Vesa Luma publikon videon e ëmbël me të birin duke kënduar shqip

304
Sigal

Vesa Luma është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Prej kohësh këngëtarja është distancuar nga muzika pasi u zhvendos së bashku me familjen e saj në Zelandën e Re.

Megjithëse larg Shqipërisë, këngëtarja dhe partneri i saj Big Basta përpiqen të qëndrojnë sa më pranë fansave të tyre, duke qenë sa më aktivë në rrjete sociale.

Së fundmi, autorja e hitit “Edhe një fundvit” ka ndarë një video të ëmbël të të birit duke kënduar.

Këngëtarja dhe i biri e kanë nisur ditën me një këngë shqip drejtuar mamasë së saj përmes një videocall-i.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber,” ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Përsa i përket projekteve muzikore, kujtojmë që Vesa është shprehur se ka gati disa projekte me Big Bastën.

Kjo do të thotë se rikthimi i bukuroshes në muzikë është shumë i afërt, megjithëse nuk ka dhënë detaje të reja.