Buxheti 2022, thellon korrupsionin, varfërinë dhe përçarjen kombëtare

380
Sigal

Intervista/ Prof.Dr. Lush Susaj: Buxheti i vitit 2022, është buxheti i varfërisë, demagogjisë dhe shpopullimit të mëtejshëm të vendit. Ky buxhet hap rrugë e shtigje për abuzime dhe korrupsion me investimet të cilat janë adresuar kryesisht tek oligarkët dhe PPP. Nuk ka asnji investim për argjinaturat, prodhimet bujqësore, përmbytjet e tokave, rritjen e pensioneve etj

 

  • Buxheti diskriminon dhe varfëron pjesën më të varfër të Shqipërisë
NOA

 

  • Sistemi i korrupsionit është ndërtuar mbi përçarjen, fiktivitetin dhe demagogjinë

 

  • Buxheti i vitit 2022, është buxhet i varfërisë dhe shpopullimit të mëtejshëm

 

  • Nga 200 000 leje qëndrimi (viti 2020) të lëshuara nga vendet e BE, mbi 52 % janë fëmijë nën moshën 19 vjeç

 

  • Buxheti i vitit 2022, mendoj se do të mbahet mend gjatë edhe si buxheti i diskriminimit real e të hapur të zonave malore dhe përçarjes kombëtare.
  • Kujtoj që për këtë vit nuk ka asnjë investim për argjinaturën e Bunës, e cila shkakton deri në 3000 ha tokë me kultura bujqësore dhe banesa të përmbytura

-Nga korrupsioni dhe narkotrafiku në radhët e policisë dhe të institucioneve të sigurisë, duket që burojnë edhe të tilla fenomene sikurse janë vrasja e fëmijëve nga kriminelë të denoncuar e që jo rastësisht lëvizin të lirë

Gazeta Telegraf

Buxheti 2022 tashmë po përflitet në të gjitha mediat. Nga specialsitët thuhet se ka mangësira të shumta profesionale dhe se ky buxhet nuk është në interes të të gjithë shqiptarëve. Më këtë bisedë Prof Susaj shprehet se: “Jetojmë në një kohë kur për interesa të gushta të mafjes ekonomike e ordinere të miksuar me politikën, na janë vu përpara dy pamje totalisht të ndryshme të Shqipërisë ku jetojmë e punojmë. Njëra është pamja e servirur përmes demagogjisë dhe propagandës dehumanizuese, sipas të cilës qeveria dhe administrata jonë shtetërore e politike po punon natë e ditë për ta kulturuar, zhvilluar dhe integruar ekonominë, politikën dhe shoqërinë shqiptare” Për më tej do të lexoni pse është një buxhet që hap rrugë dhe shtigje abuzimi dhe korrupsioni me investimet dhe projektet, tashmë të adresuara krysisht për kontratat korruptive të PPP-ve….

 

  • Këto ditë kudo në kafenera, shtëpi, apo biseda mes miqsh fliet për buxhetin e vitit 2022. Si do ta cilësoni buxhetin e vitit 2022?
  • Një buxhet ku Sistemi i korrupsionit është ndërtuar mbi përçarjen, fiktivitetin dhe demagogjinë. Pavarësisht nga sa thuhet nga një pjesë e mediave të shkruara dhe vizive, apo nga sa deklarohet nga zyrtarët e lartë e të mesëm të administratës, realiteti tregon se në Shqipëri, është instaluar një sistem politik, që i shërben korrupsionit, varfërisë dhe përçarjes kombëtare. Çdo banor i Shqipërisë, pavarësisht nga bindjet politike, origjina, profesioni apo feja, e ka shumë të lehtë që të dallojë shkakun real të rritjes së papunësisë, kriminalitetit, varfërisë, apo të përkeqësimit sistemit të shëndetësisë, të arsimit, të bujqësisë, të mjedisit, të industrisë, të blegtorisë, të sigurimeve shoqërore, etj.

Jetojmë në një kohë kur për interesa të ngushta të mafjes ekonomike e ordinere të miksuar me politikën, na janë vu përpara dy pamje totalisht të ndryshme të Shqipërisë ku jetojmë e punojmë. Njëra është pamja e servirur përmes demagogjisë dhe propagandës dehumanizuese, sipas të cilës qeveria dhe administrata jonë shtetërore e politike po punon natë e ditë për ta kulturuar, zhvilluar dhe integruar ekonominë, politikën dhe shoqërinë shqiptare. Kjo pamje na paraqitet përmes demagogjisë me kronika e biseda televizive të zbukuruara e të sforcuara, apo përmes statistikave të institucioneve fasadë e nepotike që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, apo përmes dosjeve fiktive të mbushura me fotografi, preventiva dhe situacione fiktive, etj. Ndërsa pamja reale është ajo e familjeve shqiptare që mezi përballojnë varfërinë dhe kushtet e jetsës së vjedhur nga korrupsioni qeveritar. Pamja reale është ajo që kemi kudo në shkollat dhe universitetet tona, atje ku mungojnë edhe kushtet më minimale të bashkëqeverisjes, të bashkëpunimit dhe të kolegjialitetit. Kujtoj faktin që, përtej fasadave, në shkollat dhe universitetet tona, si askund tjetër në botë, mungojnë edhe kushtet më minimale të ngrohjes, të higjenës, të ambienteve didaktike, të teksteve dhe programeve bashkëkohore, të laboratorëve, të praktikave integruese me prodhimin, etj. Pamje të tjera reale na vijnë edhe nga bujqësia dhe blegtoria e vjedhur deri në palcë, apo nga mjedisi i dhunuar e shkatërruar për interesa klienteliste, apo nga shëndetësia që kurrë nuk u bë falas e as në shërbim të taksapaguesve realë, etj. Ndërsa pamja më reale e dramatike e një sistemi kakistokratik e të ndërtuar mbi fiktivitet, demagogji, konfliktualitet politik dhe përçarje kombëtare, është ajo që pasqyron e mbart buxheti i njëanshëm e imagjinarë i vitit 2022. Për mendimin tim, është një buxhet që hap rrugë dhe shtigje abuzimi dhe korrupsioni me investimet dhe projektet, tashmë të adresuara krysishtë për kontratat korruptive të PPP-ve, për shpenzime luksi e demagogjie dhe shumëpakë (me pikatore) të adresuara për sektorët jetikë të prodhimit, punësimit dhe edukimit. Për më tepër, buxheti i vitit 2022, mendoj se do të mbahet mend gjatë edhe si buxheti i diskriminimit real e të hapur të zonave malore dhe përçarjes kombëtare.

  • -Kush është e meta më e madhe e këtij buxeti?
  • E meta më e madhe është se ky buxhet diskriminon dhe varfëron pjesën më të varfër të Shqipërisë. Pavarësisht nga sofizmat dhe justifikimet idjote që konsumohen nëpër komisionet parlamentare dhe nëpër zyrat e institucioneve nepotike të partisë shtet, ftoj lexuesit që të ndalen për pak minuta tek lista e investimeve të reja, vetëm sa për të parë e kuptuar diskriminimin që i është bërë Shkodrës universitare dhe rajonit me popullsinë më të varfër, më të papërfaqësuar dhe me numërin më të madh të azilkërkuesve në vendet e BE. Mesa kuptova unë, në listën e investimeve për Shkodrën hallemadhe janë planifikuar vetëm dy ndërhyrje të vogla, e që kanë të bëjnë me punimet në bajpasin e Shkodrës dhe ato për ndërtimin e ujësjellësit të Muriqanit. Ndërsa për infrastrukturën rrugore, as për shkollat dhe universitetin dhe as për ujësjellës kanalizimet, etj, pavarësisht projekteve të paraqitura e të negociuara, nuk është planifikuar asgjë. E gjithë kjo, duket që ju bën karshillëk edhe vendeve donatore, sikurse janë BE dhe SHBA, të cilat kërkojnë projekte dhe investime të balancuara, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për Shkodrën dhe zonat e varfëra e thellësishtë të vjedhura të Veriut të Shqipërisë. Një tjetër pamje e zymtë është ajo e vonesave dhe harresës totale të investimeve në segmentin e autostradës Adriatiko-Joniane, segmentit të parë të saj, që fillon nga Muriqani dhe përfundon në Balldre. Kjo autostradë ndërkombëtare, është projektuar dhe financuar nga BE, ku është kryer edhe studimi i fizibilitetit dhe miratimi i gjurmës, që në vitin 2016. Ndërsa qeveritë nepotike e të korruptuara, në vend që të lobojnë e të jenë sa më korrekt dhe bashkëpunues me investitorët potencialë, vrapojnë vetëm për të vjedhur, duke e tenderuar me çmime 3-4 herë më të larta se sa çmimet e BE. Për fatin tonë të mirë, BE dhe donatorë të tjerë, po ndërhyjnë dhe po reagojnë në mbrojtje të investimeve të tyre nga korrupsioni qeveritarë. Me të drejtë BE kërkon që autostrada të tenderohet dhe të ndërtohet me koston reale, e jo me kostot korruptive, që pasurojnë krimin, banditizmin dhe klikën orientale të Tiranës. Në këtë debat dhe përplasje, duket që rruga më e lehtë për korrupsionin rezultoi të ishte spostimi i investimeve në adresë të tunelit të Llogarasë dhe të objekteve të tjera të parëndësishme, e aspak emergjente, por më të lehta për t’u vjedhur përmes kontratave klienteliste e korruptive. Një gjë është e sigurtë, mungesa e autostradës nuk i shërben aspak integrimit të brendshëm e të jashtëm të shqiptarëve. Përkundrazi i shërben varfërimit dhe defaktorizimit të mëtejshëm të Shkodrës, si dhe shpopullimit të shpejtë të rajoneve veriore, gjithënjë në shërbim të interesave antishqiptare dhe antieuropiane. Në buxhetin 2022 nuk është përfshirë as rruga e Komanit, një rrugë tepër e amortizuar dhe e premtuar nga të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Kujtoj faktin që për këtë rrugë është bërë edhe projekti dhe tenderi për ta ndërtuar me 24 milion euro, fonde të KESH. Kështu u tha dhe u veprua pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ndërsa pas zgjedhjeve, rezultoi të ishte mashtrim dhe pabesi sa për të mashtruar e vjedhur votat. Edhe kjo rrugë nuk është planifikuar të fillohet e as të ndërtohet në buxhetin e vitit 2022. Rruga e Komanit do të lidhte tre hidrocentralet mbi Drin (Va Dejsin, Komanin dhe Fierzën), do të përmirësonte dhe shkurtonte rrugën dhe mundimet e mijëra turistëve nga e gjithë bota, të cilët frekuentojnë luginat e Valbonës, të Nikaj-Mërturit, të Iballës, të Shalës, etj. Kjo rrugë do të korrigjonte edhe një gabim dhe mosvëmëndje me pasoja të rënda në drejtim të bujtinave dhe objekteve të agroturizmit, në mbi 1/3 e territorit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për elektrifikimin e munguar të fshatrave dhe bujtinave, detyrë e KESH, por që aktualisht po përballohet me gjeneratorë dhe llampa vajguri si në mesjetë. Kjo mosvëmendje shkakton rritje çmimesh dhe reduktim të aftësisë konkuruese të turizmit shqiptar, në shërbim të turizmit të vendeve fqinjë, sikurse është Mali i Zi, Kosova, etj. Propagandën e merr era, ndërsa fuqia konkuruese buron nga investimet e qëndrueshme në infrastrukturë dhe shërbime.
  • -Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. A e lufton varfërinë ky buxhet?
  • Buxheti i vitit 2022, është buxhet i varfërisë dhe shpopullimit të mëtejshëm dhe jo i mirëqënies. Në përpjekje për të mos u zgjatur, po sjell ndërmend edhe disa nga arsyet se përse unë mendoj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që do të thellojë edhe më shumë varfërinë dhe shpopullimin. Kujtoj faktin që bashkë me pseudo reformat në administratën publike dhe territoriale, pushtetit lokal (tashmë i pushtuar nga patronazhistët e parties- shtet), i kanë kaluar shumë përgjegjësi dhe kompetenca, që lidhen me kanalet kulluese e ujitëse, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, mirëmbajtjen dhe furnizimet e shkollave, etj. Dihet që këto ndërhyrje kërkojnë profesionistë e jo militantë partiakë. Këto përgjegjësi kërkojnë buxhet, që me sa kam lexuar nuk figuron askund në buxhetin 2022. Kjo përkthehet në mungesë të theksuar të shërbimeve ndaj njerëzve, në rritje të sipërfaqeve të përmbytura. Kujtoj që për këtë vit nuk ka asnjë investim për argjinaturën e Bunës, e cila shkakton deri në 3000 ha tokë me kultura bujqësore dhe banesa të përmbytura. Mungesa e buxhetit përkthehet në rritje të sipërfaqes së tokave pa mundësi ujitje dhe në shkatërrim të fronteve të punësimit dhe rritje të shpejtë të varfërisë dhe të ritmeve të largimit të banorëve në kërkim të cilit në vendet e BE. Shpopullimi i territorit, në mënyrë të veçantë braktisja e veriut të Shqipërisë, nuk i shërben interesave të shqiptarëve. Përkundrazi mundëson spostime të padëshiruara të popullsive të tjera të rajonit; të atyre që prej 1700 vitesh e lakmojnë dhe ëndërrojnë ditë e natë që të zbresin mbi Luginën e Drinit dhe në portet e Shëngjinit dhe Velipojës. Të mos harrojmë që varfëria dhe buxhetet klienteliste janë ato që qëndrojnë në themel të situatës aktuale, ku nga 200 000 leje qëndrimi (viti 2020) të lëshuara nga vendet e BE, mbi 52 % janë fëmijë nën moshën 19 vjeç. Nga njëra anë, shohim përditë se si shumë prindër shqiptarë po vrapojnë për të larguar fëmijët e tyre. Shofim përditë mënyrën se si, njëlloj sikur afganët në luftë, shqiptarët po i dërgojnë fëmijët me dorën e tyre deri në dyertë e zyrave të azilit të vendeve e BE. Kjo dukuri po ndodh në kushtet kur përveç varfërisë, në lagjet dhe qytetet tona është ulur këmbëkryq edhe kriminaliteti dhe modelet e zhvillimit kaotik përmes aktiviteteve të drogës, vjedhjes dhe korrupsionit. Nga korrupsioni dhe narkotrafiku në radhët e policisë dhe të institucioneve të sigurisë, duket që burojnë edhe të tilla fenomene sikurse janë vrasja e fëmijëve nga kriminelë të denoncuar e që jo rastësisht lëvizin të lirë, apo përdhunimi i të miturve. Akoma më keq, po jetojmë në kohën kur bëhen emërime dhe rikthim në stafet pedagogjike i personave të dënuar për pedofili, për dhunë dhe për korrupsion.

Për sa më sipër, unë mendoj se nuk është koha për të heshtur e për t’i nxjerrë dhëmbët njëri tjetrit. Përkundrazi është koha për të reaguar të bashkuar kundër të keqEs sonë të përbashkët, sistemit të nxirë të korrupsionit, shpopullimit dhe përçarjes kombëtare.

 

*harresës totale të investimeve në segmentin e autostradës Adriatiko-Joniane, segmentit të parë të saj, që fillon nga Muriqani

*spostimi i investimeve në adresë të tunelit të Llogarasë dhe të objekteve të tjera të parëndësishme, e aspak emergjente, por më të lehta për t’u vjedhur

*as rruga e Komanit nuk wshtw pwrfshirw

* Rruga e Komanit do të lidhte tre hidrocentralet mbi Drin (Va Dejsin, Komanin dhe Fierzën), do të përmirësonte dhe shkurtonte rrugën dhe mundimet e mijëra turistëve nga e gjithë bota