Bien lindjet, 22 mijë bonuse për bebet janë shpërndarë në të gjithë vendin

569
Sigal

Edhe pse qeveria vendosi si inventivë financiare për shtimin e popullatës bonusin e bebeve prej 40 mijë lekë, duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Të dhënat nga INSTAT flasin për rreth 5.7 % lindje më pak se një vit më parë në tremujorin e dytë të 2019.

Ndihma financiare për prindërit e rinj duket se të paktën në vitin e parë të saj nuk ka qenë një shtysë e mjaftueshme për të rritur numrin e lindjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në tremujorin e dytë të 2019 vihet re një rënie e numrit të lindjeve me 5.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, bonusi i bebeve që nis prej shumës 40 mijë lekë vijon të shpërndahet në maternitete.

“Për lehtësi të qytetarëve në spitalin tonë është inkuadruar edhe një punonjëse e gjendjes civile, qe merret me dokumentet, certifikatën e asistencës në lindje, certifikatën familjare dhe certifikatën e lindjes në të cilat është përcaktuar që është në bonusin e bebes”

Vendimi i Këshillit të ministrave ka edhe fuqi prapa vepruese. Për të gjithë ata që janë bërë prindër para vitit 2019, do të përfitojnë bonusin e bebes për numrin e fëmijëve që kanë.

“Për fëmijën e 3-të 120 mijë lekë të reja”

Në maternitetin e Ri në Tiranë janë shpërndarë deri më tani rreth 3000 çeqe, ndërkohë në gjithë vendin  kanë përfituar bonusin rreth 22 mijë bebe.