Akademia lëshon dorën  30 milion lekë për të mirëmbajtur kondicioner ndërkohë të rinjtë kushtojnë 15 milion

133

Show me Akademinë rriten temperaturat për kondicioner, tender 30 milion lekë për mirëmbajtje

Sigal

Prej disa javësh, debati mes Ministrisë së Arsimit dhe opozitës ka marrë gjithë vëmendjen për vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike. Temperaturat e lartë kanë detyruar Akademinë, e cila tashmë është në varësi të Kryetarit, Skënder Gjinushit, të prodhojë tendera për të cilët ka pikëpyetje për vlerën dhe domosdoshmërinë. Sepse më mirë se sa të  rikuperohen pajisjet aktuale me vlerë më shumë herë më të lartë do të  kurseheshin më tepër para nëse do bliheshin pajisje të reja. Sipas Institutit i duhen 30 milion lekë pa tvsh për të rregulluar kondicionerë, ndërkohë që mund të bliheshin të rinj me gjysmën e vlerës.

Në 31 maj, Ministrja e Arsimit, EvisKushi njoftoi vendimin e qeverisë për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe kalimin e saj nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke hedhur një dyzinë akuzash për paligjshmëri.

“Në janar të 2023, Ministria e Arsimit ushtroi kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash dhe shkelje të rënda ligjor, nga ana e administrimit dhe financave. Janë të renditura problematikat, por unë mund t’ju përmend disa. Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka pasur një fakultet, detyrimi i parë ligjor, nuk ka mësimdhënie, që e bën të pamundur të funksionojë. Është e paakredituar nga ana e programeve të studimit. Nuk është akredituar asnjëherë”, do të deklaronte Ministrja EvisKushi në fund të majit.

Duke dëgjuar Ministren Kushi, në asnjë rresht dhe në asnjë fjalë nuk u gjendën shkelje të natyrës financiare. Mesa duket ky ka qenë problemi i Akademisë, që nuk shpenzonte për tulla, mure dhe kondicionerë, por për kurse dhe studime për doktoratura, për të cilat akademikë të huaj dhe shqiptarë e dinë që vetëm leku nuk sjell rezultate, por edhe investimi për kohë të gjatë.

Dhe nuk vonoi tenderi i radhës, ku Akademia do të blejë 30 milionë lekë pjesë për kondicionerë. Thirrja për tenderin është hapur në 12 qershor dhe do të merren 24 pajisje për rregullimin dhe filtrimin e ajrit. Kush ka shkuar tek Instituti e di se nuk ka probleme me ventilimin apo cilësinë e ajrit megjithëse ky është një detaj teknik që pak veta e dinë pasi jo të gjithë e dinë ku është ky institucion që ka vend strategjik për ndërtime të reja.

Në tender do të merren pjesë për pajisje, e cila do të thotë se nuk do të kemi kondicioner të rinj, por ndryshim të pjesëve të këmbimit për të cilat verifikimi është shumë i vështirë. Të bën përshtypje që këto pajisje, njësi të brendshme murale kanë një përshkrim të detajuar për të fituar tenderin. Sa më shumë detaje të ketë për pajisjet në një tender, aq më e vështirë është për kompanitë që të plotësojnë kushtet pasi ngrihen dyshime për tender të kopsitur për një fitues të paracaktuar. Nga 24 pajisje, një pjesë e tyre do të shkojnë për të rregulluar kondicionerët, të cilët janë hapur me ndryshimin e Akademisë në mes të qershorit dhe jo parakohe për të siguruar masa për temperaturat e larta.