Alqi Naqellari: Bujqësia e Kosovës sfidon bujqësinë Shqiptare

588
Sigal

 

                                                                           

Bujqësia në Kosovë është më e përparuar dhe më e subvencionuar se bujqësia në Shqipëri. Për ta provuar se është më e përparuar dhe më e zhvilluar kemi analizuar tre tregues: Shkallën e copëzimit të tokës bujqësore, shkallën e mekanizimit dhe subvencionet. Shqipëria duhet ta marri si shembull Kosovën në sektorin e zhvillimit të bujqësisë, dhe jo vetëm, por edhe në krijimin e kompanive aksionere në fushën e nxjerrjes dhe të përpunimit të pasurive të pa rikuperueshme.

Së  pari: Copëzimi ose fragmentarizimi i tokës arë, i cili erdhi si pasojë e hartimit jo me këndvështrimin e ekonomisë së tregut, e zbatimit të keq, të nxituar dhe të papërgjegjshëm të Ligjit Nr. 7501, datë 19.7.1991, Për privatizimin e tokës bujqësore. Për mendimin tim ky është një ligj i cili duhet të rishikohet sa më shpejt sepse zbatimi i tij në këto 30 vite ka bërë që ekonomia bujqësore shqiptare të mbetet një ekonomi primitive e bazuar kryesisht në punimet me dorë dhe me kafshë. Copëtimi i tokës bujqësore në miliona parcela i ka hequr çdo mundësi bujqësisë shqiptare për të rritur shkallën e mekanizimit. Ka ardhur koha e krijimit të Kooperativave Bujqësore të tipit kapitalist.

=Si është e parceluar toka bujqësore në Shqipëri?

Në Shqipëri rreth 98% janë ferma familjare të vogla. Në 2009 ka pasur 353486 ekonomi me aktivitet, 86% e tyre me bimë dhe blegtori. Numri i tyre ka ardhur në rritje. Numri parcelave për fermë ka qenë 4.1, sipërfaqeja mesatare për fermë 1.14 ha. Totali parcelave të mbjella me bimë arash 1,434,086.00. Nëse përfshijmë edhe parcelat me pemishte, ullishte, vreshta dhe agrume atëhere ky numër kalon 2 milionë, numër i frikshëm ky nëse vendosim para shkallën e mekanizimit dhe mundësinë e rritjes së rendimenteve të produkteve. Në Shqipëri:

-20% ose 70697 ferma kanë < se 0.5 ha tokë.

-25.6% ose 90492 ferma kanë  0.6 > 1 ha tokë, kështu,

-45.6% ose 161189 ferma kanë deri 1 ha tokë.

-40.4% ose 142808 ferma kanë nga 1.1 deri në 2 ha dhe

-14% ose 49489 ferma kanë mbi 2 ha tokë. Kjo do thotë që 86% e fermerëve nuk dalin në treg ndërsa janë aktivë në treg vetëm 14%.

Madhësia e fermave në vitin 2009(Vjetari MBUMK 2009)

  Ha Total %
1 0.1-  05 88537 25
2 0.6- 1 91839 26
3 1.1-  2 129294 36.6
4 2.1 + 43817 12.3
    353486 100

                Sa duhet të jetë madhësia e fermës bujqësore që të rezultoi me fitim?

Ekspertët kanë konkluduar se fermat deri në 1 ha janë shumë të vogla dhe nuk mund të prodhojnë për tregun. Fermat midis 1 ha dhe 2 ha kanë mundësi më shumë, por gjithsesi edhe këto mund të konsiderohen shumë të vogla, ndërsa fermat mbi 2 ha kanë mundësi dhe mund të jenë të vlefshme, nëse kanë të kombinuara llojin e aktivitetit bujqësor, njohuritë dhe cilësinë e tokës.

Si konkluzion mund të thuhet se “një fermë duhet të jetë të paktën 3 ha, ose më e madhe në rastin e perimeve ose frutave që të prodhojë për treg”. Nga të dhënat statistikore të Ministrisë së Bujqësisë, vetëm 1.1% e fermave në vend ose 3918 në total, janë shumë të mëdha, me mbi 10 ha ose më shumë. Duke i kategorizuar si të mëdha fermat mi 2.1-10 ha rezulton se, vetëm 14% e fermave kanë potencialin për të qenë të orientuara drejt tregut për kulturat bujqësore. Tre të katërtat e familjeve gjenerojnë të ardhura të ulëta nga bujqësia, shumë më poshtë se kufiri i fermës ekonomikisht të qëndrueshme. (Hoxha E, Kontraditat e bujsësisë,17.4.2021).

=Si është e parceluar toka bujqësore në Kosovë?

Toka bujqësore në Kosovë është më pak e parcelizuar se në Shqipëri. 74.2% të sipërfaqes e kanë 30% e fermerëve. Kanë mbi 2 hektar deri në 5 hektar tokë. Këta fermerë me këtë sipërfaqe toke supozohet që dalin të gjithë në treg.

Të dhëna mbi madhësinë e fermës në Kosovë.(ASK-Anketa e ekonomive bujqësore 15, 16, 17, 18, dhe 19)

Madhësia e fermës Tokë e punue

shmeHa

Ekonomi bujqësore Tokë/

fermë

0≤ha<5 5929 32020 0.185
0≤ha<1 12065 18355 0.657
1≤ha<2 30123 23022 1.308
2≤ha<5 65202 24231 2.691
5≤ha<10 39533 6013 6.575
10≤ha<20 16013 1203 13.311
20≤ha<30 5146 245 21.004
ha≥30 13016 200 65.080
  187027 105289 1.776
2≤ha<5 65202 24231 2.691
5≤ha<10 39533 6013 6.575
10≤ha<20 16013 1203 13.311
20≤ha<30 5146 245 21.004
ha≥30 13016 200 65.080
  138910 31892 4.356

Kosova ka vetëm 105289 ekonomi bujqësore ose 29.7% të numrit të ekonomive që ka Shqipëria. Tokë për fermë ka 1.4 ha nga 1.14 ha që është në Shqipëri. Shqipëria është vendi me më pak tokë bujqësore në Europë.

Në Kosovë 30% e fermerëve ose 31892 që kanë 74.2% të tokës në përdorim ose 138910 ha, me nesatarisht 4.35 ha tokë dalin në treg.

Në Shqipëri vetëm 14% e ekonomive bujqësore ose 49489 ekonomi mund të dalin në treg.

Kosova ka dy herë më shumë fermerë(ekonomi) ndaj totalit të fermave që dalin në treg sesa Shqipëria. Ky është një trgues domethënës për fuqinë ekonomike, mundësinë e përdorimit në shkallë të gjerë të mekanikës bujqësore, ujitjes, kullimit, aplikimeve shkencore në rritjen e aftësisë prodhuese.

                Së dyti Shkalla e mekanizimit, baza materialo-teknike ekzistuese e bujqësisë.

Shqipëria trashëgoi nga sistemi i centralizuar një bujqësi jo intensive, me mekanikë të prapambetur, por me një avantazh që nuk ekziston më sot. Kishte traktorë me goma në numër të pakët, kishte traktorë me zinxhirë DT-54 që plugonin tokën, zisa të vjetër kinez, plugje të prodhuar në vend, autokombajna, makina shirëse, trior, shnek, kultivatorë etj. E gjitha një mekanikë e vjetëruar që nuk mund ti përballonte dot nevojat e bujqësisë që ishin vazhdimisht në rritje.

Bujqësia para’90 kishte një sistem perfekt ujitje dhe kullimi, hidrovore, kolektor, kanale primare ujitje dhe kullimi që përshkonin gjith Ultësirën Perëndimore, aq sa nuk kishte asnjë vit ku të përmbyteshin tokat bujqësore ashtu siç përmbyten në kohën e sotme, thuajse çdo vit. Mbi 60% e tokës bujqësore ishte nën ujë.  Në 2019 aftësia ujitëse e mundëshme 356706 ha, sipërfaqja faktike e ujitur 179178 hektar (50%).

Në të gjitha rrethet dhe ish kooperativat bujqësore ka pasur elektropompa dhe motorpompa për ujitje. Ka pasur rreth 600 rezervuar për ujitje etj. Sot nuk ka asnjë elektropompë dhe pjesa më e madhe e rezervuarve janë jashtë funksioni nga mungesa e kanaleve dhe bllokimi i shkarkuesve.

Në dispozicion të bujqësisë ishin dy fabrika të fuqishme të prodhimit të plehrave fosfatikë e azotik, Uzina e Superfosfatit në Laç dhe Uzina e prodhimit të nitrat amonit dhe uresë në Fier. Kishte një uzinë kimike në Durrës për prodhimin e pesticideve dhe insekticideve, etj. Sot nuk ka asnjë uzinë apo fabrikë të prodhimit të plehrave kimike.

=Çfarë baze mekanike ka sot në dispozicion të bujqësisë së Shqipërisë?

Baza mekanike për bujqësinë e Shqipërisë.(Vjetari Statistikor i Bujqësisë 2020)

Traktorë me rrota Minitraktorë Makina mbjellëse Motokorrëse Autokombajna Traktorë me zinxhir Freza
9771 5727 4187 2890 704 182 7624

=Çfarë baze mekanike ka sot në dispozicion të bujqësisë së Kosovës?

Baza mekanike e bujqësisë së  Kosovës.(Rregjistrimi Bujqësisë 2014. Agjensia e Statistikave të Kosovës).

Ek/ Traktorë Ek/

Kombajna

Ek/

Kamioneta

Ek/rimorkio

traktori

Ek/kositëse

me traktor

Ek/kositëse

vetlëvizëse

Ek/mbledhëse

bari

Ek/mbjellse

gruri

66306/

58898

1395/

1831

3983/

4348

37633/

39387

11951/

12335

2925/

3048

7977/

8189

3824/

3923

vijon

Ek/mbjellse misri Ek/plug

 

Ek/lesë me

dhëmbë

Ek/makinë për nxjerrjen e patateve Ek/frezë

përzjerëse

 

Ek/shpë

rndarëse

pleh mineral

Ek/lesë me disqe Ek/lidhse

duaj

3244/

3306

45867/

48968

27559/

27940

911/

955

7297/

7769

6272/

6429

8322/

8438

3080/

3223

vijon

Ek/zhveshse

misri

Ek/Mikser

për koncentrat

Ek/makinë

mjeljeje

Ek/ngarkues

ple stalle

Ek/ftohse

qumështi

Ek/

inkubator

zogjsh

Ek/mjaltë

nxjerëse

Ek/

mbushs

shishesh

354/365 750/

773

4837/

5238

812/

847

472/

553

155/

169

911/

1003

54/

60

vijon

Ek/paisje

rakie

Ek/spërkatëse

gruri

Ek/spërkatës

pemishte

Ek/pompa

uji

Ek/cisterna

uji

Ek/gjene

rator

581/

591

3191/

3263

6404/

6792

6622/

7341

1850/

2019

6646/

7211

 

Nga dy tabelat e mësipërme nxjerrim konkluzionin se shkalla e mekanizimit të bujqësisë së Kosovës është shumë më e lartë se në Shqipëri.

Traktora dhe minitraktora Kosova ka 58898 ose 43400 copë më shumë se Shqipëria.

Traktora për fermë Kosova ka 0.56 ose 1 traktor për 2 familje, Shqipëria ka 0.043 për çdo familje ose 23 familje një traktor me goma.

Autokombajna 2.6 herë më shumë, kamioneta 4348, rimorkio traktori 39387, etj

Bujqësia e Kosovës është një bujqësi e kompletuar me bazën mekanike, me fare pak ngjashmëri me bujqësinë shqiptare e cila është në gjendje më shumë primitive sesa të zhvilluar.

                Së tretiNiveli i ulët i mbështetjes nga Shteti për bujqësinë dhe fshatin.

Në këtë pikë nuk ka nevojë të japim subvencionet për bujqësinë shqiptare sepse çdo ditë bëhen debate në media por po japim programin e qeverisë së Kosovës për vitin 2021. Mund të shikoni sesa ndryshime ka në koncept dhe në themel programi i subvencioneve.

Programi per Pagesat Direkte per vitin 2021, ne kuadër të të cilit janë përcaktuar dhe adresuar objektivat strategjike te zhvillimit të bujqësisë kosovare:

  • Rritja e konkurrueshmëris dhe efektivitetit të prodhimit primar bujqësor;
  • Rritja e të hyrave në fermë;
  • Rritja e rendimentit;
  • Zvogëlimi i importit;
  • Permiresimi i cilësisë së prodhimit;
  • Zvogëlimi i shpenzimeve të prodhimit;
  • Rritja e kapaciteteve përpunuese;
  • Intensifikimi i ekonomizimit të aktiviteteve bujqësore Në kuadër të Programit për Pagesat Direkte per vitin 2021, prioritet i veçantë iu është dhënë këtyre sektorëve:
Nr Sektoret qe do te mbeshteten permes pagesave direkte Buxheti  planifikuar për vitin 2021
    21,626,000.00 €
1 Pagesat direkte per sipërfaqet e mbjellura te grurit dhe  sasin e prodhuar/ dorzuar te grurit 4,187,713.50
2 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura të fares se grurit 131,751.30
3 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura  të elbit 39,108.60
4 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura të thekrës 17,361.00
5 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura të tershërës 117,509.40
6 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura të misrit 2,540,000.00
7 Pagesat direkte për sipërfaqet e mbjellura  të lulediellit 3,610.80
8 Pagesa direkte për vreshtat ekzistues 1,842,870.00
9 Pagesa direkte për verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht 137,070.90
10 Pagesa direkte për pemishtet ekzistuese 1,119,719.90
11 Pagesa direkte për sasin e dorzuar/shitur të frutave të mjedrës 162,315.90
12 Pagesa direkte për prodhimtarine e materialit fidanor të pemeve drufrutore dhe hardhise së rrushit 47,508.12
13 Pagesat direkte për siperfaqet e mbjellura me perime 1,650,422.60
14 Pagesa direkte për bimet miekesore dhe aromatike I BMA 114,512.40
15 Pagesa direkte për buiqesi organike 412,231.20
16 Pagesa direkte për primin e sigurimit bujqesor për  kulturen bujqesore te miedres, molles, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës 30,000.00
17 Pagesa direkte për lope dhe buallica qumështore 3,417,603.77
18 Pagesa direkte për dele 1,914,960.00
19 Pagesa direkte për dhi 206,112.00
20 Pagesa direkte për bletë 2,076,237.00
21 Pagesa direkte për qumështin sipas kateg. te cilësisë 758,792.20
22 Pagesa direkte për pulat vojse 333,175.61
23 Pagesa direkte për thëllëza 7,103.40
24 Pagesa direkte për dosa në riprodhim 23,340.00
25 Pagesa direkte për therjet e raportuara të gjedhit 14,580.40
26 Pagesa direkte për akuakulturë 20,393.00
27 Pagesat direkte për viqat për majmëri 300,000,.00

Njësitë e mbështetura përmes pagesave direkte në vitin 2019: 81516 hektarë, 225878 krerë, 204730 koshere, 1209917 pula, 435200 fidane, 898547 kg mjedër, 447990 kg peshk, 9734305 litra verë, 38664480 litra verë(k), 38664480 litra qumësht.

Shqipëria akordon subvencione sa gjysma e shumës që akordon Kosova. Tabela nuk ka nevojë për komente, ajo tregon për vlerësimin që qeveria e Kosovës i bën bujqësisë, pavarësisht se në PBB e Kosovës të ardhurat nga bujqësia zënë vetëm 8.1%.

Përfundimisht, sektori bujqësisë në Kosovë është më i përparuar dhe më i subvencionuar se në Shqipëri.