Pengmarrja e efektivëve nga serbët, reagon Policia e Kosovë: Ata panë persona të maskuar, dyshohet se….

118
Sigal

Pas pengmarrjes së tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leposaviç, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai tha se ata ishin zyrtarë policorë kufitarë që ishin të ngarkuar me detyrën për të parandaluar kalimet ilegale, grupet kriminale të kontrabandojnë dhe të fusin mallra të ndryshme, përfshirë edhe armët.

Sipas tij fillimisht ata kishin parë disa persona të maskuar, për të cilët dyshohet se janë police të njësisë speciale serbe që rrëmbyen policët kosovarë.

“Fillimisht, njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë kanë parë që në afërsi në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, e që dyshohet të kenë qenë forcat e njësiteve të armatosura të Serbisë. Menjëherë njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar me asistencë në atë lokacion ku me të arritur atje kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo tre zyrtarët policorë kufitarë”, tha ai.

Ai tha se përveç dërgimit në terren të njësive policore i kanë njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë dhe KFOR-n që të bëhet presion që ata të kthehen.

“Ata janë paqeruajtës që zbatojnë ligjin, në shërbim të vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim. Janë prindër dhe fëmijët presin që të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.