Bankat, “pazar” për sigurimin e jetës, në hetim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak ndaj disa bankave të nivelit të dytë, mes tyre BKT, Raiffeisen, Intesa Sanpaolo dhe ProCredit Bank, për dyshime se kufizojnë zgjedhjen e klientëve në sigurimet e jetës për kredi. Hetimi synon të verifikojë nëse bankat kanë përdorur praktika të koordinuara që favorizojnë kompani të caktuara sigurimi, duke shkelur ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
“Shushunjat” e kompanive të sigurimit po u pinë gjakun qytetarëve të varfër me siguracionet
Të gjithë ata që zotërojnë një automjet do të paguajnë më shumë policë sigurimi, pavarësisht historikut të tyre të aksidenteve dhe kategorive të automjeve të vend, pasi dobia që u shit si përfitim për qytetarët, u kthye në projekt pilot vetëm për në Dibër, Berat dhe Kukës, ku shpopullimi ska lënë as dele dhe lopë e jo më makina.
Sot në Shqipëri, sigurimi i makinës është thjesht një taksë tjetër e detyruar, por që nuk garanton asnjë mbrojtje reale në rast aksidenti. Shoferët paguajnë për sigurim me shpresën se në rast nevoje do kenë mbrojtje financiare. Por realiteti është ky: kompanitë nuk paguajnë, nuk përgjigjen, dhe qytetari mbetet vetëm për shkak të pazareve AMF me kompanitë e sigurimeve. Çdo shqiptar që drejton një makinë do të detyrohet të paguajë tarifën e re të TPL-së, të vendosur nga ky kartel .Kontrolli i Lartë i Shteti vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.
Deputeti akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve
Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe kompanitë e sigurimeve për mungesë konkurrence dhe marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ai deklaroi se qytetarët po paguajnë çmime të larta për shkak të një sistemi që funksionon në favor të kompanive.“Nuk ndryshon asgjë në këtë treg prej vitesh: të njëjtët operatorë, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat barriera. Kjo nuk është ekonomi tregu, por një marrëveshje e paligjshme që është pranuar edhe nga ju, edhe nga Autoriteti i Konkurrencës”, u shpreh Braçe.Ai kritikoi ashpër edhe sistemin e ri të bonus–malus për sigurimin e automjeteve, duke e cilësuar si një skemë që nuk ndëshkon sjelljet e rrezikshme në rrugë, por mbron interesat e kompanive.“Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën?
Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim.
Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive.
Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu”,- tha Braçe.
Bordi i AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve
Këpushat janë parazitë oportunë gjakthithës që mund të ngjiten në lëkurën e shumë strehuesve të grupit të kurrizorëve dhe pasi e bëjnë këtë nuk shqiten më. Në terma figurativë, këpushat janë dhe fenomen njerëzor.Kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, kërkon mandatin e tretë në krye të institucionit që duhet të rregullojë një nga tregjet më problematikë të vendit. Ashtu si askush tjetër para saj, zonja Kaçi me sa duket është e bindur se e meriton mandatin e tretë për shkak të sukseseve të mëdha që ka arritur në punën e saj.
Por cilat janë këto suksese?
Së pari, AMF është rregullatori i vetëm publik në planet që ka ideuar, ndërtuar, dhe mban me këmbëngulje në këmbë një kartel të hapur. Tregu i sigurimeve në Shqipëri funksionon haptazi si një kartel i pranuar nga AMF, Autoriteti i Konkurrencës dhe qeveria shqiptare.Së dyti, zonja Kaçi është zyrtarja që implementoi sistemin e deformuar bonus-malus në tregun shqiptar të sigurimeve. Ai që duhet të çante kartelin, në fakt u shndërrua në një instrument zhvatje ndaj qytetarëve sepse të vetmen pasojë pati rritjen e çmimeve të siguracionit. Kjo e bën zonjën Kaçi arkitekten e Malus-Malusit.Së treti, zonja Kaçi ka në CV-në e saj edhe një tjetër arritje. Gjatë kohës së mbretërimit të saj në AMF, Shqipëria pa t’i largohej investitori i huaj më serioz i tregut të sigurimeve. Grupi austriak Uniqa u largua nga Shqipëria dhe kompania më e madhë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, tashmë është një biznes familjar.Së katërti, në termat e raporti dëme/prime, tregu i sigurimeve është kthyer të paktën një dekadë pas. Edhe pse tregu në volum gjatë kësaj kohe është rritur më shumë se dy herë dhe ka arritur mbi 250 milionë euro, raporti dëme/prime është më pak se 30 për qind. Dhe këtë vit, pas largimit të Uniqas po bie edhe më shumë.Dhe këto nuk mund të ndodhin nëse rregullatori nuk është i kapur nga industria.Këto janë meritat për të cilat zonja Kaçi kërkon një tjetër mandat në krye të AMF-së.






















