Sigal

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë të nominuara për çmimin “Artisti i ri më i/e mirë” në Grammy.

Kur morën vesh lajmin, të dyja u përlotën pasi konsiderohet si një vlerësim i madh për karrierën muzikore. Për këtë çmim që do të jepet me 10 shkurt 2019 konkurrojnë edhe Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith.

Dua dhe Bebe kanë krijuar shumë afrimitet gjatë kohëve të fundit dhe mbështesin shumë njëra-tjetrën. Mbetet për tu parë nëse shoqëria do përçahet nëse ndonjëra prej tyre do arrijë të vlerësohet “Artistja më e mirë” për vitin 2018.