Sezoni i ndarjes së çmimeve kinematografike nisi mbrëmjen e së dielës, kur yjet e Hollivudit u mblodhën në Los Angeles për edicionin e 77 të Golden Globes.
Duket se kodi i veshjes ishte bardhë e zi, me aktoret Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, Margot Robbie apo Kerry Washington që kishin zgjedhur të gjitha këto dy ngjyra.
Përjashtim bëri Scarlett Johansson, e cila ishte veçuar nga turma duke u paraqitur me një fustan të kuq të Vera Wang.
Mbrëmja gala e Golden Globes u mbajt në Beverly Hills të Kalifornisë.



