Babëzia me rritjen e çmimit të naftës nxit turizmin e naftës, shqiptarët nisin të furnizohen me bidona në Mal të Zi

283
Sigal

Shqiptarët po e paguajnë çmimin e naftës vetëm në rritje dhe në mungesë të një reagimi qytetar. Bordi sa herë që mblidhet e ngre vazhdimisht atë. Në historikun thellësisht klientelist të këtij bordi ka pasur një rast kur çmimi është rishikuar brenda ditës me rritje. Por, kur vjen puna për ta ulur atë, bordi bëhet dembel. Nëse merret konsumi mesatar ditor prej rreth 1500 tonësh në ditë, vetëm nga kjo diferencë në çmim, oligarkët kanë arkëtuar rreth 600 mln lek në ditë. Fitimi ditor i kompanive me këto çmime shkon në rreth 1 mld lek, ose rreth 1 mln euro.  Kohët e fundt një numër i madh shqiptarësh që banojnë pranë zonave kufitare, shkojnë shpesh për t’u furnizuar me karburant në vendet fqinje. Raste të shumta kemi paraqitur kur qytetarë nga Shqipëria kalojnë kufirin për në Maqedoni apo Mal të Zi pasi nafta është shumë më e lirë sesa tek ne. Madje një numër i madh prej tyre, marrin me vete edhe disa bidona për t’i mbushur me karburant e për t’i patur rezervë për disa kohë në Shqipëri. Por duket se kësaj praktike po i vjen fundi, pasi një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e Joq Albania, ku duket një njoftim që ka afishuar një pikë karburanti në territorin e Malit të Zi, pak pasi kalon kufirin.Tabela te joq shkruante se në atë pikë karburanti nuk lejohej mbushja e bidonave, duke përbërë një problem të vërtetë për shqiptarët e gjorë që merrnin rrugën deri në Mal të Zi për të blerë naftën më lirë.

Duhet një nen për talljen publike.

Kur bordi vendos që të ulë çmimin e naftës me 9 lekë, me 2 lekë çmimin e benzinës nuk duhet quajtur ulje çmimi, por tallje! Nga ora 14 :00 e ditës së djeshme një litër naftë standardit SSH EN 590 do të tregtohet me 239 lekë për litër ose 9 lekë me lirë se aktualisht dhe çmimi i një litri benzinë gjithashtu do të tregtohet dy lekë më lirë. Ministria e Financave sqaroi se vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 gusht 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Sipas vendimit të fundit çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të  jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, nga 201 lekë që është aktualisht ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Ministria e Financave vë në dukje se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).Çmimet e reja o të hynë në fuqi datë 31 gusht ora 14.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Bordi cakton vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.