Urimi i Elgitit për ditëlindjen e Kleas ‘na i shkriu’ zemrat të gjithëve

147
Sigal

Klea Huta feston sot 29-vjetorin e lindjes. Ajo është një nga personazhet e dashura të publikut, pas angazhimeve të ndryshme në ekran, ku një nga më të përfolurat ka qenë edhe roli i “Norës” në serialin e ndjekur shqiptar “Humans of Tirana” (HOT).

Në këtë ditë të veçantë për Klean Nuk mund të mungonte urimi i partnerit të saj, këngëtarit Elgit Doda. Ai ka publikuar një foto të portretit familjar dhe shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen Mama! Unë dhe Krid të duam shumë”!

Këngëtari ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”, ku foli për jetën e tij personale dhe profesionale. Ai tha se ishte pikërisht ai që e zgjodhi Klean, pasi po të ishte në dorën e Kleas, sipas tij, ajo nuk do ta zgjidhte. Jo vetëm kaq por ai foli edhe për propozimin që i bëri Kleas.

“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrak, i harroj gjërat.”- theksoi ai.