Bashkia i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të kopshteve

27
Sigal

Marrëzia / Bashkia do të blejë 37 milionë lekë mish për vitin 2024. Firma fituese që do furnizojë kopshtet dhe çerdhet është edhe kompani funeralesh, e cila e ka fituar me një ofertë thuajse sa 100% e fondit limit me fitues me damkën “ tenderat me “flamur të kuq” për riskun e klientelizmit. Flasin ekspertët: Firmat po abuzohet me ushqimet: “Kur i shton vaj palme, ai nuk quhet më djathë, as gjalp”

Shpopullimi it ë rinjve ka lënë shkollat pa nxënës, por bashkitë harxhojnë miliona lekë për ushqimin e tyre.Bashkia e Librazhdit do të blejë 37 milionë lekë të vjetra mish për vitin 2024 në kopshte dhe çerdhe. Mjafton një krahasim i thjeshtë shifrash për të vënë re se kjo ofertë është thuajse sa 100% e fondit limit me fitues me damkën “ tenderat me “flamur të kuq” për riskun e klientelizmit

 Bashkia e Librazhdit do të blejë 37 milionë lekë të vjetra mish për vitin 2024 në kopshte dhe çerdhe. Fondi është vënë në dispozicion nga Bashkia e Librazhdit dhe tenderi është zhvilluar me 7 shkurt 2024. Tenderi në fjalë ka si numër reference REF-93770-01-25-2024 dhe objekti i tij është “Furnizim me mish për vitin 2024”.

Fondi limit është caktuar në vlerën 3,105,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 37 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Në dokumentacionin përkatës të kësaj procedure prokurimi, duket qartë abuzimi i madh që është kryer me blerjen e mishit.

Rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm një subjekt i cili ka ofruar të njëjtën vlerë identike sa fondi limit i tenderit dhe ky tender është publikuar me flamur të kuq.

Fituesi i këtij tenderi është Irdi Gega i cili ka fituar me vlerën e ofruar prej 3,024,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 37 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Mjafton një krahasim i thjeshtë shifrash për të vënë re se kjo ofertë është thuajse sa 100% e fondit limit.

Ndërkohë nëse i hedhim një sy objektit të veprimtarisë së personit fitues, vihet re se, Irdi Gega, ofron shërbime të ndryshme që nga ushqimi, farmacia e deri te shërbimet funerale.

Por problemet nuk mbarojnë me kaq, fituesi i këtij tenderi është djali i Drejtorit të Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Librazhd, Agron Gega, kjo faktohet dhe nga ILDKP sipas vox. Tenderat me “flamur të kuq” si në këtë rast, kanë risk për klientelizëm, duke qenë se janë skualifikuar të gjithë operatorët ekonomikë në garë, përveç fituesit ose kur ka vetëm një operator konkurues.

Ekspertët: Kur i shton vaj palme, ai nuk quhet më djathë, as gjalpë!

Në bazë të legjislacionit që ne kemi, as djathi kaçkavall, as djathi i bardhë, as salca e kosit, në momentin që ti i shton vaj palme. Pra,unë si konsumator mashtrohem për atë që blej dhe në momentin që në etiketë nuk është shënuar sasia e vajit të palmës, është falsifikim

Problemet që shfaq  industria e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vendin tonë janë trajtuar në Kafe Shqeto ndërmjet dy njohësve të mirë të fushës:  Z. Donjaldo Hoxha, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” dhe  znj. Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore.

  1. Donjaldo Hoxha ndër të tjera tha:“Ky vit ka startuar me problemet e vjetra dhe sfidat e reja. Te problemet e vjetra do të ndalesha kryesisht tek ato pika që  i kemi trajtuar;  elementi kryesor në këtë sektor që është informaliteti jashtëzakonisht i lartë, që shkon në shifra, që kur ne i përmendim, një pjese të madhe i duken të pabesueshme, por po flasim për sektor që pjesë të formalizuar  nuk ka më shumë se 11% ose 12% dhe e gjithë pjesa tjetër është toalisht në informalitet duke bërë që në këtë situatë të jetë e pamundur për të reaguar që të ketë një ndryshim të gjendjes në të cilën ndodhet sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Pra, ky nivel i lartë informaliteti e bën të vështirë zhvillimin strategjik.Informalitetin e shkaktojnë kryesisht njësitë e palicencuara ose që operojnë tërësisht në informalitet, që do të thotë se në qoftë se prodhohen 100 litra qumësht, nga këto vetëm 11% kalojnë në njesi të formalizuara, të çertifikuara që janë nën kontrollin e hallkave shtetërore, kurse 89% ose 89 litrat e tjerë nuk dihen ku prodhohen, si transportohen, kush i përpunon, kush i magazinon dhe si shiten.Ky 89% patjetër ka dhe sasinë e qumështit, që e kanë për vete për konsum fermerët dhe gjithashtu edhe për bagëtitë e gjedhin që kanë, qingjat, kecat, viçat, por nga ky 89% është e sigurt që mbi 50% shkon në treg për konsum të konsumatorit.”

Kurse znj. Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore, vërejti:

“Sot po na fyejnë edhe logjikën ekonomike, për faktin se ne e dimë të gjithë, jemi konsumatorë dhe aktualisht çmimet e produkteve të qumështit nga 70% janë rritur 100%. Pse them që nuk ka logjikë?! Rritja e këtyre produkteve do të thotë që tregu, ku aktualisht kemi një rritje të sasitë së produkteve përveç çmimit, do të thotë që duhet të kemi më shumë qumësht. Po në fakt nuk ka logjikë ekonomike, sepse është përgjysmuar numri i kafshëve dhe kjo është nga INSTAT.Përgjysmimi i numrit të kafshëve ka ardhur si rezultat i politikave fiskale të ndjekura nga qeveria. Është studim i FAO-s që thotë: “Pikërisht subvencioni i lopëve të qumështit, deleve dhe dhive ka sjellë reduktimin e kafshëve”…  Fashat që kanë vendosur, jo 10 lopë, jo mbi 50 lopë… Ti në këtë rast, as fermerin e vogël…e përjashton, as atë që do të ketë mbi 100 lopë. Dhe kjo ul interesin e rritet çmimi në 70-100% dhe fermerët dalin në rrugë sepse është ulur nga grumbulluesit,  çmimi i blerjes së qumështit. Kjo të fyen në fakt logjikën ekonomikë, së pari.

Së dyti, me të drejtë zotëria mund të ketë probleme informaliteti, e mat me qumështin etj. etj. që ky nuk është një element i matshëm që mund të thuash 89%  et. po gjithsesi po e le, është e drejta e tij.Edhe për etiketimin; problemi me etiketimin është shumë problem shumë i madh, sepse konsumatori shqiptar po ha produktin, po e blen produktin e etiketuar si “djathë” apo si “salcë kosi” apo si “gjizë”, kur në fakt ai nuk është produkt i tillë, sepse kompanitë tona (e di Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të gjitha organet përgjegjëse, e dinë dhe vetë përpunuesit) se ka produkte të cilave i shtohet vaj palme.

Në bazë të legjislacionit që ne kemi, as djathi kaçkavall, as djathi i bardhë, as salca e kosit, në momentin që ti i shton vaj palme –  është një produkt me origjinë shtazore – ai nuk quhet më djathë, as gjalpë, as djathë kaçkavall. Ai quhet “produkt i përbërë” dhe çfarëdolloj emri në vazhdim.Pra,unë si konsumator mashtrohem për atë që blej dhe në momentin që në etiketë nuk është shënuar sasia e vajit të palmës, është falsifikim dhe falsifikimi në bazë të ndryshimeve që ka pësuar Kodi Penal është vepër penale.