Vetëm pak pas ndarjes nga Cara Delevingne, Ashley Benson nis lidhjen me reperin e famshëm amerikan!

272
Sigal

Pas dy vitesh lidhje, dy vajzat e njohura  të showbiz-it, Cara Delevingne dhe partnerja e saj, Ashley Benson, i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Burime të sigurta për “Cosmopolitan” treguan se vajzat i kanë dhanë fund lidhjes që në fillim të muajit prill.

Burimet kanë treguar se marrëdhënia e tyre kishte ulje dhe ngritje, mirëpo ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndarjes së Cara-s dhe Ashley-t.

Që kur u nda nga Ashley, mësohet se Cara është izoluar me mikeshat e saj  Margaret dhe Rainey Qualley dhe Kaia Gerber.

Mirëpo teksa Cara vuan ndarjen, Ashley nuk ka vonuar të gjejë një partner të ri.

Ajo është fotografuar në krahët e reperit të famshëm G-Eazy, i cili po e ndihmon të kalojë sa më lehtë ndarjen.

Dyshja është fotografuar në makinë, ndërsa kanë shkëmbyer edhe një puthje me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu romancën e re.

As Ashley dhe as G-Eazy nuk kanë reaguar për lajmin e lidhjes së re dhe fotot që po qarkullojnë në rrjet.

Madje, njerëzit u bënë kuriozë të dinë edhe ç’mendon Cara për këtë romancë të re?