Ajo ka rreth 4 milion e gjysmë ndjekës që pëlqejnë foton e saj, ku shfaqet nudo përgjysmë. Në revistën InStyle të dhjetorit Jennifer Lopez shfaqet e veshur me një pelerinë jeshile që i zbulon format e saj.
Artistja 49 vjeçare, tregon një fizik për tu pasur zili: “Kujdesem për veten dhe kjo duket”, ka thënë ajo.
Sekreti i formave të saj perfekte janë tek stili i saj i jetesës, pa kafe dhe alkool dhe gjumë mjaftueshëm. “Format e mia janë të trashëguara nga familja ime”, ka thënë këngëtarja dhe me një stërvitje të mirë arrihet çdo gjë.
‘Nëse nuk do të kisha ambicie, ndoshta do isha martuar menjëherë pas shkolle, do kisha fëmijë dhe do punoja në bankë në Castle Hill, si tezja ime. Por ëndrrat e mia dhe idetë e mia ishin të ndryshme’.
Për të gjithçka filloi nga spektakli. Dhe për të mosha është vetëm një numër: ’Njeriu mund të plaket në çdo moshë. Pse nuk mund të mësoj t’i bie pianos 50 vjeç një femër? Është pa kuptim ajo që thonë për gratë ‘në një farë moshë’ nuk mund të bëjnë këtë apo atë gjë. Kush është mosha perfekte? Mosha është vetëm një numër’.