Sigal

Ditët e fundit bëhet me dije se aktorja turke, Nurgul Yesilcay, është futur në telashe të mëdha. Një nga bizneset e saj në Izmir është sekuestruar dhe shkak është bërë një borxh i papaguar. Aktorja kishte një dyqan me fustane nusërie, të cilin e menaxhonte së bashku me motrat e saj.

Nga ky biznes ajo kishte fitime të majme dhe falimentimi do të sjellë një rënie të madhe të pasurisë. Nurgul është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet disa roleve ku më i suksesshmi është ai i ‘Gylserenit’ në serialin “Fate të Kryqëzuara”.