me këtë përcaktim ligjor, te fondi “Sekret afatgjatë” i arkivës së qeverisë në Linzë, do ngurosen deri në vitin 2044, të gjitha dosjet e aferave koncesionare, që Babloku ka bërë këto 10 vite me oligarkë, trafikantë, familjarë të ministrave, deputetëve dhe mafiozëve të kompanive offshore, si pazari me Muhamed Alabbar në Durrës.

Në aktin normativ do vihet përcaktori ndalues “Sekret për të gjithë”, që do të thotë për individët, mediat, institucionet e shërbimet shtetërore të çdo sektori publik dhe kushtetues, mes tyre,  për dosjet e plota të PPP-ve, koncesioneve, investimeve strategjike e kontratave “1 Euro” nuk do ketë akses as drejtësia.

Ato nuk duhen trajtuar e ngurosur si “sekret shtetëror”, sepse nuk janë dokumente që kanë lidhje me financimin e armëve speciale, por me koncesione ekonomike e shërbimesh në prona shteti e financime nga taksat publike.

Por mësymja drejt kupolës qeveritare, që SPAK ka filluar me rekomandim e mbështetje të SHBA, ka tmerruar aq shumë kryeministrin, sa mendon se do shpëtojë duke fshehur dosjet e aferave, duke i bllokuar si “sekret shtetëror”.Pamfleti