Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Ja si paraqitet situata në rrugët e vendit

280
Sigal

Moti i keq me reshje shiu, dëborë dhe ngrica ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje.

ARRSH shpjegon se gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar gjithë natën me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave.

“Reshjet kanë pushuar Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset #ARRSH #MIE”, thuhet në njoftimin e ARRSH.