Sindikata e Punonjësve të Universiteteve peticion qeverisë: Plotësoni kërkesat tona ose do ndërpresim mësimin në tetor

235
Sigal

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri kanë hartuar një peticionin ku i drejtojnë një sërë kërkesash, kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit Evis Kushi dhe rektorëve të universiteteve. Peticioni i hartuar nga sindikata kërkon rritjen e pagave për pedagogët, rritjen e financimit për kërkimin shkencor; rritjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”; rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri është shprehur se këto janë vetëm një pjesë e problemeve që kanë universitetet në vend.

Ata kërkojnë reflektim nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe në rast të mosplotësimit të kërkesave paralajmërojnë ndërprerjen e mësimit në tetor.