‘U nisa me gomone për në Itali’, këngëtarja shqiptare rrëfen mes lotëve: Terror i vërtetë…

241
Sigal

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, ka qenë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare.

Marsela ka ndarë me të gjithë historinë prekëse të emigrimit në Itali, duke treguar sesi udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë, të cilën e cilësuar si një eksperiencë të frikshme dhe shumë të trishtë.

“Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.”

Ajo tregoi se udhëtimi natën ishte i frikshëm dhe i pa besë.

Gjithashtu, Marsela tregoi se deti për të u kthye në një makth për shumë vite.

“Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane.

Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.”

Më tej, ajo tregoi takimin me babain, duke thënë se përqafimi me të ishte çlirim i madh.

“Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta.

Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit.

Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne.

Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.”