Versace blihet nga Michael Kors për 2 miliardë dollarë

465
Sigal

Versace, shtëpia italiane e modës e themeluar nga Gianni Versace 40 vjet më parë, do të blihet nga Michael Kors.

BBC raporton se shtëpia amerikane e modës ka rënë dakord për blerjen e firmës italine në një marrëveshje me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Gazeta italiane Corriere della Sera njoftoi fillimisht shitjen e Versace të hënën.

Familja Versace ende zotëron 80% të kompanisë.

Katër vjet më parë ia shiti një pjesë të aksioneve prej 20% në grupin privat amerikan Blackstone.

Versace dhe Blackstone nuk pranuan të komentojnë raportet.

Vitin e kaluar, Michael Kors bleu Jimmy Choo, kompaninë e luksoze të këpucëve të themeluar në Londër, për pothuajse 900 milionë paund.

Donatella Versace, drejtuese artistike dhe zëvendës-presidente, ka thirrur në një takim stafin në Milano të martën, njoftoi Corriere della Sera.

Versace raportoi shitjet prej 686 milion euro në vitin 2016. Shefi ekzekutiv Jonathan Akeroyd tha më parë këtë vit se qarkullimi vjetor pritej së shpejti të kalonte 1 miliardë euro.

Gianni Versace ishte 50 vjeç kur u vra jashtë rezidencës së tij në Miami në korrik 1997 nga Andreë Cunanan.