Bashkimi familjar në Itali/ Hyn në fuqi ligji për të huajt që parashikon bashkimin familjar. Adresat dhe si kryhet aplikimi deri te ardhja e familjarëve. Kriteret dhe ku duhet paraqitur kërkesa

4542
Sigal

Itali/ Si mund të realizohet bashkimi familjar dhe kriteret që duhet të përmbushë kush paraqet kërkesën

 

Adresa dhe si kryhet aplikimi deri te ardhja familjarëve

Ligji italian parashikon që të huajt me leje qëndrimi të paktën njëvjeçare mund të bashkojnë në Itali familjen e tyre.

Familjarët që mund të sillen në Itali me bashkim familjar janë bashkëshorti/jabijtë e mitur. Bashkimi familjar mund të kërkohet edhe për bijtë në moshë madhore në ngarkim, nëse për arsye objektive nuk mund të mbajnë veten, si edhe prindërit. nëse janë në ngarkim të personit që po kërkon bashkimin dhe nuk kanë bij të tjerë në atdhe ose nëse janë mbi 65 vjeç dhe bijtë e tjerë nuk kanë mundësi t’i mbajnë ata për arsye të rënda e të dokumentuara shëndetësore.

Kriteret që duhen përmbushur për bashkimin familjar

Kush paraqet kërkesë për bashkim familjar duhet të tregojë se ka:

  1. Një banesë që të përmbushë kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga ligji. Dokumenti që dëshmon se shtëpia është apo jo e përshtatshme është certifikata e përshtatshmërisë së banesës, që lëshohet nga zyrat kompetente të Komunës;
  2. Të ardhura të mjaftueshmeqë duhet të jenë disa herë më të mëdha se çeku social i vitit (për vitin 2016 shuma e tij është 5.824,91 euro) sipas numrit të personave që do të sjellë në Itali. Për të treguar shumën e nevojshme mund të mblidhen të ardhurat e kërkuesit me ato të familjarëve të tjerë që bashkëjetojnë me të, por sidoqoftë duhet mbajtur parasysh që në përllogaritjen e të ardhurave të nevojshme merren në konsideratë edhe familjarët e mundshëm që janë në ngarkim të tij të pranishëm në territorin italian (për shembull, bijtë e mitur);
  3. Kur bashkimi familjar bëhet me prindërit mbi 65 vjeç, është e nevojshme të tregohet se ata janë titullarë të një sigurimi shëndetësorqë u mbulon të gjitha rreziqet e sëmundjeve në territorin italian. Në vend të tij mund të bëhet regjistrimi vullnetar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) duke paguar kontributin, një shumë që përditësohet çdo dy vjet nga autoritetet përkatëse. Por kjo mundësi jepet vetëm në tri krahina: Emilia Romagna, Veneto dhe Lombardia.

Kërkesa për bashkim familjar paraqitet online

Kërkesa për të marrë autorizim për sjelljen e familjarëve në Itali bëhet vetëm online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave e patronateve që kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi me ministrinë e Brendshme.

Për të nisur procedurën e bashkimit familjar, duhet përpiluar formulari S pas regjistrimit në portalin e ministrisë së Brendshme italiane.

Pasi praktika e tij shqyrtohet nga zyrat përkatëse, kërkuesi çon të gjithë dokumentacionin (mbi të ardhurat dhe strehimin) në origjinal dhe fotokopje në Sportelin Unik për Imigracionin që, në rast përgjigjeje pozitive, lëshon autorizimin (nulla osta) për bashkim familjar.

Ardhja e familjarëve në Itali

Pasi lëshohet autorizimi, familjarët paraqiten në Konsullatën italiane në vendlindje e kërkojnë vizë për të hyrë në Itali. Viza jepet pasi Konsullata verifikon vërtetësinë e dokumenteve që dëshmojnë lidhjen familjare, martesën, moshën e fëmijëve, gjendjen shëndetësore etj.

Me të mbërritur në Itali, brenda 8 ditëve, familjarët paraqesin kërkesë për leje-qëndrim për motive familjare.

Kërkesa paraqitet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme.

Është e domosdoshme që i interesuari të regjistrohet në zonën e rezervuar ku duhet të përpilojë e të nisë online formularin S, “Richiesta di Nulla Osta per Ricongiungimento di Famiglia” (Kërkesë autorizimi për Bashkim Familjar).

Kush nuk është i aftë ta bëjë personalisht kërkesën mund të kërkojë ndihmën falas të shoqatave apo patronateve që kanë nënshkruar një protokoll mirëkuptimi me ministrinë. Në formular shënohen para së gjithash të dhënat personale dhe ato të familjarëve që kërohet të sillen në Itali. Më pas duhet specifikuar puna dhe të ardhurat e kërkuesit, të integruara, po të jetë nevoja, me ato të familjarëve të tjerë për të dëshmuar që ai është në gjendje të mbajë ekonomikisht ata që dëshiron të sjellë në Itali. Ka edhe një seksion dedikuar strehimit ku do të qëndrojnë familjarët. Duhen shënuar të dhënat e certifikatës së përshtatshmërisë të lëshuar nga Komuna (nuk nevojitet për refugjatët dhe ata që sjellin në Itali një fëmijë të mitur nën 14 vjeç) dhe numri i personave të pranishëm në atë banesë. Së fundi duhet shënuar cila Konsullatë italiane në vendin e origjinës duhet të lëshojë vizën e hyrjes familjarit dhe të lihen kontaktettë vlefshme për t marrë lajme lidhur me bashkimin familjar. Pasi futen edhe të dhënat e një pullë-takse prej 16 eurosh, mund të konfirmohet vërtetësia e e asaj çfarë deklarohet dhe të niset kërkesa online.

Ky është vetëm hapi i parë

Më pas, i interesuari do të thirret në Sportelin Unik për Imigracionin të provincës së rezidencës për të paraqitur dokumentacionin original (për shembull mbi punën e të ardhurat).

Pasi lëshohet nulla-osta për bashkimin, familjari mund të shkojë në konsullatë për t ëmarrë vizën e hyrjes për të ardhur në Itali.

Ka edhe një seksion dedikuar strehimit ku do të qëndrojnë familjarët. Duhen shënuar të dhënat e certifikatës së përshtatshmërisë të lëshuar nga Komuna (nuk nevojitet për refugjatët dhe ata që sjellin në Itali një fëmijë të mitur nën 14 vjeç) dhe numri i personave të pranishëm në atë banesë.